Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË – 35 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë fundjavës pasi nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Mësohet se 18 persona janë arrestuar pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë që të tjetër ishin pa leje drejtimi. Gjthashtu janë ndëshkuar me masë administrative 3456 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit si dhe janë bërë shkak për aksidente të mundshme rrugore.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë në të gjitha rrugët e vendit, kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i kontrolleve të kombinuara nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 35 drejtues mjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë pezulluar 119 leje drejtimi, nga këto 52 për shpejtësi tej normave të lejuara, 62 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 3456 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.
-Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Kont Leopold Bertold”, kanë ndaluar një drejtues mjeti që vazhdonte lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., 31 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 5000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.
-Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka konstatuar me radar, në rrugën interurbane Thumanë-Laç, një automjet tip “Land Rover”, që qarkullonte me shpejtësi 194 km/h. Drejtuesi i mjetit, shtetasi F. T. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, në hyrje të qytetit të Burrelit. Drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me masë administrative 24.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 1 vit dhe zbritje 13 pikë nga leja e drejtimit.
-Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, kanë kapur në kushtet e flagrancës, në Skuraj, Kurbin, dy drejtues mjetesh që po transportonin emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.
Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane, ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparate fotografike. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.
(I.A/dosja/al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BULQIZË– Muharrem Plaku, minatori i cili u gjet i vdekur pas 6 ditësh kërkime në një nga galeritë private të kromit në Bulqizë është dërguar pranë fa...
Ata ulin sytë përpara gjykatësve. Herë shfaqen të turpëruar, ndonjëherë të penduar, por që të gjithë janë njësoj. Të dehur apo esëll, ata dalin para gjykatës pë...
TIRANË– Ditën e sotme përfaqësues të bizneseve ishin të ftuar në ABC Live me Juli Xhokaxhin. Ato janë shprehur se nëse afati i fiskalizimit nuk shtyh...
ZVICËR- Zvicra ka ashpërsuar rregullat anti-Covid në lidhje me hyrjen e turistëve, ose personave shqiptarë në vend. Në njoftimin e publikuar nga Ministria...
TIRANË- Djali i mitur i familjes, Enrik Gjoka ka ndërruar jetë ditën e sotme pas shpërthimit të gazit. 12-vjeçari nuk mundi që t’i përballojë ...
TIRANË-Revista britanike Suitcase ka bërë një përmbledhje të vendeve turistike që duhen vizituar në Shqipëri. Në artikullin e saj revista ka listuar 9 qyte...
ITALI– Prokuroria italiane ka marrë në pyetje biznesmenin Davide Pecorelli, i cili u gjet i gjallë dy ditë më parë, teksa ishte shpallur në kërkim në Shqi...
DIVJAKË- Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Divjakë, ku të shtunën burri vrau gruan dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Babunjë...
PUKË– Davide Pecorelli është akuzuar nga Prokuroia e Pukës për shkatërrim prone me zjarr dhe shkatërrim varresh. Këto dy akuza vijnë pas gjetjes së n...
ITALI– Devinson Bregu është 21-vjeçari shqiptar i cili ka humbur jetën në Itali. Mediat italiane raportojnë se i riu u përplas me makinën e tij tip...