LIVE UPDATES
Bota

“Ripolonizohen” me shpejtësi mediat rajonale në Poloni

15 Maj 2021, 17:13 Nga DOSJA
“Ripolonizohen” me shpejtësi mediat rajonale në Poloni

Krzysztof Karwat punoi një kohë të gjatë për gazetën ditore polake “Dziennik Zachodni”, pa të vinin e të iknin një sërë kryeministrash e kryeredaktorësh, por tani ai nuk do të jetë në lëkurën e kolegëve gazetarë të ish-gazetës së tij. “Situata e tyre është fatale. Më vjen keq për ta”, thotë ai në bisedë me DW.

Gazeta, të cilën Karwat e kujton me nostalgji, është një nga tre gazetat rajonale polake, të cilat që nga fundi i marsit kanë një kryeredaktor të ri. Karwat thotë, se ai nuk është i habitur nga këto zhvillime, pasi nuk u besonte betimeve, që nuk do të ketë ndryshime personeli. “Vetëm se nuk e besoja, se kjo do të bëhej kaq shpejt”, thotë gazetari.

Pas kryedaktorit të “Dziennik Zachodni” duhet të kërkojnë një punë të re edhe kolegët e tij të “Gazeta Krakowska” dhe “Nowiny”. Gazetat tani janë pjesë e grupit mediatik Polska Press, që në fund të vitit 2020 u ble nga koncerni i naftës PKN Orlen, që kontrollohet nga shteti. Pronari i mëparshëm, grupi botues gjerman, Passau i shiti të gjitha aksionet. Kjo blerje prek 20 nga 24 gazetat rajonale dhe 120 revistat rajonale javore dhe 500 portale online. “Falë transaksionit ne kemi tani qasje tek 17,4 milionë përdorues”, tha Daniel Obajtek, kreu i Orlen, dhe bashkudhëtar për një kohë të gjatë i Jaroslaw Kaczynskit, kryetarit të partisë polake qeverisëse, PiS, Ligj dhe Drejtësi.

Gazpromi i PiS

Opozita reagoi me kritika. Ish-ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski tha për agjencinë e lajmeve, PAP se PiS “e bën Orlen-in si Gazpromin e saj”. Ky gjigand i gazit luan një rol qendror në blerjen dhe kthimin në vend të mediave kritike në Rusi. Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Müller përkundrazi nuk sheh asnjë rrezik për lirinë e shtypit. “Ky është vendimi i brendshëm i një sipërmarrjeje”. Blerje të tilla janë normale kudo. “Në fund të fundit edhe në SHBA Amazon ka blerë Washington Post.”

Në shkurt Zyra e Karteleve në Poloni dha lejen. Por vetëm një muaj më vonë Avokati i Popullit për të Drejtat e Njeriut dhe ato Qytetare, Adam Bodnar arriti me vendim gjykate të ndërprese blerjen. Vendimi i menjëhershëm parashikon që pronari i ri deri në vendimin përfundimtar të gjykatës të mos krijojë fakte. Por Orlen nuk e merr parasysh këtë. Kreu i koncernit, Obajtek tha për radion katolike “Radio Maryja”, nuk mund të ndalësh atë që është realizuar. Ky vendim nuk është “relevant”.

Kaczynski: “Mediat në Poloni duhet të jenë polake”

Në të vërtetë “vendimi i brendshëm” i Orlen ka një histori paraprake tërësisht politike. Prej kohësh PiS kritikon: grupime të huaja mediatike kanë “shumë ndikim” në Poloni, sipas saj, dhe se duhet një “ripolonizim” i kësaj dege. “Mediat në Poloni duhet të jenë polake”, ka thënë kreu i partisë, Kaczynski. Blerjen e Polska Press ai e quajti “një lajm të mirë prej kohësh”.

Ish-kryeredaktori i gazetës “Dziennik Zachodni”, Marek Twarog e kritikoi këtë retorikë. Ai tha për portalin “Onet” se është “skandaloze” dhe “primitive” që politikanët më të rëndësishëm ndajnë mediat në “gjermane” dhe “polake”. “Ne jemi gazetarë polakë dhe drejtimi i Polska Press është po ashtu polak.”

Nuk ka “telekomandim” nga Gjermania

Edhe ish-gazetari i gazetës “Dziennik Zachodni”, Karwat i hedh poshtë akuzat, që gazetat e Polska Press janë telekomanduar nga Gjermania. “Nuk kam pasur kurrë debate për përmbajtje. Ka pasur sigurisht një linjë redaksionale, që rridhte nga një logjikë normale njerëzore, por asnjëherë nuk ka qenë ashtu që u influencuan përmbajtjet politike, apo që Passau na thoshte, se çfarë duhet publikuar.” Gazetari nuk e njeh personalisht kryeredaktorin e ri, Grezegorz Gajda. Vetëm di se ai vjen nga dega lokale e Katovicës të televizionit të afërt me qeverinë, TVP, është aktiv në mediat e kishës dhe nuk ka imazh negativ. Por kjo nuk do të thotë asgjë në Poloninë e sotme “Nëse të parashtrohet një program qeveritar dhe të rinjtë nuk e ndjekin, ata ndërrohen shpejt. Këtë e tregojnë disa shembuj si shumë drejtuese e drejtues të galerive apo muzeve.”

Zëvendësministrja për Zhvillimin, Anna Kornecka përpiqet të zbusë tonet, kur thotë se është “shumë e natyrshme” që të ndërrohen postet e kryeredaktorëve. “Shikoni situatën në Europë, aty ndodh shpesh që gazetat janë në pronësi të koncerneve, firmave shtetërore apo qeverive. Nuk do ta shikoja këtë si kërcënim të pavarësisë gazetareske”, shprehet Kornecska në një bisedë me Beata Tadla, një moderatore e njohur polake. Ajo u lirua nga detyra në vitin 2016 nga televizioni publik TVP, pak pas ardhjes në pushtet të PiS. Moderatorja thotë në bisedë me DW, se në bisedën me Korneckan i duhej të mendonte për Hungarinë. “Të gjithë e dinë se si u bë marrja e TVP nga qeveritarët e tanishëm. Tek Polska Press do të ndodhë e njëjtja gjë.” Tadla nuk ka dyshim, se këto gazeta do të bëhen të varura nga qeveria. Tani bëhet fjalë për shpejtësi, sepse së shpejti mund të ketë zgjedhje të reja. Edhe gazetari Karwat është i habitur nga shpejtësia e transformimit të gazetës së tij. “Mendoja se me ndryshimin do pritej deri në verë.” Në vend të kësaj kryeredaktori i ri u prezantua që të premten (30.04) në një videokonferencë për redaksinë. Sipas raportimeve ai theksoi se e vlerëson shumë “shpirtin e ekipit”.

DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mediat ne poloni poloni mediat ne poloni poloni

Sondazh

Poll
Bota 15 Maj 2021, 15:39

GAZA– Administratori i nje pallati u njoftua me telefon nga ushtria izraelite që të evakuonte godinën, pasi do të bombardohej. Jamal Nasman nuk dukej fare i fri...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet