LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Punojmë pa orar, roli i profesoreshë Najadës’/ Rrëfimi i kryeinfermierit në Infektiv: Si e mposhtëm frikën n

29 Prill 2020, 17:05 Nga DOSJA
‘Punojmë pa orar, roli i profesoreshë Najadës’/

TIRANË- Ilir Versula punon si kryeinfermier në pavijonin e dytë të shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i njohur ndryshe edhe si spitali COVID 1. Në një rrëfim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Versula i cili prej 12 vitesh punon në QSUT, tregon vështirësitë e të qenurit në frontin e parë të luftës ndaj COVID. Ai e nis punën çdo ditë në orën 7 të mëngjesit për ta përfunduar atë në orët e vona të mbrëmjes.

“Unë e nis punën që orën 7 të mëngjesit deri në orët e vona. Nuk ka një orar fiks kur duhet të lësh punën, por në varësi të situatës. Ka pasur plot raste që kam ndenjur edhe tërë natën. Edhe ne, si të gjithë njerëzit kemi frikën se mos infektohemi por kjo frikë është deri kur mbërrijmë në punë, më pas ikën kjo frikë. Duke i shërbyer pacientëve ne heqim edhe frikën tonë. Gjëja e parë që bëra si kryeinfermier në ditët e para, ishte t’i hiqja frikën pjesës tjetër të infermierëve. Në fakt, kemi pasur një shembull kurajoje për këtë gjë. Profesoreshë Najada na tregoi më së miri që edhe pse gjithçka ishte situatë e re dhe e panjohur për ne, ajo që në ditën e parë hynte tek çdo i sëmurë në gjendje të lehtë apo të rënduar. Profesoreshë Najada që nga dita e parë e deri tani, nuk ka hezituar në asnjë moment të hyjë tek çdo i sëmurë dhe t’i shërbejë çdo të sëmuri. Një shembull i vërtetë kurajoje”, rrëfeu Versula për ATSH-në.

Ai tregon se pasi përfundon punën, i duhet të qëndrojë me maskë në shtëpi për të garantuar siguri për djalin 3-vjeçar. “Unë kam një djalë 3 vjeç dhe e kam mjaft të vështirë të ruaj distancën me të. Nuk e kisha menduar kurrë që do të jetonim në një situatë kaq shumë të vështirë. Djalin e kam në shtëpi por menjëherë pasi përfundoj punën, gjëja e parë që bëj është të bëj banjo. Më pas vendos menjëherë maskën dhe e mbaj atë gjatë gjithë kohës edhe në shtëpi. Nuk mund ta mohoj që për një djalë 3 vjeç që kërkojë të luajë më babanë e tij, kjo nuk është normale por t’i qëndrosh larg tij, është sfidë e madhe për mua”, u shpreh Iliri.

“Prindërit nuk i kam takuar që prej ditës së parë, pra të konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri me COVID. Pasi mbaroj punën, i përshëndes në distancë por nuk mund t’i takoj si më parë apo të mund të qëndroj në shtëpi tek ta. Mundohem të mos rrezikoj prindërit, sepse jam çdo ditë në shërbim të pacientëve që janë pozitivë ndaj COVID-19″, tregon ai.

Ditët e para për të gjithë personelin, përfshirë edhe kryeinfermierin Versula, ishin tejet të vështira edhe për një fakt tjetër.

“Në fillim ishte shumë e vështirë, sepse ishte diçka e re dhe e panjohur për të gjithë mjekët dhe infermierët. Gjëja e parë ishte të hiqnim frikën e vetë personelit dhe duhet të hyje vetë ti i pari tek pacientët, që të mund të bënin të njëjtën gjë edhe infermierët e tjerë. E panjohura me këtë virus, ishte frika e parë për të gjithë ne. Kështu që, menjëherë organizova punën duke dhënë shembullin tim, më pas pjesa tjetër bëri të njëjtën gjë. Problemi i ditëve të para ishte edhe sepse kishte fluks të sëmurësh por tanimë gjendja është stabilizuar. Duke mbështetur njëri-tjetrin, ia dolëm mbanë që të kishim një organizim në mënyrën sesi duhej  përballuar kjo situatë”, tregon kryeinfermieri.

Për Versulin, të gjitha pajisjet mjekësore që personeli mjekësor mban veshur tërë kohën janë të sikletshme për shkak se të shkaktojnë edhe vështirësi në frymëmarrje apo dëgjim. Por, motivi i vetëm që ua lehtëson këtë gjë, është shërimi i pacientëve.

“Ne të gjithë jemi të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme për t’u ruajtur nga ky virus. Por, përveç frikës nga mënyra sesi i heqim masat mbrojtëse pasi mbyllim punën, është edhe mënyra sesi i mbajmë ato gjatë kohës që jemi në shërbim të pacientëve. Maskat janë të sikletshme, të kufizojnë shikimin për shkak të syzeve, të kufizojnë dëgjimin, të japin dhimbje koke të vazhdueshme sepse syzet janë të shtrënguara pas kokës, të lodhin, të vrasin nga shtrëngimi si dhe të japin vështirësi në frymëmarrje. Por, këto nuk kanë rëndësi për ne, sapo mësojmë që një tjetër pacient është shëruar. Pavarësisht vështirësive të maskave, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të shëruar çdo pacient të sëmurë. Në punë nisem me zemrën që pacientë të tjerë do të shërohen edhe sot. Jemi bërë njësh bashkë me pacientët. Nuk ka intereson frika jonë por shërimi i tyre”, u shpreh ai.

Në fund të intervistës për ATSH-në, Versuli ka një mesazh për të gjithë qytetarët. “Qytetarët duhet të na japin një dorë. Ne jemi duke shërbyer por ata duhet të tregohen të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për shëndetin e tyre dhe të të afërmve të tyre”.

(Marrë nga ATSH)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir versula masat kunder covid 19 ilir versula masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet