LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i dy eskortave të seksit: Fitoja shumë para, më mbështeste edhe partneri

8 Mars 2022, 20:48 Nga DOSJA
Rrëfimi i dy eskortave të seksit: Fitoja shumë para, më

TIRANË-Skllavëria akoma ekziston, por i bëhet vetëm grave dhe quhet prostitucion”, – thoshte Viktor Hygo, një dashamirës i tyre, referuar punonjësve të seksit. Tani, sigurisht vazhdon të ekzistojë, por njëherë quhet prostitucion, një herë si punë seksi. Tek tuk quhet eskortë ose thjesht stil jetese.

Në Shqipëri, koncepti i gjerë i prostitucionit është ai i ambienteve të përshtatura për ta zhvilluar atë ose rruga. Eskorta përfshin hotele luksi dhe udhëtime jashtë vendit, për një shumë të lartë. Por sidoqoftë procesi dhe qëllimi është i njëjtë: marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Këtë 8 mars, L.B do të festojë ditën e gruas në një mbrëmje me shoqet e saj. Ajo nuk punon, nuk ka fëmijë dhe jeton vetëm me partnerin e saj nga Rusia. Ky është 8 marsi i tretë ‘i papunë’ për të. Vitet e tjera ajo punonte, në Itali. Kënaqësi në këmbim të parave.

L.B, tashmë 47- vjeçe nga qyteti i Lushnjës, tregon për Gazetasi.al se u detyrua të hynte në prostitucion pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, 24 vite më parë. Një vajzë e re që familja nuk e mbështeste për ndarjen e saj dhe i’u drejtua rrugës, aty ku paratë vinin më shpejt.

Pak kohë pasi u ndava u nisa për në Itali, me ndihmën e disa shokëve nga Durrësi. Për javë me radhë qëndrova në një shtëpi me tre dhoma në Brescia. Aty banonim 7 vetë, burra dhe gra me kombësi të ndryshme në kushte të papërshtatshme për të jetuar. Merrnim ushqime falas.”

Ndërkohë, L.B i ishte ofruar tashmë puna si punonjëse e seksit deri ditën që ajo u largua nga banesa dhe pranoi ofertën nga një shqiptar, pjesë e një rrjeti të madh prostitucioni në Itali.

47- vjeçarja tregon se puna e saj nuk ishte trafik, as shfrytëzim nga të ashtuquajturit tutorë, ajo e zgjodhi atë si një punë me përfitime të shpejta.

Për pak kohë unë i ndaja fitimet me personin që gjente klientët, por më vonë krijova vetë një grup, do e quaja, me gra të tjera, njëra nga Shqipëria. Rrjeti që ne kishim krijuar na ndihmonte për të shtuar klientelën.”

Ky moment ishte ai që e reja, atëherë, 26-vjeç, nisi të shijonte rezultatin e një pune tabu dhe të paligjshme. Ajo i përdori paratë e fituara dhe si mënyrë për t’u afruar përsëri me familjarët e saj me të cilët kishte vite që nuk komunikonte. Ata ishin në nevojë dhe kishin nevojë për paratë e të bijës, ndërsa ajo kishte nevojë për pranimin e familjarëve të saj.

L.B thotë se ndryshe nga si e priste, familja e saj nuk e gjykoi atë për punën që ajo kishte zgjedhur, por u bënë mbështetës, për sa kohë që nuk ishte e ditur.

Tashmë, në fshatin e saj në Lushnjë, prindërit e saj bashkë më të vëllain jetojnë në një shtëpi të sapo rindërtuar, me kushte shumë të mira jetese dhe me kujdes shëndetësor, gjëra që i mungonin më parë dhe u mundësuan nga vajza që kishte shitur trupin për ato para.

Kam 5 vite që kam dalë nga tregu”, -thotë ajo duke qeshur-“unë kisha kursyer, kisha në krah dhe një partner që më mbështeste. Të 40-tat nuk janë të lehta dhe mendova të largohem nga kjo punë”.

Në kontrast, A. tregon historinë e saj për Gazetasi.al se si ajo u bë një punonjëse seksi, një emërtim që ajo nuk e pranon. A. tani 25 vjeç, tregon se ka nisur të marrë para në këmbim të seksit pasi mbushi 19- vjeç, pak kohë pasi ajo kishte tentuar të hynte në botën e modelingut. Aty nisi gjithçka.

Unë isha në një lidhje me një djalë nga një familje e njohur e Tiranës, me status të lartë social, por edhe vetë familje ime më kishte përkëdhelur gjatë gjithë kohës me të mira materiale. Krijova një stil jetese të kushtueshëm. Sa herë ndihesha keq emocionalisht, ish-i dashuri im më dërgonte në një ishull që të relaksohesha”,-tregon A. nga qyteti i Vlorës.

Më tej, ajo shpjegon se njohja me burra të të gjitha moshave dhe të gjitha fushave i solli asaj përballjen me oferta të një pas njëshme për vetëm një natë me të. Shifra të larta për një natë apo më shumë.

“Nuk më ishte dukur asnjëherë gjë turpi, sepse fundja un paguhesha me shuma të mëdha për një natë. Merrja pushime falas dhe së fundmi një makinë. Unë nuk kam dalë ndonjëherë në rrugë. Ka qenë gjithmonë tërheqje e dyanshme dhe e fituara isha unë”.

25- vjeçarja, thotë se ajo nuk ka punuar asnjë ditë të jetës së saj dhe ka bërë një jetë luksi. Tashmë, A. është ngritur një gradë më lart. Ajo gjen vajza që duan para dhe burra që duan vajza.

“Nëse njëra nga vajzat merr 200 euro, aq marr dhe unë”,- shprehet ajo. A. Nuk pranon të përmendet prostituimi, as shfrytëzimi, as punë seksi. Ajo nuk pranon as eskortën, jo sepse si pëlqen, por sepse kjo ndodh kur ikën në një shtet tjetër vetëm për këtë punë. “Kjo nuk ndodh, ne ikim më pas”.

8 marsi për 25-vjeçaren nuk është ndonjë gjë me rëndësi, nuk e ka shënuar kurrë si ditë domethënëse për të, vetëm kur i ka blerë ndonjë dhuratë të ëmës së vet. Në dy qytete, afër dhe larg njëra-tjetrës, janë dy gra që kanë mbledhur të ardhura nga shitja e trupit të tyre. Njëra sepse nuk pati rrugë tjetër dhe tjetra sepse nuk dëshironte rrugë tjetër. Kjo e para pret darkën me shoqet, për hir të ditës së grave dhe e dyta një vajzë më shumë.

Marrë nga Gazeta Si

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eskorta seksi eskorta seksi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet