LIVE UPDATES
Bota

Rinumërimi i votave në Uiskonsin rikonfirmon fitoren e Biden

29 Nëntor 2020, 21:54 Nga DOSJA
Rinumërimi i votave në Uiskonsin rikonfirmon fitoren e Biden

Uiskonsi përfundoi rinumërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale të dielën, duke konfirmuar fitoren e demokratit Joe Biden ndaj presidentit Donald Trump në një nga shtetet vendimtare. Presidenti Trump ishte zotuar se do të kundërshtonte rezultatin në gjykatë edhe para se të përfundonte rinumërimi.

Qarku Dane ishte qarku i dytë dhe i fundit që përfundoi rinumërimin, duke njoftuar për 45 vota shtesë për zotin Trump. Qarku Miluoki, qarku tjetër i madh dhe me shumicë dërrmuese liberale të shtetit në qendër të një rinumërimi që kishte kërkuar zoti Trump, i njoftoi rezultatet të premten, me 132 vota më shumë për zotin Biden.

Të marra së bashku, të dyja qarqet pothuajse nuk e ndryshuan fare epërsinë e zotit Biden prej rreth 20,600 votash, duke i dhënë fituesit edhe 87 vota të tjera.

“Siç e kemi thënë, rinumërimi thjesht rikonfirmoi fitoren e Joe Bidenit në Uiskonsin,” tha Danielle Melfi,  cila drejtoi fushatën e zotit Biden në Uiskonsin, në një deklaratë për agjencinë Associated Press.

Pa një precedent për përmbysjen e një epërsie aq të madhe sa ajo  zotit Biden, Presidenti Trump pritej gjerësisht t’i drejtohej gjykatës pasi të mbaronte rinumërimi. Fushata e tij sfidoi mijëra fletëvotime të hedhura në mungesë gjatë rinumërimit, dhe madje edhe para se të përfundonte ai, Trump shkruante në Twitter se do të padiste.

“Rinumërimi në Uiskonsin nuk ka të bëjë me gjetjen e gabimeve në numërim, ka të bëjë me gjetjen e njerëzve që kanë votuar në mënyrë të paligjshme dhe ajo padi do të bëhet pas rinumërimit, të hënën ose të martën,” shkroi Trump të shtunën. “Kemi gjetur shumë vota të paligjshme. Na ndiqni!”

Zyrtarët e fushatës së zotit Trump nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të agjencisë AP për komente të dielën.

Afati i fundit për të çertifikuar votimin është e marta. Çertifikimi bëhet nga kryetari demokrat i Komisionit dypartiak Zgjedhor të Uiskonsinit.

Aleanca e Votuesve të Uiskonsinit, një grup konservator, ka hapur tashmë një proces gjyqësor kundër zyrtarëve shtetërorë të zgjedhjeve që kërkojnë të bllokojnë çertifikimin e rezultateve. Padia përfshin shumë nga pretendimet që pritet të bëjë edhe zoti Trump. Avokatët e guvernatorit Tony Evers i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë të shtetit të hedhë poshtë padinë. Evers, një demokrat, tha se ankesa është një “përzierje shtrembërimesh ligjore” që përdor keqinterpretime faktike në një përpjekje për t’u hequr të drejtën e votës miliona banorëve të Uiskonsit.

Një padi tjetër e paraqitur gjatë fundjavës nga banori i Uiskonsit, Dean Mueller argumenton se fletët e votimit të hedhura në kuti të posaçme votimi janë të paligjshme dhe nuk duhet të numërohen.

Avokatët e zotit Trump janë ankuar në lidhje me fletëvotimet në mungesë kur votuesit e identifikuan veten si “të izoluar për një kohë të pacaktuar”, duke i lejuar ata të hedhin votën pa treguar një dokument identifikimi; fletëvotimet që kanë një zarf çertifikimi të plotësuar me dy ngjyra të ndryshme boje, që tregon se një punonjës i sondazhit mund të ketë ndihmuar në plotësimin e tij; dhe fletëvotimet në mungesë për të cilat nuk është dikumentuar ndonjë kërkesë, të tilla si fletëvotimet personale në mungesë.

Zyrtarët e zgjedhjeve në të dy qarqet numëruan ato fletëvotime gjatë rinumërimit, por i shënuan ato si prova me kërkesë të fushatës së zotit Trump.

Fushata e Presidentit Trump tashmë ka dështuar në përpjekje të tjera në gjykatë, duke mos pasur prova për mashtrime të përhapura, për të cilat ekspertët gjerësisht pajtohen se nuk ekzistojnë. Sfidat ligjore të zotit Trump kanë dështuar në Arizona, Xhorxha, Miçigan, Nevada dhe Pensilvani.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota #zgjedhjet presidenciale 2020 donald trump joe biden #zgjedhjet presidenciale 2020 donald trump joe biden

Sondazh

Poll
Bota 29 Nëntor 2020, 07:20

KOSOVË–Qytetarët e komunës së Mitrovicës dhe Podujevës kanë votuar ditën e sotme për zgjedhur kryetarin e ri të komunës. Qendrat e votimit, janë hapur që s...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët