LIVE UPDATES
Bota

Rinisin përpjekjet për të evakuuar civilët nga Mariupoli, bombardimet ruse nuk ndalen

2 Prill 2022, 18:15 Nga DOSJA
Rinisin përpjekjet për të evakuuar civilët nga Mariupoli,

UKRAINË– Situata humanitare në disa qytete ukrainase mbetet e rëndë, ndërsa forcat ruse po riorganizohen në juglindje të vendit. Në Mariupol, qyteti i bombarduar më rëndë nga forcat ruse, civilët kanë mbetur pa ushqime dhe ujë të pijshëm. Kryqi i Kuq rinisi përpjekjet për të evakuuar civilët nga ky qytet, ndërsa autoritetet ukrainase bëjnë thirrje për kujdes pasi sipas tyre trupat ruse po minojnë çdo pjesë të territorit nga ku ata tërhiqen. Kryqi i Kuq rinisi përpjekjet për të evakuuar civilët nga qyteti port Mariupol, ndërsa forcat ruse po rigrupohen për sulme të reja në juglindje të Ukrainës. I rrethuar që në ditët e para të agresionit rus, qyteti Mariupol ka qenë objektivi kryesor i Moskës në rajonin juglindor të Ukrainës, Donbas. Dhjetëra mijëra civilë janë bllokuar si dhe mungojnë ushqimet e uji i pijshëm.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dërgoi më shumë se 54 autobusë të premten jashtë qytetit, por automjetet u kthyen pas për shkak të bombardimeve ruse. Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të krijojnë korridore të ndryshme humanitare gjatë luftës për të lejuar evakuimin e civilëve nga qytetet, mëgjithatë disa tentativa për të evakuuar banorët kanë dështuar. Pas dështimit për të marrë nën kontroll qytetet e mëdha, Rusia thotë se tani e ka zhvendosur vëmendjen e saj në juglindje të Ukrainës, ku që prej vitit 2014 ka mbështetur forcat separatiste. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy tha se trupat ruse po lëviznin drejt Donbasit dhe qytetit verilindor Kharkivi është bombarduar rëndë.

“Forcat ruse po tërhiqen në veri të vendit tonë. Por edhe pas tërheqjes së tyre, situata është katastrofike dhe ka shumë rrezik. Sulmet ajrore vazhdojnë. Po ashtu ata po minojnë të gjithë territorin, shtëpitë, pajisjet, madje edhe trupat e të vrarëve. Ne po përparojmë me kujdes. Të gjithë ata që kthehen në këto territore duhet të jenë gjithashtu shumë të kujdesshëm. Ende nuk është e mundur t’i rikthehemi jetës normale, si dikur. Ne duhet të presim derisa toka jonë të çminohet, prisni derisa të jemi në gjendje t’ju sigurojmë se nuk do të ketë bombardime të reja”, tha presidenti i Ukrinës.

Në orët e para të së shtunës, raketat ruse goditën edhe qytetet Poltava dhe Kremenchuk në Ukrainën qendrore. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë kishin goditur aeroportet ushtarake në Poltava dhe Dnipro. Lufta ka vrarë mijëra njerëz, ka shpërngulur një të katërtën e popullsisë së Ukrainës dhe ka shkatërruar qytete. Më shumë se 4.1 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara. Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në atë që presidenti rus Vladimir Putin e quan një “operacion special ushtarak” që synon çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e Ukrainës. Së fundmi Papa Françesku gjatë një vizitë në Maltë shtoi kritikat ndaj presidentit rus.

“Nga lindja e Evropës, nga toka e lindjes së diellit, tani janë përhapur hijet e errëta të luftës. Ne kishim menduar se pushtimet e vendeve të tjera, luftimet e egra në rrugë dhe kërcënimet atomike ishin kujtime të zymta të një të kaluare të largët. Megjithatë, erërat e akullta të luftës, të cilat sjellin vetëm vdekje, shkatërrim dhe urrejtje, kanë përfshirë fuqishëm jetën e shumë njerëzve dhe na kanë prekur të gjithëve. Edhe një herë, disa të fuqishëm, të kapur fatkeqësisht nga pretendimet anakronike të interesave nacionaliste, po provokojnë dhe nxisin konflikte”, tha Ati i Shenjtë.

Ndërkohë Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se po ofron 300 milionë dollarë shtesë për pajisje ushtarake për forcat ukrainase. Në paketën e re të ndihmave përfshihen sisteme raketash që drejtohen me lazer, avionë pa pilot, automjete të blinduara, pajisje për shikim natën dhe municione. Gjithashtu do të ketë edhe furnizime mjekësore Shtetet e Bashkuara kanë ofruar më shumë se 1.6 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën pas nisjes së agresionit rus.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet