LIVE UPDATES
Bota

Rrëfimi për vrasjen në Pejë, flet djali i viktimës: Januzaj na ka ruajtur te banesa, babanë ma vrau pasi e denoncuam në p

19 Maj 2021, 16:51 Nga DOSJA
Rrëfimi për vrasjen në Pejë, flet djali i viktimës:

KOSOVË- Djali i Gëzim Kastratit, i cili u vra dje në Pejë nga Xhevdet Januzaj ka folur ditën e sotme për ngjarjen. Në një rrëfim për Gazetën Ekspress, ai ka treguar se si nisi ngjarja para 3 viteve, ku Januzaj ka qenë mësues në shkollën ku mësonte vajza e Kastratit. Mendohet se Januzaj ka ngacmuar seksualisht vajzën 13-vjeçare të Kastratit.   

“Historia ka ndodhur më 27 dhjetor 2019 kur kujdestari i klasës e ka thirrë motren tem në kabinet të shkollës për arsye me i mbyll notat. Kur ka hy brenda ka tentu me sulmu seksualisht, motra jem ka arritë me ikë prej kabinetit edhe ka ardhë në shtëpi na ka tregu. Ne e kemi denoncu rastin në polici, edhe kur e kemi denoncu atë (dorasin), e kanë marrë në paraburgim veç një muaj. Pas një muaji e kanë lëshu, ka qenë arrest shtëpiak dhe ka dalë edhe gjatë asaj kohe. Pasi u kry gjyqi, ai u dënu me tri vite e gjashtë muaj burgim, por se ka majt asnjë ditë burg edhe pse ka qenë i dënuar. Të hënën më 17 maj, ka nejt gjithë ditën para banesës ka dashtë me na vra, ose mua ose babin dikënd prej neve”, tha Kastrati.

Djali i viktimës u shpreh se Januzaj i ruante ata në banesë dhe çdo lëvizje që ata bënin, ndërkohë që Kastrati e ka dënoncuar atë në polici për përndjekje. 

“Na ka rujtë me sakicë para lokalit, poshtë banesës. Ne nuk jemi kanë kerkush në shtëpi, edhe na kanë tregu kojshija. I kanë thanë babit ruju vetë edhe ruje djalin se gjithë ditën të ka rujtë te banesa poshtë po don me ju vra. Babi u shku e ka denoncu rastin në polici, dhe policia i ka thënë se ky është për momentin i lirë dhe ka të drejt me shku kudo. E kanë pyet se a të kanë kërcënu personalisht, i ka thënë se ku po don më kërcënim sesa me të rujtë te banesa. I kanë thënë se nuk munden me ndihmu kurgjë, përderisa nuk e ka kërcënu personalisht. Nesër me datë 18 maj, babi ka dalë poshtë lokalit te banesa edhe e ka vra me allti të vet”, tha ai.

Ai gjithashtu u shpreh se kanë marrë kërcënime nëpërmes të afërmve të Januzajt, të cilët i kërkonin që të tërhiqnin dëshminë për ngacmin seksuale që kishin bërë.  

“Unë në ato momente kam qenë në pune në Prishtinë, lajmin e mora nga motra përmes telefonit. Prej tij direkt s’kemi pas kërcënime, por prej vëllëzërve të tij një herë po. Na kanë thënë që nëse nuk e tërheqni deklaratën do të keni probleme. Na kanë kërcënu përmes familjarëve. Ne nuk e kemi tërheq denoncimin kemi besu në drejtësi e në shtet. Por qe çka ndodhi”.

Djali tha se babai i ka kërkuar atij që të ruante veten, për shkak se Januzaj po i ruante ata.

“Në ditën tragjike kam pas komunikim me babain më ka thënë kur të vish në Pejë, thirrëm në telefon e dal me të marrë se është ka na ruan. Ruju sa të mundesh ka thënë edhe nëpër Prishtine sa të jesh atje. Se ka thënë mos po të vjen atje”.

Ditën e djeshme, djali tha se si ai edhe babai i tij, kanë qenë të armatosur, por të atit nuk i ka shkrepur arma.

“Më ka thënë që po dal në qytet me ble do bukë, babi u ulë tani në lokal, ai ka ardhë dhe e ka vra. Edhe babi ka qenë i armatosur, veç babit nuk i ka shkrep alltia. Ata janë kanë në lokal, saktësisht se di qysh ka ndodh rasti. E di qe ka qenë në lokal, dytë i kanë nxjerrë alltiat veç se ai e ka vra babin”, shtoi ai.

Ai vazhdoi të thotë se ata ndihen të rrezikuar si dhe kanë kërkuar nga policia që të marrin masa për autorin e ngjarjes. 

“Ndihemi të rrezikuar pasi ai ndodhet në arrati. Mbrëmë e kanë çu policinë te banesa me na rujtë. Kanë mujtë me çu ma herët policinë edhe mos me ndodh ky rast. Duhet sa më shpejt me ndërmarrë masa, me arrestu dorasin, mos me u ndi ne të tjerët të kërcënuar. Edhe me i marrë senet ma seriozisht, kur të shkon dikush me lajmëru ndonjë kërcënim, e jo me thanë a të ka kërcënu personalisht. Përderisa është një problem me një person edhe të vjen te banesa, për çka po të vjen ai me sakicë. Ajo u kanë kërcënim edhe policia ka thënë se ka drejt me ardhë, deklarata është në polici që babai e ka dhënë me datë 17 maj, rreth orës 22:00”, u shpreh ai.

Në lidhje me motrën e tij, djali tha se ajo është me trauma dhe se friksohet natën dhe refuzon të shkojë në shkollë.  

“Motra hala ka probleme, hala frikësohet naten, tutet me shku në shkollë. Atë ditë nuk e ka lanë babi e as ajo vetë s’ka dashtë me shku në shkollë…Jemi mundu me majtë motren sa më shumë afër vetes edhe me ja hekë atë, që ai është dënu”, përfundoi ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në një lokal në Pejë, ku Kastrati po pinte kafe. Sipas njpftimit të policisë të dy personat nxorën armën për t’i rënë njëri-tjetrit, ndërkohë që vetëm Januzajt i është shkrepur arma. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gezim kastrati vritet 40 vjecari ne peje xhevdet januzaj. gezim kastrati vritet 40 vjecari ne peje xhevdet januzaj.

Sondazh

Poll
Bota 19 Maj 2021, 16:41

Nik Gjeloshaj: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

MALI I ZI- Kryetari i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, thotë se ai ka informuar partnerët ndërkombëtarë të Malit të Zi, duke përfshirë SHBA-në, se ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet