Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Rritja e çmimit të naftës! Meta: Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!
9 Mars 2022, 11:10Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës. Meta ka bërë krahasimin me Ukrainën, duke thënë se atje litri blihet me 1 euro ndërkohë që në vendin tonë shqiptarët bëjnë paqe me 2.2 euro për litër. Kreu i shtetit thotë se kjo që po ndodh është rritje abuzive.
POSTIMI I METËS:
Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër. Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se: Në Slloveni 1.75 USD/litër Në Kroaci 1.65 USD/litër Në Rumani 1.6 USD/litër Në Serbi 1.57 USD/litër Në Bullgari 1.55 USD/litër Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë! Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!
Aktualisht nafta në vend ka kapur nivele rekord historike prej 275 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa tani në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të shitet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë. Dosja.al ka bërë edhe një tabelë krahasuese të çmimit të naftës në Shqipëri me ato të rajonit dhe të botës.
TIRANË– Disa ditë më parë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka njoftuar sot se Shqipëria nuk mund të importojë më grurë nga R...
TIRANË-Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ish-ministren socialiste Eglantina Gjermeni, të ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë në rrjetin social “Facebook” një njoftim për një protestë që është thirrur nga shoqëria civile ditën e...
TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka deklaruar se zgjedhjet e 6 marsit kanë vërtetuar se kush është opozita e vërtët në vend. I ftuar në Ora News, Sh...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti e ka konsideruar të sëmurë psiqik kryedemokratin Lulzim Basha. I ftuar në “Opinion”, Alizoti tha...
TIRANË- Ish-zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. E ftuar në emisionin A Show në Syri Tv, Beqiraj...
TIRANË- Kreu i LZHK, Dash Shehi thotë se Lulzim Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga kryetar i PD që në datën 26 prill 2021. I ftuar në emisionin ...
TIRANË– Drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha ka blerë vota për t’ia arritu...
TIRANË- Kreu i PD-së në Sarandë Vesel Koçia ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta i organizuan zgjedhjet për të fut...