LIVE UPDATES
Aktualitet

“Rrezikojmë rimbylljen, personat mbi 60-vjeç të ruajnë veten”/ Apeli i mjekëve shqiptarë: Qytetarë duhet të përshta

17 Qershor 2020, 11:39 Nga DOSJA
“Rrezikojmë rimbylljen, personat mbi 60-vjeç të

TIRANË: Një grup prej 5000 mjekësh dhe specialistësh të Shëndetësisë nga Shqipëria dhe Diaspora i bëjne thirrje shqiptarëve që të respekojnë masat për COVID-19. Nëpërmjet një letre të hapur ata japin 6 këshilla sesi të ruhemi nga virusi, që po merr çdo ditë jetë njerëzish. Mjekët theksojnë se tashmë duhet të përshtatemi me jetën e re, ku nuk duhet të mungojnë maskat e dezinfektantët.

“Nëse dëshironi të gëzoni shëndet, të shijoni pushimet, gëzimet tuaja familjare, nëse doni të dashurit tuaj të vijnë nga jashtë apo ju të udhëtoni jashtë vendit, përpiquni të përshtateni me jetën tonë të re. Ngado me maska dhe desinfektantë duarsh, gjithmonë distancë. Jemi me ju, por mjekët nuk mund të luftojnë të vetëm. Kemi nevojë të jeni aleatët tanë që fitorja të jetë e të gjithëve. Një realitet i ri, yni, për një të ardhme të shëndetshme”, shprehen ndër të tjera mjekët.

Shkrimi i plotë:

Nese jemi bashke, do t’ja dalim! Të dashur bashkëatdhetarë, Java e fundit me numrin e rasteve të rritura nga dita në ditë na ka shqetësuar të gjithëve. Ne, një grup prej 5000 mjekësh dhe specialistësh të shëndetësisë nga Shqipëria dhe Diaspora, kemi ndjekur situatën e pandemisë në atdhe që prej muajit mars. Roli ynë ishte bashkëpunimi mes nesh, në përballje me armikun që na trokiti paftuar këtë pranverë. Sot vendosëm se i detyrohemi popullit shqiptar pak më tepër se thjeshtë ide e diskutime mes kolegëve. Ne mbi të gjitha studiuam dhe punojmë për ti shërbyer shëndetit të pacientëve tanë. E kjo detyrë na shtyn të vëmë shëndetin tuaj në vijë të parë. Të menaxhosh situata të tilla është sfidë, por të jesh pacienti është akoma më e vështirë. Mirëkuptojmë ankthin tuaj ashtu si edhe pasiguritë tuaja. Ju u përballët me një virus të panjohur, me informacion që ndoshta nuk e kuptonit plotësisht, me rregulla që nuk ishte e lehtë ti ndiqnit, me humbje të punës apo situata familjare që ju shkaktuan stres të panevojshëm. Kolegët mjekë dhe institucionet iu bënë thirrje të përshateshit më jetën e re për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe në vetëm pak ditë realiteti juaj ndryshoi rrënjësisht.
Pas karantinës së lodhshme rishijuam lirinë, por shumë prej jush harruan shpejt sakrificat vetjake dhe të të tjerëve, harruan muajt që lamë pas. Cmimin po e paguan një pjesë e bashkëatdhetarëve tanë, ashtu si mund ta paguajmë shtrenjtë ne dhe ju. është pikërisht kjo situatë e re që na sjell nevojën t’ju drejtohemi secilit prej jush.
Duke filluar nga ne, personeli mjekësor, e deri tek banori i një zone të largët ju rikujtojmë:
1. Distancimin fizik nga njëri- tjetri të paktën 1.5 metra. Të mos qëndrojmë afër kur nuk është e nevojshme, të mos fyhemi nga shokët apo të afërmit kur nuk na japin dorën e kur nuk na përqafojnë. Mbrojnë veten e tyre e njëkohësisht dhe ne.
2. Maskat nuk janë mit, janë një aksesor i nevojshëm. Qepini vetë ose i blini, mjafton të mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh etj.
Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja.
3. Higjiena personale, një shishe e vogël me desinfektantë dhe larja e shpeshtë e duarve mbi 20 sec ju mbron nga përhapja e virusit. Sa herë uleni të pini kafen tuaj apo të hani dicka, ju lutemi të lani/desinfektoni duart.
4. Një pjesë e pacientëve janë “viktima“ të fshehjes së sëmundjes nga personat rreth tyre. Mos harroni se duke mos treguar të vërtetën vini në rrezik jo vetëm jetën e miqve apo të njohurve tuaj, por gjithashtu rrezikoni rimbylljen e Shqipërisë dhe penalizimin e padrejtë të të gjithëve. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë.
5. Sistemi ynë shëndetësor , ashtu si edhe sisteme më të avancuara se ai shqiptar, ka limite në përballimin e një situatë më të rënduar. Asnjë nga ne nuk do dëshironte që shërbimi i ofruar të mos ishtë maksimal. Duhet të kuptojmë që sa më pak raste, aq më mirë do menaxhohen ato.
6. Nënvizojmë se të gjithë ata me sëmundje kronike dhe moshat mbi 60 vjec duhet të ruajnë veten më tepër se të tjerët. Ju rrezikoni shumë, prandaj bëhuni mjekët e vetvetes dhe reduktoni lëvizjet dhe takimet e panevojshme. Mbani gjithmonë maskë.

Kultura jonë na ka mësuar të jemi socialë me njëri-tjetrin e të ndërtojmë marrëdhënie afrimiteti. Por sa na rrezikon kjo? Fatkeqësisht, tepër! Takojini të afërmit tuaj në distancë, ruajini ata, ruani dhe veten. Nëse dëshironi të gëzoni shëndet, të shijoni pushimet, gëzimet tuaja familjare, nëse doni të dashurit tuaj të vijnë nga jashtë apo ju të udhëtoni jashtë vendit, përpiquni të përshtateni me jetën tonë të re. Ngado me maska dhe desinfektantë duarsh, gjithmonë distancë. Jemi me ju, por mjekët nuk mund të luftojnë të vetëm. Kemi nevojë të jeni aleatët tanë që fitorja të jetë e të gjithëve.
Një realitet i ri, yni, për një të ardhme të shëndetshme. Me respekt për cdo sakrifice tuajën.Mjekët shqiptarë pjesë e Grupit Anti- Covid. Qershor 2020. 

Ndërkohë situata me COVID-19 vijon të mbetet e paqëndrueshme. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 50 raste të reja. Harta është zgjeruar me 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje. Gjatë ditës së fundit janë shëruar 13 qytetarë dhe një paciente tek  Infektivi ka humbur jetën. Që nga nisja e pandemisë janë 38 jetë të humbura dhe 1722 janë konfirmuar me COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjekët shqiptarë mjekët shqiptarë


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet