LIVE UPDATES
Aktualitet

Familja e Aleks Nikes betejë në Strazburg për gjykimin e vrasjes: Drejtësia na preu në besë!

20 Janar 2020, 19:09 Nga DOSJA
Familja e Aleks Nikes betejë në Strazburg për gjykimin e vrasjes:

Familja e Aleks Nikës vrarë më 21 Janar 2011 në Tiranë nga qeveria Berisha, tregon peripicetë e familjes Nika për të gjykuar dosjen e Aleksit, përpjekjen për ta mbyllur dosjen dhe refuzimin që i kanë bërë ofertës për dëshpërblim financiar në shkëmbim të pushimit të gjykimit

Në një letër të familjes për gazetën Tema përshkruhet historia e mosgjykimit të dosjes së Aleks Nikës.

Tani të gjithë e dimë çfarë ndodhi më 21 Janar. Katër qytetar humbën jetën. U plagosën 10-tra të tjerë si pasojë e përdorimit të forcës fatale e ushtruar në rrethanat të paligjshme. Familja jonë është ende e paqartë , pa një shpresë reale , se kur kjo çështje do të përfundojë. Ne kërkojmë që drejtësia të prevalojë dhe të japë një konkluzion afirmativ. Nëntë vite janë shumë e kjo na bën të mendojmë se drejtësia na është mohuar.

Ne si familje vuajmë shumë. Vonesa kaq të gjata dhe të pazakonta, e pa shpjeguar dhe e pajustifikuar i këtij hetimi na ka bërë të humbasim shpresën. Asnjë raport progres, asnjë përgjigje , asnjë kontakt me familjen e Aleksit.

Ne akuzojmë prokurorinë që nuk ka ndërtuar një strukturë të posaçme hetimi dhe për manipulim të pazakontë të çështjes. Autoritetet shtetërore nuk e kanë mbajtur fjalën megjithëse janë zotuar të bëjnë drejtësi.

Drejtësia na preu në besë!

Nga autoritetet kemi dëgjuar shumë këshilla dhe predikime. Politika ka mundësuar të mbajë gjallë hasmin tonë të përjetshëm dhe prokuroria nuk i ka zeruar të gjitha mjetet juridike.
Ne kemi përballuar një ofensivë të paparë mediatike. Autoritetet janë tërhequr duke krijuar alibi të ndryshme. Ndërkombëtarët duhet të flasin mbasi siç shikohet ata i qëndrojnë paktit politik midis tyre dhe politikanëve shqiptarë.

Shpresa jonë e fundit është vendimi i gjykatës së Strasburgut që duhet të jetë i drejtë dhe do vejë në lëvizje çështjen dhe do ta shpërbëjë manipulimin që ka bërë gjykata Shqiptare.

A ka pakt politika opozita me ndërkombëtarët dhe me autoritetet shtetërore për ta arkivuar çështjen!! Ne mendojmë se heshtja e qeverisë ka influencuar në zvarritjen e çështjes. Poshtëruese dhe fyese për ne ishte propozimi që bëri qeveria në gjykatën e Strasburgut kundrejt blerjes së gjakut, duke aluduar për një pajtim me hasmit.

Qeveria ka emëruar në funksionet e ndryshme politike edhe ata persona që kanë punuar kundra nesh si në televizion, polici, apo gjykatë. (Aleksandër Muska, Majlinda Bregu)

Bregu si anëtare e delegacionit tonë në parlamentin Europian hoqi nga rezoluta detyrimin që qeveria shqiptare kishte për hetimin e çështjes së 21 Janarit duke e vënë si kusht pa të cilin nuk mund të fillonim bisedimet me Shqipërinë.

Ne jemi të inkurajuar nga Gjykata e Strazburgut, e cila vazhdon ta shikojë me përparësi këtë çështje.

Në korespodencën e fundit me këtë gjykatë familja jonë ka refuzuar për zgjidhjen me pajtim të çështjes “Nika v.Albania”

Më poshtë po u sjellë korespodencën e plotë.

RASTI NIKA v.ALBANIA

(Aplikimi nr.1049/17)

Pasi u njohëm me propozimin e ripërsëritur të bërë nga shteti Shqipëtar më datë 28.06.2019, për zgjidhjen me pajtim të çështjes “Nika v.Albania”, Ju bëjmë me dije se mbajmë të njëjtin qëndrim si në deklaratën e datës 12.02.2019, qëndrim i cili është vendimtar dhe i panegociueshëm, kjo sepse e kemi të vështirë të besojmë dhe të pranojmë këtë propozim të qeverisë Shqiptare, për shkaqe apo arsye,si më poshtë vijon:

Vrasjet e 21 Janarit të 2011 janë krime shtetërore (terror i shtetit ndaj qytetarëve) dhe janë vepra penale që duhet të ndiqen kryesisht nga shteti, dhe kurrsesi shteti nuk mund të kërkojë zgjidhjen e tyre me pajtim, sepse jo vetëm është në kundërshtim me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë por edhe ato ndërkombëtar. Citojmë nenin 2 të KEDNJ-së “e drejta për jetën”: E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Vdekja nuk mund t’i shkaktohet me qëllim kujtdo qoftë, me përjashtim të rastit të zbatimit të një një vendimi kapital të dhënë nga një gjykatë, në rastin kur krimi ndëshkohet me këtë dënim nga ligji.

Propozimi i avokatit të shtetit në emër të qeverisë shqiptare që çështja të zgjidhet me pajtim (pajtim me vrasësit), është i turpshëm , i pamoralshëm shumë fyese. Deklarata e njëanshme e Avokatisë së Shtetit është tentativë për të zbutur ose mbuluar përgjegjësinë e ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ish Ministrit të brendshëm Lulëzim Basha duke e trajtuar si çështje civile, e duke propozuar shpërblim me të holla me qëllim zvarritje të hetimeve, fakt të cilin kushdo e kupton dhe interpreton si blerje gjaku.

Rezulton se familjarët e tre viktimave të tjerë, para disa vite kanë pranuar zgjidhjen e çështjes ndërkohë vazhdimi i hetimit penal për çështjen e tyre në organet gjyqësore të brendshëm është refuzuar dhe është pushuar nga Prokuroria e Tiranës. Pra, në të tilla kushte nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim të pafalshëm si familjarët e tjerë të viktimave të 21 Janarit. Për më tepër, kërkesave tona të vazhdueshme drejtuar prokurorisë, Ministrisë së Drejtësisë, Kryeministrit (duke përjashtuar Presidentin) për tu pajisur si të dëmtuar… me kopje të dosjes penale, prej tyre për informimin në lidhje me ecurinë e hetimeve, dhe shkakun e vonesave.

Po ashtu, për aq sa kemi mundur të mësojmë, kemi konstatuar se hetimet kanë qenë mjaft të përcipta, jo gjithë përfshirëse, dhe në mos përputhje me detyrimet pozitive të shtetit ndaj qytetarëve.

Pra, vrasësit po na tallin, na kanë poshtëruar e po na vrasin përsëri, sepse vonesa në hetimin e kësaj çështje na ka bëre të humbasim shpresën, që për ne është katastrofë mendore, sociale, por edhe historike

Ne si të afërm të të ndjerit, mendojmë se vetë ndërkombëtarët politikanë kanë ndërhyrë që urdhëruesit e vrasjeve të 21 Janarit të mos nxirren para drejtësisë, duke përdorur si justifikim ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri. Nëse nuk vihet në vend drejtësia për jetët e 4 qytetarëve të vrarë nga armët e qeverisë e të pushtetit, në Shqipëri nuk ka për të patur kurrë një sistem drejtësi apo gjyqësor funksionues.

Për sa më sipër, Ne nuk kemi besim te drejtësia shqiptare, ndërsa besojmë vetëm në verdiktin e Gjykatës së Strasburgut, vendimin që do të trondis drejtësinë shqiptare si rezultat i padrejtësive të bëra nga shteti shqiptar, arsye që pse ne arrijmë në përfundimin se kjo çështje nuk mund të zgjidhet me pajtim sipas propozimit të bërë nga Qeveria Shqiptare. Ndaj e refuzojmë propozimin për zgjidhje me pajtim, duke përfshirë dhe shpërblimin në të holla.

Jeni të lutur, një zgjidhje sa më parë të kësaj çështje nga Ju, referuar jo vetëm aspektit mjaft të ndjeshëm si ngjarje e pasojë, por dhe faktit se Ju keni përfunduar çështje të tjera në kohë të shpejtë edhe pse flitet për persona vrasës etj., siç është çështja e Arben Frrokut. Pra mundësitë për ta pranuar e realizuar sa më parë këtë kërkesë, ekzistojnë.

Me respekt
Bashkëshortja e Alkes Nikës: Rajmonda Nika

Xhaxhai i Aleks Nikës: Mark Nika

Marrë nga Tema 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksa nika viktimat e 21 janarit aleksa nika viktimat e 21 janarit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë