Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Rriten tensionet në Gjirin Persik, Britania e Madhe kёrcёnon Iranin me sanksione
22 Korrik 2019, 08:09Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Në grindjen mes dy vendeve shkaku janë dy anije. Fillimisht britanikët bllokuan një anije iraniane ҁisternë në Gjibraltar. Irani menjëherë pas kësaj konfiskoi një anije britanike. Londra kërcënon me sanksione.
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe Hunt mund të shpallë masa diplomatike dhe ekonomike, njofton “Daily Telegraph”. Ndër këto masa mund të jetë edhe ngrirja e pasurive. Britania e Madhe, sipas këtyre njoftimeve, mund të insistojë, që të rivendosen sanksionet e OKB-së dhe të BE-së kundër. Sanksionet u shfuqizuan më 2016 pas marrëveshjes atomike me Iranin.
Britania e Madhe i këshillon anijet tregtare britanike, tani për tani t’i shmangen këtij kalimi të rëndësishëm detar kryesisht për tregtinë mbarëbotërore të naftës. Ministri i Jashtëm, Jeremy Hunt, shkruante (20.0) në Twitter, që ky veprim i Iranit është “një shenjë shqetësuese”, se Irani “mund të ndjekë një shteg të rrezikshëm të qendrimit ilegal dhe destabilizues”. “Reagimi ynë do të jetë i menduar mirë, por robust”, deklaroi ai.
Perëndimi kërkon lirimin e anijes britanike ҁisternë
Ministria e Jashtme në Berlin i bëri thirrje “insistuese” Teheranit, që ta “lirojë menjëherë” anijen ҁisternë, e cila lundron nën flamurin britanik. “Qeveri Gjermane e dënon ashër bllokimin e anijes tregtare në Gji”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë. “Kjo është një ndërhyrje e pajustifikueshme ndaj një lundrimi civil, gjë që e ashpërson edhe më tej gjendjen e tensionuar.” Një tjetër përshkallëzim, sipas deklaratës, “do t’i minonte të gjitha përpjekejt që po vazhdojnë për gjetjen e një rrugëdaljejej nga kriza aktuale.”
Ngjashëm është shprehur edhe Franca. Ministria e Jashtme në Paris e dënoi rreptë bllokimin e anijes britanike dhe shprehu “shqetësim të madh” për incidentit.
Gjendja tej mase e acaruar
Edhe SHBA e dënuan veprimin e palës iraniane në ngushticën e Hormusit. Uashingtoni deklaroi, se do ta përforcojë edhe më shumë praninë ushtarake të SHBA-së në rajonin e Gjirit. Për herë të parë që nga viti 2003 do të dislokohen sërish trupa të SHBA-së në Arabinë Saudite. Mediat amerikane bëjnë fjalë për 500 forca.
SHBA- Tensionet mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe grave kongresmene me ngjyrë vazhdojnë akoma duke arritur kulmin.Prej disa ditësh ka pasur polemika mes...
Shkencëtarët zbuluan një specie të re të peshkaqenëve të vegjël që shkëlqejnë në errësirë.Ata e pikasin gjahun para se t’i sulmojë. Ajo që duhet të bëjnë ...
UKRAINË- Në Ukrainë këtë të diel u mbajtën zgjedhjet për qeverinë e re. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shpallën nga Presidenti Volodimir Zelensky, ...
Kosovë- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dorëzuar formalisht dorëheqjen e tij tek Presidenti Hashim Thaçi.Ramush Haradinaj dha dorëheqjen disa...
Turqi- Për këngëtaren e njohur turke, Zuhal Olcay, Gjykata Supreme e Apelit në Turqi ka dhënë dënimin prej 11 muajsh e 20 ditë burg. Ajo u akuzua se ka ofendua...
KINË- Ende vazhdojnë protestat e dhunshme në Hong Kong. Dita e djeshme dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur dhunë dhe rrëmujë në Hong Ko...
UKRAINË- Ukrainasit votuan sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që mund të konsolidojë fuqinë e presidentit të zgjedhur kohët e fundit.Në saje të m...
NIGERI- Një ngjarje e pazakontë ndodhi në aeroportin e Lagos të Nigerisë, ku një person u ngjit mbi krahun e aeroplanit, teksa ishte duke u nisur. Pasagjerët e...
MAQEDONIA E VERIUT– Një ish-drejtues i policisë ka përfunduar në pranga, pasi në banesën e tij policia gjeti një arsenal armësh.Policia e Maqedonisë së Veriut k...
PORTUGALI- Zjarre të mëdha kanë përfshirë një pjesë të Portugalisë këto ditë të nxehta korriku. Sipas raportimit të medieve të huaja, katër zjarrfikës janë plag...