LIVE UPDATES
Aktualitet

Nën ‘sqetullën’ e Endrit Dokles/ Si u rekrutua Sardian Sulejmani në bandën e Durrësit, i përkëdheluri i numrit 2 sulm

20 Janar 2020, 17:19 Nga DOSJA
Nën ‘sqetullën’ e Endrit Dokles/ Si u rekrutua Sardian

TIRANË– Sardian Sulejmani shijon prej 4 muajsh lirinë pasi Gjykata e Fierit i fali 5 vite burg, Sulejmani ishte dënuar nga Gjykata e Lartë me 25 vite burg, me akuzën “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, për shkak se i kishte bërë dy herë atentat Lulzim Berishës dhe për “Vrasje me paramendim”, pasi akuzohet se ka vrarë Avni Gashin, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.

Por si nisi karriera e tij në bandën e Durrësit? Kush ishte personi që i zgjati dorën për ta futur në botën e errët të krimit? Cilat janë bëmat e Sulejmanit gjatë viteve të rinisë, që i kushtuan vite mbyllur brenda qelisë?

‘Kryengritja’ brenda anëtarëve të bandës

Pas burgimit të Lulzim Berishës, ishte Endrit Dokle, ai që mori drejtimin e bandës famëkeqe të Durrësit. Mesa duket pushteti i pëlqeu Dokles, i cili pas lirimit të Berishës tentoi që ta eliminonte për të qënë vetë nr.1. Rikthehemi në verën e gushtit të vitit 2005. Asokohe Endrit Dokle u kujdes vetë për rekrutimin e anëtarëve në bandën e Durrësit. Një ndër të zgjedhurit e dorës së Dokles ishte edhe Sardjan Sulejmani, i cili bashkë me të saporekrutuarit e tjerë kishin shpalosur një ambicie të theksuar për të arritur majat.

Anëtarëve të rinj të organizatës, Endrit Dokle në cilësinë e drejtuesit i komandonte në aktivitetin e tyre, por dhe i mbante me të ushqyer dhe të fjetur nga paratë që nxirrte nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Dora që të ushqen nuk kafshohet dhe kur më 28.08.2005, Endrit Dokle dhe Adriatik Coli kërkuan eliminimin e Lulzim Berishës, djemtë janë kujdesur që ta çojnë në fund dëshirën e ‘Alpha-s’.

Ata kanë kontaktuar dhe më pas kanë lidhur marrëveshje me dy shtetas kosovarë, me Osman Korpuzin e Ahmet Ajetin.

Pasi kanë marrë informacion për çdo lëvizje të Berishës dhe duke premtuar se do ta eliminonin me një pistoletë, Korpuzi dhe Ajeti, të shoqëruar nga Sardian Sulejmani, janë nisur për aksion. Të riut premtues në botën e errët të krimit, Sardian Sulejmanit, i ishte caktuar detyra që të kujdesej për ta, derisa të realizonin vrasjen e Lulëzim Berishës.

Por, në afërsi të lokalit të Berishës, në rrethana jo shumë të qarta, Ahmet Ajeti, ka mbetur i plagosur. Ai ka qënë më i veçuar nga dy të tjerët dhe se, në një bar-bufe, ka bërë një sherr banal, është grindur dhe në përpjekje për të nxjerrë armën, e ka shkrepur, pa dashje atë, duke plagosur veten.

Edhe pse u prishi planin, në ndihmë të tij shkuan menjeherë Osman Korpuzi e Sardjan Sulejmani, të cilët i kanë marrë pistoletën për të mos lënë asnjë provë dhe janë larguar. Megjithatë nuk e kanë lënë shokun që të vdiste. Osman Korpuzi ka njoftuar policët e qarkullimit rrugorë që po kalonin rastësisht në rrugë t’u vinin në ndihmë shokut të tyre që vazhdonte të qëndronte i plagosur në hyrjen e një pallati.

VRASJA MAKABRE E AVNI GASHIT

Në kulmin e ‘karrierës’, banda kishte një shtëpi tek “21 Dhjetori” në Tiranë dhe nga shtëpia Endrit i telefonoi Avniu Gashit për t’i shkuar në shtëpi.

Data shënonte 13 tetor 2005. Gashi iu bind duke shkuar për të marrë vesh për çfarë e kërkonin. Në banesë ishte Endrit Dokle, Kujtim Buna dhe Sardian Sulejmani. Në dëshmitë e dhëna për rastin është thënë se Endriti e pyeti edhe njëherë Avni Gashin për vrasjen e Klodian Salihut, një anëtar të bandës. Sërish edhe njëherë tjetër Avni Gashi nisi tregimin, i cili mbeti në gjysmë pasi Sardian Sulejmani doli nga prapa tij dhe e qëlloi me pistoletë në kokë.

Trupi i pajetë u tërhoq zvarrë deri në bagazhin e makinës së Dokles dhe u hodh afër nëj lavazhi anës rrugës Tiranë-Durrës. Ashtu siç tregon i penduari i Bandës së Durrësit, Adriatik Coli, i cili gjithashtu ka qënë dëshmitar në vrasje, pasi hodhën trupin ata u kthyen në banesë dhe pastruan dyshemenë nga gjaku.

Klodian Saliu ishte një nga anëtarët e bandës, një nga njerëzit më të afërt të Lul Berishës, i cili ishte vrarë po në të njëjtin vit. Gjaku nuk falet dhe grupi mori hak 9 muaj më vonë duke vrarë Avni Gashin, vrasje për të cilën 27 ditë më vonë u vra Ilir Kolgjini, i njohur si mik i Lul Berishës.

Sardian Sulejmani është lënë i lirë që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Gjykata i ka falur 5 vite burg për sjellje të mirë. Sulejmani është dënuar nga Gjykata e Lartë me 25 vite burg, me akuzën “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, për shkak se i kishte bërë dy herë atentat Lulzim Berishës dhe për “Vrasje me paramendim”, pasi akuzohet se ka vrarë Avni Gashin, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda e durrësit endrit dokle lirohet sardian sulejmani sardian sulejmani banda e durrësit endrit dokle lirohet sardian sulejmani sardian sulejmani

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri