Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI– Pas vitesh “bashkëjetesë” me vdekjen, pluhurin, vrasjet, bombat, dhe plumbat, rikthehen në atdhe katër fëmijë shqiptarë dhe gruaja e parë nga kampi i Al-Holit në Siri. Gjysmëhëna e Kuqe siriane në bashkëpunim me autoritetet vendase dhe qeverinë shqiptare kanë mundur që të nxjerrjen nga kampi i Sirisë, Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe.
Bashkë me ta është rikthyer edhe Endri Dumani, i cili tanimë i ka mbushur 12 vjeç. Ndërkohë mbetet ende mister fati i motrës së tij, Evës, e cila nuk pranoi që të kthehej në Shqipëri. Megjithatë sipas kryeministrit Edi Rama, Eva, e cila në kamp njihet si Sara, është në gjendje të mirë por nuk ka preferuar që të japë më shumë informacione për vendndodhjen e saj.
Ndërkohë që aeroporti i Rinasit është mbushur plot me familjarët të personave që pritet të riatdhesohen, të cilët me lot në sy presin me sytë nga pista e aeroplanëve. Megjithatë për të gjithë të rikthyerit, ministri Lleshaj tha dje se nuk do të shkojë pranë familjëve të tyre, por fillimisht do t’u bëhen kontrollet mjekësore. Më pas, do të trajtohen nga specialistë për rehabilitimin e tyre.
Ndërkohë që shpërndau lajmin për të miturit që kishin arritur të shpëtonin ditën e djeshme, kreu i qeverisë, Edi Rama paralajmëroi se operacioni do të vijonte deri në rikthimin e rreth 50 të miturëve të tjerë që janë larguar drejt Sirisë për të parë në sy vdekjen. Vetë ministri i Brendshëm, me karrierë si gjeneral ushtrie, Sandër Lleshaj dhe shefi i Anti-terrorit, Gledis Nano janë shprehur të tmerruar nga ajo që janë parë në kampin ‘Al-Hol’.
Në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, të Top-Channel, të dy e përshkruan atë kamp si një ferr dhe thanë se shqiptarët duhet të shikojnë se çfarë bëhet në ato ambiente. Marc Ghorayeb, Konsulli i Shqipërisë në Liban ka treguar se riatdhesimi i shqiptarëve në vendin e tyre, nuk është fundi i marrëdhënies së tyre me Sirinë. Ghorayeb tha se do të punohet për riatdhesimin e të gjithë personave që janë në ato kampe të tmerrshme përveç grave, të cilat janë nën hetim për krime. Gjithë kategoritë e tjera mund të shpëtohen nga kampi.
(k.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, ditën e ...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar emrat dhe ‘CV’-në e shumë prej të kualifikuarve në BKH, të njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare, pas testit fizik. Shumë prej 10...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë për herë të dytë afatin për dorëzimin e ofertave lidhur me projektin dhënie me koncesion/partneritet publik ...
KUKËS– Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka akuzuar Taks-Forcën, për mosmarrjen e masave të duhura për parandalimin e infektimit të koronavirusit. Po...
GREQI- Një shqiptar po kërkohet nga policia greke pasi ky i fundit dyshohet se ka vrarë dy persona në qytetin Chania, Kretë. Sipas mediave të huaja janë gjetur ...
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Rovigana në Monselice në Itali. Mediat fqinje bëjnë me dije se 45-vjeçar me origjinë shqiptare është gje...
TIRANË– Një letër që Myslim Murrizi e ka nxjerrë edhe në Parlamentin e Shqipërisë, sipas deputeti tregon që nuk je spiun. I ftuar në studion e “Open”...
GREQI- Një nga personat që u arrestua në mëngjesin e 8 tetorit teksa është përpjekur për të tranportuar drogë vlera e të cilës shkonte vlerë 6 milion euro nga G...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e riatdhesimit të shqiptarëve që ka nisur sot. Në një lidhje me ...