LIVE UPDATES
Bota

Rrezikohet fundi i dialogut? Intensifikim përpjekjesh për takimin Kurti-Vuçiç. Lajçak e mohon: Kam marrë garanci nga palë

26 Mars 2021, 12:48 Nga DOSJA
Rrezikohet fundi i dialogut? Intensifikim përpjekjesh për takimin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, duke i premtuar atij bashkëpunim në të ardhmen. Vetë Kurti shkroi në Twitter për telefonatën, por nuk shpalosi detaje tjera. ”Sot më erdhi një telefonatë nga Miroslav Lajcak i cili më përgëzoi për postin tim të ri si Kryeministër, duke i uruar qeverisë sonë sukses. Presim bashkëpunimin tonë të ardhshëm”, shkroi Kurti.

Lajçak: Kam garanci për dialogun

Kërkesa e vazhdueshme e Lajçakut drejtuar kryeministrit të ri kosovar është vazhdimi i dialogut me Serbinë, ndonëse Albin Kurti ka thënë se nuk i shmanget dialogut me Serbinë, por nuk e ka ndër prioritet e para të qeverisjes së tij. Ndërkohë, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq pritet të ndodhë brenda disa javësh, ka thënë Lajçak. “Mendoj se takimin e parë mund ta presim shumë shpejt, pa shtyrje të panevojshme. Kosova ashtu siç jemi marrë vesh edhe me Albin Kurtin duhet të përfundojë me krijimin e institucioneve. Ka mbetur tani edhe zgjedhja e presidentit dhe përgatitja e ekipit të ri. Pas kësaj, presim që ata të jenë të gatshëm. Ai më ka thënë se është i gatshëm të vijë në Bruksel për t’u takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Vuçiq më ka thënë se është i gatshëm të vijë kurdo që të ftohet”, ka thënë Lajqak.

I ngarkuari i BE-së për dialogun ka qenë i inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd ku, siç shprehet ai, “ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun”. “Gjatë qëndrimit tim të fundit në Prishtinë dhe Beograd, partnerët më kanë konfirmuar se e dinë mirë rëndësinë e dialogut dhe se janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë proces. Natyrisht se dialogu është jo vetëm proces i normalizimit të marrëdhënieve, por edhe platformë ku zgjidhen edhe problemet tjera”, thotë Lajçak.

Kurti refuzon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Ndër kërkesat që vazhdimisht Serbia ka përcjellë për autoritetet e BE-së dhe ato të Kosovës është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas pikëpamjes së Beogradit ky asociacion ka kompetenca ekzekutive. Por kjo është e papranueshme për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që refuzon për themelimin e asociacionit me kompetenca ekzekutive. “Neni 44 i Kushtetutës së Kosovës garanton lirinë e asociimit, por nuk ka nevojë të negociohet për diçka që ne e kemi të garantuar me Kushtetutë. Nuk mund të kemi Asociacion një-etnik, mund të jetë karakteri i Asociacionit të komunave, por jo një-etnik, e thotë edhe Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj të shpallur më 25 dhjetor të vitit 2015.” Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës e shprehu në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

Pas kësaj ishte i menjëhershëm reagimi i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. “Serbia nuk do të qëndrojë duarkryq lidhur me deklarimet e Prishtinës kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, u shpreh Vuçiq. “Edhe sot, kur ata na kërcënojnë me formimin e “Shqipërisë së Madhe ” dhe thonë se nuk ka asgjë nga Asociacioni i Komunave Serbe, ne po themi që ne nuk jemi aq të dobët sa kemi qenë”, citojnë mediet në Serbi, Vuçiqin duke shtuar se Prishtina nuk duhet të kërcënojë. “Thjesht u kërkoj atyre që të mos na kërcënojnë dhe të mos mendojnë se Serbia është thyer dhe se nuk do të dijë si të përgjigjet”, ka thënë Vuçiq.

Fund i dialogut?

Reagime ka pasur edhe nga ambasadori serb në Uashington dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi përfundimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me deklaratat se nuk dëshiron as ta diskutojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Albin Kurti po bën kërdi në rajon në ditët e para të tij në detyrë. Ai as nuk dëshiron të diskutojë mbi formimin e Asociacionit të komunave serbe, një detyrim ligjërisht obligativ i Kosovës, i nënshkruar, ratifikuar dhe i garantuar ndërkombëtarisht, Kurti ka njoftuar në fakt përfundimin e dialogut në mënyrën më të egër”, shkroi në Twitter Gjuriq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht e ka përsëritur se sa i përket dialogut me Serbinë ai nuk i shmanget atij, por, fillimisht dëshiron të dialogojë me serbët e Kosovës dhe më pas me Beogradin. Analisti politik, Blerim Burjani është i mendimit, se kjo formë e dialogut mund të zgjats marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi. “Dialogu i brendshëm me pakicën serbe e vonon zgjidhjen. Kurti duhet të pranojë se normalizimi i raporteve është prioritet, sepse i përket paqes, stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar e paqja e qëndrueshme gjithmonë është prioritet ndërkombëtar, andaj ikja nga prioriteti ndërkombëtar i këtij rendi botëror nuk është e dobishme dhe i bën dëme këtij rendi”, thotë për DW Blerim Burjani.

Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq thotë se Kurti i jep fund dialogut me deklaratat se nuk dëshiron as ta diskutojë formimin e Asociacionit

Nga komuniteti ndërkombëtar vijnë thirrje të qarta për kryeministrin e Kosovës për angazhim në dialogun me Serbinë. Kërkesa e fundit ishte nga debati në Parlamentin Evropian ku i miratua raporti për Kosovën i raportueses Viola von Cramon, ku ndër të tjera qeverisë së re të Kosovës i bëhet thirrje që të angazhohet në dialog me Serbinë. “Qeveria e re duhet të angazhohet për dialogun. Kemi parë në javët dhe muajt e kaluar që është bërë progres dhe do të donim që ky proces të vazhdojë në javët dhe muajt në vijim. Dialogu është parakusht për rrugën drejt BE-së”, tha Viola von Cramon.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic dialogu serbi-kosove albin kurti aleksander vucic dialogu serbi-kosove

Sondazh

Poll
Bota 26 Mars 2021, 12:36

NORVEGJI– Norvegjia ende nuk ka marrë një vendim për nisjen e vaksinimit me AstraZeneca.Sipas TheGuardian, qeveria pritet të ketë një vendim deri në 15 pr...

Bota 26 Mars 2021, 10:13

Albin Kurti, pasditen e sotme mbledh qeverinë

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e sotme do të zhvillojë një mbledhje të qeverisë. Sipas Gazeta Express, mbledhja do të fillojë në orën 16...

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë