LIVE UPDATES
Bota

Rrëfimi i stërnipit të Mussolinit: Pushtimi i Shqipërisë nga fashistët ishte gabim

12 Maj 2019, 20:15 Nga DOSJA
Rrëfimi i stërnipit të Mussolinit: Pushtimi i

ITALI- Ka ndezur mjaft debate politike, mediatike e publike kandidatura në zgjedhjet evropiane të majit 2019 të stërnipit të ish diktatorit të Italisë Fashiste Benito Mussolini. Caio Giulio Cesare Mussolini është kandidati i Partisë së djathtë Fratelli d’Italia për parlamentin e ri europian.

Para mediave të huaja në Romë ai prezantoi kandidaturën e tij duke u shprehur krenar për mbiemrin e familjes së tij. Ish stërnipi i Duçes konsideron epokën fashiste si një periudhë komplekse, e cila nuk mund të përkufizohet e drejtë apo e gabuar , ndërsa për stërgjyshin e tij shprehet se ishte një politikan, dhe  lufta e provokuar nga fashizmi si të gjitha luftërat janë interesa politike.

Caio Giulio Cesare Mussolini ka qënë ushtarak në Marinën Italiane e sot punon  menaxher në një shoqëri private. Stërnipi i Duçes deklaron se dhe pse është debutimi i tij i parë në politikë, përherë ka qenë simpatizant e përkrahës i së djathtës italiane. Por shfaqet gjithashtu një njohës i mirë i vendit tonë Shqipërisë.

Gazetarja e RTV Ora në Romë Alba Kepi ka mundur të realizoj një intervistë të shkurtër me të.

A e njihni Shqipërinë? E keni vizituar?

Mussolini: Po e njoh Shqipërinë, Kam qënë në Shqipëri në vitin 1998-1999 me anijen time, kur isha Komandant i Marinës ushtarake Italiane. Kam vizituar Vlorën, Durrësin, Ishullin e Sazanit.

A e dini se në Tirana ka mjaft ndërtesa të ndërtuar në epokën e Italisë fashiste, pra të stërgjyshit tuaj?

Mussolini: Po i kam parë. Madje vura re se me gjithë periudhën e komunizmit këto ndërtesa janë ruajtur.  Vura re një vëmendje e një lidhje të fortë të Shqipërisë me Italisë gjë që ën vendet e tjera nuk e kam parë.

Kanë kaluar 80 vite nga prilli i 1939 kur Italia fashite pushtoi Shqipërinë. Ka ende një sensibilitet të lartë në Shqipëri për vuajtjet e viktimat që shkaktoi kjo luftë. Cili është mendimi juaj mbi këtë periudhë?

Mussolini: Nisemi duke ju thënë se Shqipëria ishte një vend mjaft pranë Italisë. Shqipëria ishte mjaft e lidhur me Italinë dhe nga këndvështrimi kulturor kishte një lidhje të fortë. Sigurisht lufta ishte një gabim. Unë mendoj se lufta ishte një gabim. Kanë kaluar 80 vite, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Shqipëria e sotme në krahasim me Shqipërinë që unë kam njohur 10 vite më parë është një vend modern, një vend që tërheq investitorët italianë, një vend ku studentët italianë shkojnë për të studiuar por dhe një vend ku pas viteve në emigrim shqiptarët kthehen në vendin e tyre. Pra ajo që dua të them është se Shqipëria po ecën shumë mirë.

Shqipëria është në pritje të hapjes së negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian. Nëse fitoni zgjdhdhjet e jeni deputet i Parlamentit të ri Evropian si do të votonit për Shqipërinë? 

Mussolini: Sigurisht qe do të votoja në favor pra jam pro pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.  Mendoj se vlerat parësore e nismëtare të krijimit të idesë së Evropës sot mbështeten nga Shqipëria e nga mazhoranca e shqiptarëve. E ky është një fakt  i bukur.

Shqiptarët janë ndër komunitetet më historike të emigrantëve në Itali. Çfarë mendoni për politikën shpesh të ashpër të Partisë tuaj Fratelli d’Italia ndaj emigrantëve? 

Mussolini: Ne jemi për një emigracion të kontrolluar e jo për një pushtim të pakontrolluar emigrantësh klandestinë. Muret që ngrihen kundër emigrantëve kanë porta që lejojnë hyrjen me një normativë të rregullt të emigrantëve

Kujtoj një periudhe kaotike të fillim viteve 90, të anijeve me emigrantë shqiptarë që mbërrinin në Itali, kujtoj anijen Vlora si dhe për fat të keq dhe tragjedi në detin Adriatik. Sot unë njoh mjaft shqiptarë që i janë mirënjohës Italisë, janë integruar mjaft mirë e mendoj se është një shembull i qartë i një integrimi të suksesshëm të emigrantëve.

(Marrë nga RTV Ora)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota benito musolini caio giulio cesare mussolini fashistet ne itali pushtimi italian benito musolini caio giulio cesare mussolini fashistet ne itali pushtimi italian

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen