LIVE UPDATES
Politike

Rrëzimi i dekretit të Metës, Bardhi: Injorimi i ‘Venecia’-s po na fut në përplasje me Europën, Rama nuk mund të impon

29 Tetor 2020, 16:45 Nga DOSJA
Rrëzimi i dekretit të Metës, Bardhi: Injorimi i

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Me rrëzimin e dekretit të presidentit, duke refuzuar thirrjen e Bashkimit Europian për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin e njëanshëm Zgjedhor, Shqipëria është më pak demokratike dhe më pak europiane. Qeveria e Edi Ramës është identifikuar në Bruksel dhe në kryeqytetët kryesore europiane si një qeveri që punon kundër integrimit europian dhe kundër interesit të qytetarëve. Me refuzimin që i bëri thirrjeve të përsëritura të Bashkimit Europian, Edi Rama nuk ndryshon nga Llukashenko. Për pushtetin e tij personal, është gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë, të izolojë shqiptarët dhe t’i ndëshkojë ata duke penguar me dashje hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Injorimi i thirrjes së Bashkimit Europian për të pritur Opinionin e Komisionit e izolon përfundimisht Shqipërinë dhe e fut në hartën e vendeve që janë në kurs përplasje me Europën. Kjo është përgjegjësia e vetëm një njeriu, që pushtetin e tij personal e vendos mbi interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Tentativa e Edi Ramës për ta vënë Komisionin e Venecias përpara faktit të kryer, me teorinë që me Opinionin do të shohim se çfarë mund të bëjmë pas zgjedhjeve, është qasja më antidemokratike që mund të mbajë Kryeministëri i një vendi që pretendon të nisë negociatat me BE. Rregullat e zgjedhjeve nuk janë referendum në PS për të emëruar Edi Ramën Kryetar të Rilindjes! Ligji zgjedhor është garancia e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje demokratike dhe të ndershme. Ai duhet domosdoshmërisht të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe standardet europiane, që të jetë i pranueshëm nga qytetarët dhe partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Kurrë në këto 30 vite Shqipëria nuk ka shmangur ekspertizën e Komisionit të Venecias dhe ODIHR përpara miratimit dhe implementimit të ligjit zgjedhor, as kur ai ka qenë konsensual. Asnjë palë nuk mund të imponojë rregulla të njëanshme palëve të tjera pjesëmarrëse ne zgjedhje! Kjo nuk është demokratike.  Njëanshmëria e Edi Ramës, frika e tij nga zgjedhje e vërteta, shkelja e Marrëveshjes së 14 Janarit dhe 5 Qershorit, që shtruan rrugën për një klimë politike normale parazgjedhore, si dhe arroganca për të injoruar nevojën për ekspertizë ndërkombëtare nga Komisioni i Venecias, po fut seriozisht vendin drejt një aventure të rrezikshme dhe të panjohur, në përplasje me Bashkimin Europian.
Çdo akt i Edi Ramës në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit tregon se ai ka frikë nga zgjedhjet!
Edi Rama ka frikë nga vota e qytetarëve, prandaj refuzoi hapjen e vërtetë të listave dhe votimin e deputetëve direkt nga qytetaret. Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet, sepse ai nuk e do Europën. Ai do vetëm të vjedhë, të zaptojë, të pasurohet në kurriz të shqiptarëve. Kjo është arsyeja përse Shqipërisë i shtohen kushtet nga viti në vit.  Edi Rama bën mirë që ka frikë nga zgjedhjet! Pas 25 Prillit ai do të mbajë përgjegjësi ligjore për çdo të keqe që i ka bërë vendit dhe shqiptarëve në këto 8 vjet! Nuk ka as Kod Zgjedhor, as Kushtetutë, asnjë formulë magjike që ta shpëtojë nga vota e shqiptarëve!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet