Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHBA– Për herë të parë të martën administrata Biden lejoi gazetarët të hyjnë brenda institucionit kryesor të paraburgimit që ndodhet në kufi, duke nxjerrë në pah një strukturë tejet të mbipopulluar me më shumë se 4,000 njerëz në të, përfshirë fëmijë e familje. Ata kishin tejmbushur një hapësirë të parashikuar për 250 vetë. Presidenti Joe Biden ka qenë nën presion për të garantuar më shumë transparencë lidhur me situatën në kufi në kushtet kur javët e fundit kanë hyrë në vend nga Meksika me mijëra fëmijë e familje.
Agjencia e Doganave dhe e Mbrojtjes së Kufirit lejoi dy gazetarë të agjencisë së lajmeve “The Associated Press” dhe një grup xhirimi të rrjetit televiziv CBS të vizitonin qendrën për migrantët në Dona të Teksasit, me kushtin që ata të ndajnë informacionin me mediat e tjera.
Më shumë se 4,100 persona ndodheshin në këtë qendër të martën, 3,400 prej tyre fëmijë të pashoqëruar nga prindërit ndërsa pjesa tjetër njerëz që kishin ardhur me familjet e tyre, një përzierje prindërish e fëmijësh. Shumica ishin fëmijë të pashoqëruar, dokumentet e të cilëve përpunohen në çadra, përpara se ata të dërgohen në ambiente që menaxhohen nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore dhe më pas të vendosen me një anëtar të familjes, të afërm ose person që shërben si garant për ta.
Fëmijët mbaheshin në ndarje të formuara nga qese plastike. Shumë prej ndarjeve kishin më shumë se 500 fëmijë, të vendosur pranë njëri-tjetrit dhe shumë prej tyre shtriheshin në tokë në shtroja e batanije prej letre alumini.
Të martën, gazetarët panë disa fëmijë në proces përpunimi të dokumentave për azil. Ata hynë në një dhomë të vogël ku kontrolloheshin për morra dhe u bëhej vizitë mjeksore. Ndaj tyre nuk bëhej asnjë test për COVID-19 përvec rasteve kur fëmijët shfaqnin ndonjë simptomë.
Administrata Biden vazhdon të dëbojë të rriturit që përpiqen të kalojnë kufirin nën një dokument mbi shëndetit publik të lidhur me koronavirusin të miratuar nga ish-Presidenti Donald Trump. Presidenti Biden gjithashtu është përpjekur të dëbojë shumicën e familjeve që udhëtojnë së bashku, por ndryshimet në ligjin meksikan kanë detyruar agjentët që të lirojnë shumë prindër e fëmijë të tyre duke i lejuar të hyjnë në SHBA.
Zoti Biden nuk ka pranuar të vërë në zbatim praktikat e administratës Trump për dëbimin e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar. Disa qindra fëmijë dhe adoleshentë kalojnë kufirin çdo ditë, shumica largohen nga dhuna, varfëria ose efektet e katastrofave natyrore në Amerikën Qendrore. Në disa raste, prindërit që janë refuzuar të hyjnë në SHBA i kanë dërguar fëmijët e tyre vetëm përtej kufirit, duke shpresuar se ata do të strehohen tek të afërmit e tyre në SHBA.
Patrulla Kufitare po kap çdo ditë më shumë fëmijë duke krijuar një ngërç të madh për sistemin. Në përgjithësi Patrulla Kufitare supozohet t’i mbajë fëmijët jo më shumë se tre ditë, por Shërbimet Shëndetësore dhe Njerëzore nuk kanë më hapësirë.
Marre nga: VOA
(A.k.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
POLONI– Firma polake InPost parashikoi të martën rritje të mëtejshme të shitjeve dhe përfitimit këtë vit, duke thënë se pret që një bum në tregtinë elektr...
BOTË– Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 128 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 2,819,096 njerëz dhe...
INDONEZI– Ekipet kërkuese indoneziane kanë gjetur regjistruesin e zërit të zhdukur nga aeroplani, Sriwijaya Air që u rrëzua në Detin Java në janar, duke v...
KOSOVË-Nxënësit e sistemit parauniversitar në Kosovë, javën e ardhshme do të jenë pushim. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Ars...
PRISHTINË– Kosova ka shënuar shifra të larta infektimi. Sipas Institutit Kombër të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.470 testim...
ITALI- Pasarela e Armanit në Milano të Italisë do të kthehet në një qendër vaksimi. Fanpage shkruan se ky veprim është marrë për të lehtësuar vaksinimin në Ita...
HOLANDË- Shqipëria do të peformojë në vend të 11-të në gjysmë finalen e Eurovizionit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ‘Eurovision Song Contest’ ...
BRITANI– Mijëra britanikë kanë dalë për të shijuar temperatuat e larta dhe rrezet e diellit, pas një kohe shumë të gjatë karantinimi.Sipas BBC, tashmë gjysma e ...
POLONI- Sërish Komisioni Europian ka hedhur në gjyq Poloninë para Gjykatës Europiane për shkak të reformës së diskutueshme në drejtësi. Ligji polak për ndëshkim...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian vlerëson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE, ka bërë “ndryshim real në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve n...