LIVE UPDATES
Bota

Rizgjidhet Macron, DW: Përfitoi përballë luftës së Ukrainës, kritika për arrogancën

25 Prill 2022, 05:59 Nga DOSJA
Rizgjidhet Macron, DW: Përfitoi përballë luftës së

FRANCË– Sipas kanaleve televizive France 2 dhe TF1, Emmanuel Macroni mori midis 58 dhe 58.2 për qind të votave. Le Peni mori vetëm 41.8 deri në 42 për qind. Fitorja e Macronit mbi të gjitha duhet kuptuar si një humbje për Le Penin. Pas raundit të parë, shumë parti kërkuan ngritjen e një muri kundër së djathtës dhe që me votën për Macronin të pengohej Le Peni. Megjithë shfaqjen e theksuar të moderuar në fushatë, Le Peni vazhdon të mbrojë pozicione të ekstremit të djathtë. Macroni 44 vjeçar përfitoi përballë luftës së Ukrainës dhe nga një dëshirë për stabilitet. Megjithatë, shumë francezë janë të pakënaqur me mandatin e parë të Macronit dhe mendojnë se stili i tij politik është arrogant.

Fitorja e Macronit në zgjedhje pritet të jetë lehtësim i madh për Gjermaninë dhe Evropën, edhe nëse liberali karizmatik është larg të qenit partneri ideal kudo. Kundërshtarja e tij donte të distancohej nga bashkëpunimi i ngushtë me Gjermaninë që vazhdon prej dekadash. Nacionalistja euroskeptike Le Pen synonte gjithashtu të pakësonte ndikimin e Bashkimit Evropian në Francë. Ajo mund të kishte frenuar, për interesa personale, shumë projekte në Bruksel.

Së fundi, afërsia e saj me Vladimir Putinin, kreun e Kremlinit, ngjalli frikën se fronti i fortë proukrainas i Perëndimit mund të shpërbëhej nën Le Penin.

Le Peni pranon humbjen

Le Peni pranoi humbjen. Por ajo gjithashtu tha se “rezultati historik” i jep asaj një pozicion të shkëlqyer fillestar për zgjedhjet e ardhshme. Është hera e parë që nga rizgjedhja e Zhak Shirakut në vitin 2002 që një president francez rizgjidhet. Që në vitin 2017, ylli i ri politik i atëhershëm, Macroni, dhe djathtistja Le Pen u përplasën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në atë kohë Le Peni mori vetëm një të tretën e votave.

Macroni, i cili u mbështet në përparimin ekonomik gjatë fushatës zgjedhore, hyri në Parlament në vitin 2017 me lëvizjen e tij La République en Marche. Një kandidat më tepër i majtë në atë kohë, ai tani ka përvetësuar tema liberalo-konservatore. Para se të bëhej President, Macroni nga veriu i Francës punoi si bankier investimesh, si këshilltar i Presidentit socialist François Hollande dhe si Ministër i Ekonomisë nga viti 2014 deri në vitin 2016 nën Hollanden.

Lehtësim në Evropë për fitoren e Macronit

Politikanë në Evropë reaguan me lehtësim për fitoren e Presidentit francez Macron në zgjedhje. Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen shkroi në twitter se Evropa do të ecë përpara së bashku me Macronin e rizgjedhur.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se e uron Presidentin francez Macron dhe se është i kënaqur që do të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë. “Félicitations, urime të përzemërta President Emmanuel Macron”, shkroi Scholz në twitter. Zgjedhësit e tu transmetuan sot edhe një deklaratë të fortë në mbështetje të Evropës. Jam i kënaqur që do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë!”

Presidentja e Bundestagut Gjerman, Bärbel Bas foli për “lajm të mirë për Evropën dhe për vazhdimin e miqësisë gjermano-franceze”. Ministri Federal i Financave dhe kryetari i FDP, Christian Lindner vuri në dukje se Evropa e bashkuar ishte “fituesja më e madhe e zgjedhjeve”. Kryetarja e SPD, Saskia Esken shkroi në Twitter: “Po kërcej! Lehtësim i madh”. Liderja e partisë së të Gjelbërve, Ricarda Lang, foli për rëndësinë e zgjedhjeve për luftën në Ukrainë: “Tani duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për një Evropë të fortë dhe sovrane. Dhe të luftojmë në mënyrë që miqtë e Putinit dhe ekstremistët e djathtë si Le Peni të mos i afrohen pushtetit siç bëjnë sot në Francë”.

Kreu i CDU-së, Friedrich Merz tha se me rizgjedhjen e Macronit, ishte i mundur dhe i nevojshëm një fillim i ri për bashkëpunimin gjermano-francez. Presidenti i partisë ultra të djathtë, AfD, Tino Chrupalla vlerësoi kundërshtaren e Macronit Le Pen për “rezultatin e saj të fortë”. Macroni, sipas tij, arriti vetëm një “fitore të rremë”.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron zgjedhjet ne france 2022 emmanuel macron zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit