LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i plotë i Ervis Bardhit, i penduari zbardh vrasjen e dyfishtë: Qëllova berberin me armë se i ngacmoi të dashurën

7 Dhjetor 2020, 21:10 Nga DOSJA
Rrëfimi i plotë i Ervis Bardhit, i penduari zbardh vrasjen e

TIRANË– Zbardhet rrëfimi i Ervis Bardhit. Gazetari Elton Qyno ka zbardhur rrëfimin e bashkëpunëtorit të prokurorisë së Elbasanit, për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqirit në gusht 2012, njohjen me Etjen Canin, Jorgo Lekun dhe Klajdi Dokolin, si dhe për miqtë e familjes Çapja që morën pjesë në vrasjen e dyfishtë.

Qyno shkruan se në këtë rrëfim qartësohet roli i personave që kanë marrë pjesë në vrasje, kërcënimet që janë kryer, burgun e bërë nga Ervis Bardhi për llogari të Etien Canit dhe detaje të tjera. Në rrëfimin që Bardhi ka dhënë në polici, ka sqaruar se është dorëzuar në muajin qershor 2019 me vullnetin e tij, pasi kishte kuptuar se policia dhe prokuroria e Elbasanit, kishin rënë në gjurmët e tij, për shkak se gjurmët e gishtave të Bardhit, ishin gjetur në targën e makinës që kishin përdorur për vrasjen e babë e bir. Dorëzimi i Bardhit, është kryer në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka takuar drejtuesit më të lartë të hetimit të krimit dhe mandej, ka vendosur të rrëfejë gjatë të gjithë veprimtarinë kriminale të tij, por edhe se si u vu në shërbim të një prej grupeve më të forta në qytetin e Elbasanit.

Rrëfimi i plotë:

Berberi i ngacmoi të dashurën Etjen Canit, “u hakmorëm dhe e qëllova me psitoletë”

Në rrëfimin e tij, bashkëpunëtori i prokurorisë Bardhi tregon se “…gjatë viteve 2010-2011, kam pasur lidhje dashurie me A.Bardhi, të cilën aktualisht e kam bashkëshorte dhe nga martesa kemi 1 fëmijë. Në vitin 2010, unë kam pasur lidhje shoqërore me Etjen Canin dhe gjatë kësaj periudhe kemi ndenjur së bashku në ambiente të ndryshme të qytetit të Elbasanit, kryesisht në kafenetë e lagjes tonë, lagjia “Çlirimi” në Elbasan…”. Më pas, Ervis Bardhi tregon se: “…në datën 11 shtator 2010, rreth orëve të para të mëngjesit, unë jam telefonuar nga Etjen Cani dhe jemi takuar në kafe. Gjatë bisedës tonë, Etjeni më ka thënë mua një shqetësim që kishte, lidhur me personin, Ardit Sula, duke pretenduar se ky, i ka ngacmuar të dashurën….”. Nga ana e Etjenit, i është dhënë Ervisit numri i telefonit të Arditit dhe Ervisi, ka komunikuar me Arditin duke bërë debat në telefon. Pas këtij debati, Ervis Bardhi dhe Etjen Cani, kanë marrë një taksi dhe kanë shkuar tek vendi ku Arditi punonte si berber, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Dinamos”, në qytetin e Elbasanit. Pasi kanë shkuar atje, Ervisi dhe Etjeni kanë debatuar me Ardit Sulën dhe në grindje e sipër, Ervis Bardhi, ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Ardit Sula, por pa mundur ta dëmtojë atë.

“Ikëm në Tiranë, na strehoi Olsi Leku kushëriri i Etjenit”

Pasi qëlloi berberin me armë, Ervis Bardhi dhe Etjen Cani, janë larguar nga vendi i krimit dhe nga ana e policisë janë kryer veprimet e para në vendin e ngjarjes. Pas shpalljes në kërkim, Ervis Bardhi dhe Etjen Cani, kanë shkuar në qytetin e Tiranës. Në qytetin e Tiranës, ata janë takuar me kushëririn e Etjenit, Olsi Leku, edhe ky banor i qytetit të Elbasanit, por që gjatë asaj periudhe jetonte herë në qytetin e Tiranës dhe herë në shtetin grek. Etjen Cani me Olsi Leka alias Jorgo Leku, kanë lidhje familjare, pasi babai i Olsi Lekut, është martuar me hallën e Etjen Canit. Pasi Ervis Bardhi dhe Etjen Cani janë takuar me Olsi Lekën, ky i fundit i ka ndihmuar duke u gjetur shtëpi me qira dhe duke u dhënë para me qëllim që ata t’i fshiheshin policisë, e cila i kërkonte në lidhje me ngjarjen e datës 12 shtator 2010, ku kishin qëlluar me armë berberin Ardit Sula.

Teksa kanë ndenjur së bashku herë në qytetin e Tiranës dhe herë në qytetin e Durrësit nëpër shtëpi të ndryshme, personi që i ndihmonte ishte Olsi Leku.  “…teksa rrinim në arrati, kemi diskutuar me Etjenin dhe Olsi Lekun se goditjen me armë ndaj Ardit Sulës ta merrja unë përsipër, pasi do rregulloheshin gjërat. Etjen Cani, në lidhje me këtë ngjarje, nuk është proceduar dhe çështja në ngarkim të tij është pushuar nga prokuroria. Ndërkohë unë në datën 2 shkurt 2011, jam vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Elbasan, pasi gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë…”-thotë dëshmitari i prokurorisë.

Dënimi me 8 muaj burg, pas lirimit Olsi Leku, më përdorte për transport droge

Pas dorëzimit pranë organeve të drejtësisë, në 11 shkurt 2011, Ervis Bardhi tregon se është dënuar nga gjykata e Elbasanit me 8 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.  Nisur nga ky fakt, Ervis Bardhi, është dërguar në IEVP-në Peqin, me qëllim vuajtjen e këtij dënimi. “…në dhomat e paraburgimit unë kam qëndruar rreth 5 muaj, duke përfunduar dënimin e dhënë nga gjykata…” – tregon Bardhi. Pas përfundimit të dënimit, unë së bashku me A. Bardhin kemi filluar të jetojmë herë në qytetin e Elbasanit, në banesën e A. Bardhi, dhe herë në qytetin e Tiranës, ku edhe merrnim shtëpi me qira. “…gjatë kësaj kohe, unë kam filluar të qëndroj në shoqërinë e Olsi Lekës alias Jorgo Leku, i cili ishte i martuar me E. Leku, familja e së cilës banonte në qytetin e Tiranës, në zonën e ish-Kombinatit të Tekstileve. Unë së bashku me Jorgo Lekun, kemi filluar të merreshim me aktivitetin e kundërligjshëm të transportit të lëndëve narkotike, të cilën e siguronim në qytetin e Gjirokastrës, pasi Olsi Leku kishte lidhje me persona të ndryshëm, për shkak se nëna e tij ishte me origjinë nga ky qytet. Në shumë raste kam shërbyer si transportues i drogës, ku në Kavajë më kanë arrestuar disa vite më parë policia me një sasi prej gati 300 kg hashash dhe jam dënuar me 6 vjet burgim. Arrestimi im ka ndodhur pas vrasjes së kemi bërë në Elbasan të Gentian dhe Nezir Beqirit…”-ka treguar Bardhi.

Njohja me Gentjan Beqirin dhe vizitat brenda në banesë

Gjatë kohës që Ervis Bardhi ka qëndruar duke vuajtur dënimin në burgun e Peqinit, aty ka njohur dhe Gentjan Beqirin, pasi qelitë e tyre në sektorin e paraburgimit ishin ngjitur me njëra-tjetrën. Sipas Bardhit, kur ka dalë nga burgu ka vijuar të mbajë kontakte me, Etjen Canin. Bardhi ka treguar në polici se Cani është banor i lagjes “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit,  dhe shpesh herë qëndronte në lokalin e L. Skilja dhe mes tyre është krijuar shoqëri, pa pasur parasysh moshën, pasi L. Skilja ishte shumë më i madh në moshë. Ky i fundit ka pasur njohje me Ardian Metën alias Gentjan Beqiri. Pas daljes nga burgu të Gentian Beqirit, L. Skilja, ka shkuar në banesën e këtij të fundit dhe e ka takuar. Në një nga këto takime, L. Skilja, ka marrë me vete edhe Etjen Canin. L. Skilja, e ka prezantuar Etjen Canin dhe më pas, ky i fundit ka filluar të shkojë vetë në banesën e Gentjan Beqirit, duke i bërë shoqëri. Me kalimin e kohës, Etjen Cani, ka filluar të shkojë shpesh në banesën e Gentjan Beqirit, me të cilin ai qëndronte për kohë të gjatë dhe kanë lidhur shumë shoqëri midis tyre.Gjatë kohës që Etjen Cani shkonte te banesa e Gentjan Beqirit, ai merrte me vete dhe një shoqe të tij, duke qëndruar me të në banesë. Po kështu, Etjen Cani hynte dhe dilte në banesën e Beqirit, pa u shqetësuar nga ana e punonjësve të policisë, të cilët e ruanin jashtë shtëpisë. Disa muaj përpara vrasjes së Gentjan Beqirit, Etjen Cani, gjatë kohës që ka qenë duke pirë kafe me Ervis Bardhin, i ka thënë këtij të fundit që të shkonin së bashku në banesën e Gentjanit, pasi gjatë kohës që Ervis Bardhi, kishte qenë i paraburgosur në IEVP-në Peqin, kishte ndenjur në një nga dhomat ngjitur me dhomën ku qëndronte Gentjan Beqiri, i cili në atë kohë ishte i paraburgosur për shkak se Gjykata e Apelit, kishte kthyer për rigjykim çështjen në ngarkim të tij, ku akuzohej për vrasjen e Sokol Çapjas.

Më pas, Etjen Cani dhe Ervis Bardhi, kanë filluar që të shkojnë shpesh në banesën e Gentjan Beqirit, duke i bërë shoqëri. Në këtë periudhë Ervis Bardhi, jetonte në banesën e bashkëshortes së tij, A. Bardhi dhe gjatë kësaj kohe ai takohej edhe me Olsi Leka alias Jorgo Leku. Me të kishte biseduar edhe në lidhje me takimet që ai kishte me Ardian Meta alias Gentjan Beqiri në banesën e tij, ku i përgjigjej pyetjeve që i bënte herë pas here Olsi Leku.

Momentalisht Bardhi dhe Etien Cani, janë marrë të pandehur nga prokuroria dhe çështja ndaj tyre është dërguar në gjykatë për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Rrëfimi i Bardhit, solli arrestimin e 3 personave të tjerë si Etien Cani, Klajdi Dokoli dhe Jorgo Lekut, ndërsa për këtë ngjarje vijojnë ende të kryhen hetime, përsa i përket identifikimit dhe arrestimit të personave që kanë urdhëruar dhe paguar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervis bardhi etjen cani olsi leku ervis bardhi etjen cani olsi leku

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta