LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rrëfimi i të birit: Si i vrau Mehmet Shehu 11 italianë, midis tyre edhe mikun e tij

13 Tetor 2020, 09:31 Nga DOSJA
Rrëfimi i të birit: Si i vrau Mehmet Shehu 11 italianë, midis

Rrëfimi i Bashkim Shehut

Kur një ditë prej ditësh i kishin thënë se do t’i shkëmbenin si robër lufte, ata nuk bënë rezistencë dhe nuk treguan as shenjën më të vogël të rebelimit. Në të kundërt, qenë të kënaqur që mund të shpëtonin tre jetë nëpërmjet këtij ndërrimi. Ata nuk ishin robër lufte, por dezertorë që jetonin që prej disa muajsh në shtëpinë e një fshatari. Nga rrethana të tilla nuk i trembeshin akuzës për tradhti që mund të ngrinte komanda e tyre, përndryshe ndërrimi nuk do të ishte bërë dhe ata do të vazhdonin të qëndronin aty në shtëpinë e fshatarit.

Situata për ta qe vërtet e çuditshme. Përreth zhvilloheshin luftime; herë batalioni i tyre i afrohej fshatit, herë i largohej i shtyrë nga sulmet e brigadave partizane. Dhe ata, 11 të arratisurit, vazhdonin ekzistencën e tyre në shtëpinë e një fshatari shqiptar. Ata nuk e donin luftën. Ndërmjet tyre qenë edhe dy oficerë të rinj, një kolonel dhe një  kapiten i ri që kish vendosur të mos luftonte dhe të mos vriste asnjë shqiptar, kur kish marrë vesh që ndodhej tamam në fshatin e Mehmet Shehut.

Vite më parë ai kish qenë miku i tij i ngushtë në Akademinë Ushtarake në Napoli. Fati e desh që ata të takohen sërish këtu, tepër të emocionuar,  në rrethana krejt të papritura, të bisedonin e të shëtisnin bashkë si dy miq të vjetër, në çdo rast që Mehmet Shehu dhe partizanët e tij kalonin andej. Por në këtë kohë një gazetë e Tiranës falënderonte fshatarin mallakastriot, për mikpritjen që ai kish rezervuar për dy oficerët dhe 9 ushtarët italianë. Ata gjithashtu e kishin lexuar këtë artikull.

Dikush e pat dërguar gazetën deri në këtë fshat të humbur. Kjo ish një arsye më shumë që ata të mos i trembeshin ndëshkimit si dezertorë kur morën vesh se do të ktheheshin në ushtrinë e tyre, të ndërruar me tre partizanë të burgosur. Megjithatë, pikërisht se partizanët mendonin se njëri prej tyre nga frika e ndëshkimit mund të tentonte të ikte, këtë mëngjes një rojë e armatosur qe vendosur para portës.

Ata i trembeshin më tepër dy oficerëve, por nëse do të kishte një ushtar më pak a më shumë në këtë ndërrim, kjo s’përbënte ndonjë problem të madh. Këtë mëngjes, ushtarët mund të dilnin lirisht kur të donin, ndërkohë që për të tjerët prezenca e rojës shkaktonte shqetësim. Ata s’e kuptonin për ç’arsye gjendja e tyre kish ndryshuar kaq brutalisht. Kishin hedhur armët me dëshirën e tyre, sepse nuk donin luftën, sepse nuk donin as të vrisnin dhe as të vriteshin. Po ashtu nuk kish asnjë arsye pse të survejoheshin. Më e çuditshmja qe se dy ushtarët që donin të dilnin nuk qenë penguar. Roja s’u kish thënë asgjë.

Por ai qëndronte atje padyshim për t’i mbikëqyrur. Kapiten Moreti donte të qartësohej, por roja qëndroi përballë tij duke i vendosur grykën e pushkës mbi gjoks dhe duke shtuar në italisht se nuk mund ta lejonte të dilte. Moreti e pyeti përse dhe tjetri iu përgjigj se kështu ishin urdhrat. Më pas një ushtar kërkoi të dilte por këtë herë as ai nuk mundi. Ata pritën deri në mesditë kthimin e të zotit të shtëpisë për t’i treguar gjithçka.

Duke qenë në dijeni, ai u përpoq të shpjegohej me miqtë megjithëse e gjithë kjo nuk po i pëlqente; ai ishte pothuaj i nxehur. Kapiteni Moreti i kërkoi atëherë të takonte komandantin e partizanëve Mehmet Shehun sa më parë të qe e mundur. Mehmet Shehu nuk u vonua. Madje ai kërkoi të qetësojë italianët.

“Kështu kanë vendosur shokët”, u tha ai. “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, megjithëse edhe mua më duket e ekzagjeruar. Ne do ta heqim rojën”.  Ai dha urdhër, pastaj e mori mikun e tij dhe dolën të shëtisnin rrëzë kodrës deri tek ullinjtë. Biseda e tyre s’kish asgjë të përbashkët me atë që kish ndodhur. Ajo pothuaj qe harruar. Dhe atëherë kur ata shëtisnin duke biseduar lirisht, Mehmet Shehut nga Ballshi i erdhi mesazhi. Ai e hapi, e lexoi, u shtang i tëri dhe papritmas u zbardh. Pastaj e mbylli dhe filloi të mendojë.

“Zbresim”- tha ai më në fund. Italiani kish kuptuar se diçka nuk shkonte.

“Çfarë ka ndodhur?”

“Asgjë” – iu përgjigj M. Shehu pa mundur të fshehë nervozizmin.

Ishte e qartë se kish ndodhur diçka që do ta ndërronte fatin e tyre. Megjithatë, Moreti vazhdonte ta ndiqte duke ecur në krah të tij pa e pyetur më për asgjë. Ata u ndanë pranë oborrit të shtëpisë ku qenë vendosur italianët dhe përpara portës të së cilës qe rivendosur roja që mbante një pushkë të madhe. Pak më vonë Mehmet Shehu kthehet i shoqëruar këtë herë nga një grup partizanësh e fshatarësh të zonës, të gjithë të armatosur. Ata e tërhoqën veç të zotin e shtëpisë.

“A janë të gjithë aty?”

“Të gjithë, po ç’po ndodh?”- tha ai.

“Dëgjo”, – i tha Mehmet Shehu, “komandanti i tyre nuk e pranoi ndërrimin. Në sytë e tij ata janë dezertorë… Atëherë të tre djemtë që ata kanë kapur do të ekzekutohen…”

“Si kështu?”

“Eh! Ja, kush e kish menduar se italianët do të refuzonin ndërrimin 10 me 3”.

Ai desh të shtonte diçka por hezitoi. Plaku e vuri re. Tashmë atij i dukej se zemra do t’i pushonte çdo çast  përballë atyre njerëzve të armatosur. Ai e preu heshtjen i pari:

“Po çfarë keni vendosur të bëni me këta këtu?”

“Shtabi i Përgjithshëm na ka dhënë urdhër t’i ekzekutojmë”, tha Mehmet Shehu, duke u përpjekur të ngjante i sigurt në vetvete.

-“Ç’do të thotë kjo?”, bërtiti plaku. Si mund ta bëni këtë? Ti e di mirë çfarë djemsh janë këta…

-“Është urdhër dhe s’mund të bëhet asgjë më tepër”, u përgjigj Mehmet Shehu.

-Plaku tentoi të gjente fjalët që mund t’i ndryshonin mendim, por pastaj e kuptoi që kjo do të ishte e kotë.

“Të paktën këtë djalë, tha ai, shokun tënd, lërma mua, mund të themi se na iku…

Është djalë i mirë… Pastaj është shoku yt…”

-“Pikërisht kjo është e tmerrshme”, – shtoi Mehmet Shehu me një ton brutal.

-Si thua, ai të ka mbajtur në shtëpinë e tij, mamaja e tij të ka shërbyer…

Fytyra e Mehmetit vazhdonte të errësohej nga fjalët e tjetrit. Asnjëherë ai s’e kish parë kaq të nxehur.

“Ti e shikon këtë, filloi të bërtasë Mehmet Shehu, duke i treguar yllin e kuq të xhaketës së tij, unë jam betuar mbi të”.

Sytë e plakut u mbushën me lot dhimbje dhe zemërimi së bashku. Një zemërim impotent pa objekt për të shkatërruar dhe që i binte mbi vete.

Mehmeti shpejtoi si i çmendur te shkallët dhe u dha urdhër njerëzve të armatosur që qëndronin në oborr. Zoti i shtëpisë nuk e kuptonte se ç’po ndodhte por dëgjonte një zhurmë të çuditshme nëpër të gjithë shtëpinë. Pak më pas, ai pa italianët të dilnin të lidhur. Në mënyrë të pavullnetshme e çoi dorën te pistoleta, por e hoqi menjëherë si të qe djegur. Pastaj ndoqi pas grupin e burrave, gjysma e të cilëve qenë të lidhur, gjysma të armatosur. Ata i çuan italianët drejt një shkurrnaje duke i radhitur shpejt. Pastaj filluan menjëherë të shtinin.

Ata binin njëri pas tjetrit duke lëshuar klithma e rënkime të ndërprera si t’u besonin syve vetëm atëherë kur plumbat përshkonin kokat dhe zorrët e tyre. Goditjet më në fund mbaruan, por kapiten Moreti ishte ende në këmbë. Asnjë nuk qëllonte më. Padyshim ai ishte komandanti i tyre. Pastaj në një heshtje të plotë, sikur gjithçka të kish vdekur e duhej të qëndronte kështu, e palëvizshme në përjetësi, Mehmet Shehu nxori pistoletën, e ngriti pa guxuar të shohë përballë atë mbi të cilin do të qëllonte dhe tërhoqi këmbëzën. Moreti u palos menjëherë më dysh, nxori nga goja e deformuar një sharje të tmerrshme dhe pastaj u rrëzua.

“Mehmet!”

Ishte plaku. Pistoleta e tij ishte drejtuar nga Mehmet Shehu.

“Çfarë bën?” – ulëriti ky i fundit.

Dora që mbante pistoletën u drodh. Koka e Mehmet Shehut ra mbi gjoks. Shpatullat u shkundeshin nga dridhjet. Ishte një dridhje e dalë nga thellësia e qenies së tij që bëhej gjithmonë e më e padurueshme dhe që u shoqërua nga ngashërime të forta që e shkundnin të gjithin. Disa partizanë të ngrirë në atë moment u zgjuan menjëherë duke iu afruar plakut dhe e kapën nga krahët. Por komandanti i tyre që mezi mbahej u bëri shenjë ta lëshonin. Ata qëndruan vetëm të dy. Mehmet Shehu u ul në një gur pranë tij, vuri kokën mes duarve i asfiksuar nga ngashërimi.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur bashkim shehut bashkim shehut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet