LIVE UPDATES
Sport

Rrëfimi i ish- trajnerit që zbuloi Ronaldon: ‘E krahasova me Figon, në Portugali u çmenden’

27 Prill 2020, 18:34 Nga DOSJA

PORTUGALI-1000 ndeshje të luajtura, 726 gola, pesë “Topa të Artë”, katër “Këpuca të Artë”, pesë Champions, gjashtë tituj kampion (liga), një Europian, golashënuesi më i mirë i Real Madridit (451 gola), i Champions-it (128) dhe i Portugalisë (99)… Kjo është, me pak fjalë, trajektorja që ka bërë që Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro në karrierë, si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Një karrierë që mund të ishte shumë e ndryshme, nëse nuk do të kalonte nëpër duart e trajnerit László Bölöni. Trajneri aktual i Royal Antëerp (Antëerp) i cili udhëhoqi Sportingun drejt fitimit të titullit të tij fundit në kampionatin portugez, në sezonin 2001-2002. Asokohe debutoi edhe CR7 me klubin luzitan, teksa mbante mbi shpinë numrin 28.

Trajneri rumun i dha atij mundësinë e debutimit kundër Interit (0-0). Ronaldo zëvendësoi Toñito në minutën e 58-të, më 14 gusht 2002. Asokohe ishte 17 vjeç, gjashtë muaj dhe nëntë ditë… Bölöni ia mati “pulsin” djaloshit të ri, që kishte luajtur vetëm dy ndeshje. “Unë shkova për të parë ndeshjen e të rinjve të klubit dhe i kërkova që të vinte të stërvitej me ekipin e parë, sepse kishte një fizik të mirë. Cristiano ishte shumë i shpejtë, kishte teknikë të shkëlqyeshme. Kjo nuk ishte befasi për mua” – thotë ai për “Marca”. Surpriza erdhi në seancën e tij të parë stërvitore me më të rriturit: “Kur e pashë në veprim, vendosa që ai të mos luante përsëri me të rinjtë. Ronaldo ishte një burrë i ri. Në dhomën e zhveshjes bënte shaka, por në fushë nuk falte, kthehej në një lojtar të jashtëzakonshëm. Ai kishte një pjekuri, që nuk është normale për dikë 16-17 vjeç”.

 

Nën drejtimin e tij nisi edhe “metamorfoza” e CR7 si futbollist. Bölöni jo vetëm i dha mundësinë e debutimit me ekipin e parë, por ndryshoi stilin e tij të të luajturit:

Cristiano luante si sulmues “9” me të rinjtë, por unë vendosa ta aktivizoj si sulmues i djathtë, sepse ishte i ri, i lehtë, peshonte 60 kilogramë. Do të ishte shumë e vështirë për të, që të luante me shpinë dhe të përballej me kundërshtarë që peshonin deri në në 100 kg. Në anën e djathtë të sulmit, me shpejtësinë dhe driblimin fantastik që posedonte, do të ishte shumë më efikas”. Dhe ky ndryshim roli në fushë hyri në fuqi: “Cristiano ishte i lumtur. Tani, me një fuqi tjetër, luan përsëri si sulmues i parë. Sidoqoftë, me Ferguson, te Manchester United, vazhdoi të luante si sulmues i djathtë. Në atë pozicion fitoi edhe “Topin e Artë” të parë, më 2008. Më kujtohet se më ftoi në atë ceremoni dhe më tha faleminderit. Ishte fantastike, thotë trajneri, që e ka rikthyer Antëerp në një finale të Kupës, 28 vite më vonë. – E dija se me shpejtësinë dhe driblimin e tij, Cristiano do të ishte më efikas në krahë se në qendër të sulmit”.

 

Besimi i tij te CR7 ishte total: “Për mua nuk ishte befasi. Nuk e dija që ai do të ishte një nga më të mirët në histori, por premtonte për një lojtar shumë të mire, pa dëmtime. Në atë kohë më pyetën për Cristianon në një intervistë dhe unë thashë se do të tejkalojë Figon dhe madje Eusébion. Këto fjalë krijuan një problem për mua, sepse ata janë dy zotë në Portugali. Unë guxova të krahasoja një djalosh të ri me dy zota, megjithatë, me punën e tij ka treguar se kisha të drejtë”.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo sporting lisbon lászló bölöni luis figo eusebio cristiano ronaldo sporting lisbon lászló bölöni luis figo eusebio


Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri