LIVE UPDATES
Politike

“Rritja e çmimit të pronës, tregues i progresit të qytetit”, Veliaj: Mafia mund t’i bëjë operacionet e veta në shum

20 Shtator 2021, 19:46 Nga DOSJA
“Rritja e çmimit të pronës, tregues i progresit të

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur në “Real Story” në News24 edhe për çmimet e apartamenteve dhe të pronës në kryeqytet, si dhe ndërtimet. Ai tha se rritja e çmimit të pronës është tregues i progresit të qytetit. Ai foli për një leksion nga Blumberg, por edhe për një takim me një ish-kryeprokuror italian. Veliaj tha se ndërtimi nuk është sektori ku mafia mund të bëjë operacione pasi çdo gjë kalon në bankë.

“Ti marrim të gjitha me radhë me disa përgjigje shumë të shpejta. Përgjigjja e parë sapo doli nga statistikat evropiane, ‘Lista e qyteteve që rriten më shumë më Evropë’ dhe për definicionin në Evropë ishte marrë definicioni gjeografik. Pra, ishte futur edhe Rusia, ishin dy qytete Ruse dhe Tirana ishte e treta për rritjen e popullsisë. Tani po t’i heqim qytetet ruse që le ta pranojmë Rusia nuk hyn të Evropa Politike sepse dhe ne dhe nuk jemi anëtarë jemi pjesë të Europës politike. Po të ishte kjo listë vetëm Europën Politike do dilte Tirana e para dhe Oslo e dyta. Respektivisht ishin të tretët dhe të katërt nëse futen edhe qytete ruse. Pra ky është një fakt që po pranohet nga të gjithë që qyteti po rritet. Po rritet me numra, nuk flas llaç e tulla, po flas me frymë njerëzish që po vijnë nga vende të ndryshme. Numri i miqve të përbashkët nga Kosova që po transferohen në Tiranë ose që po marrin një shtëpi të dytë në Tiranë, apo nga Presheva, apo nga Maqedonia ku sapo u ktheva nga vizita në Shkup dhe në Tetovë, po të them që është mbresëlënës. Numri i italianëve që po blejnë shtëpi në Tiranë të cilët thonë: ‘Punova për Fiat-in gjithë jetën, por me 1500 euro nuk jetohet në Torino në pension, ama me 1500 euro në Tiranë hahet si në Itali, pihet si në Itali me 1/3 e çmimit’. Kështu që kemi pasur shumë lëvizje të tilla. Edhe për ata që kanë merak, para pak ditësh isha me Francesco Mandori, ish-prokurori italian i antimafies i cili ka qenë njohësi më i mirë dhe thonë: ‘Mafia mund ti bëjë operacionet e veta në shumë fusha, por te kjo e ndërtimit ku çdo gjë paguhet më bankë ku ti e di cili është investitori se e ka emrin aty, ku sot akti noterial shkon në një sistem, ku pastrimi i parave ka në mënyrë konstante, madje dhe bankat duan një deklaratë nga erdhën paratë dhe prova’. Pra nuk është ky sektori. A mund të ketë kriminalitet? Ka! Tek segmenti që mbulon Bashkia e Tiranës për sa kohë çdo gjë kalon me bankë dhe për faktin që të gjithë emrat janë publik, çdo kund në Tiranë ka një kompani që ka bërë 30-40 ndërtesa. Pra, njihen njerëzit me reputacion se hyjnë në 4-5 kompanitë më të mëdha të vendit. Taksa është 10-fishuar. Sigurisht nëse do bëjmë 10 shkolla të reja me taksat e kujt do i bëjmë. Pra secilit po i merret një kontribut më i madh publik. Unë nuk kam fare kompleks për këtë. Kam diskutuar me Edi Ramën që kur u futa në bashki, thashë ne jemi socialistë këta nuk mund të fitojnë 900-fish, le të fitojnë 30-40% po jo të fitojnë 9-10 fishin. Kështu që diçka do japin mbrapsht për qytetin dhe do jetë shumë më shumë seç jepnin”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se vlera e pronës nuk është rritur aksidentalisht, por në zonat ku është investuar.

“Patjetër. Jo, por shiko çfarë ndodh me këtë, se nuk është vetëm batutë. Ne e kemi transferuar përgjegjësinë për ta provuar fizibilitetin e projektit te banka, jo te politika. Unë them, taksa është kaq. Ai shkon te banka dhe merr kredi dhe oficeri i kredisë duhet ta analizojë, ore ky ndërtim, ky hotel ka perspektivë? Një gjë mbaj mend që më ka thënë Michael Blumberg ditën e parë që ne bëmë këtë kursin e Kryetarëve të Bashkive në Harvard dhe tha: “Nuk të pyes fare as për pastrimin, as për gjelbërimin. Pyetja është a po rritet çmimi i pronës?”. Sepse në Neë York kur çmimi i pronës po rritej, në kohën që qeveriste administrata e tij nënkuptohej që qyteti ishte me i pastër, qyteti ishte më i gjelbër, kishte më shumë siguri, kishte më shumë rend. Ndërkohë tha që nëse në një qytet vlera e pronës bie zëre se i ke thënë të tjerat, që nuk po pastrohet, që është disfunksional, që ka një administratë të korruptuar. Kështu që treguesi i progresit të qytetit është a po rritet vlera e pronës. Pra, nëse ti je kundërshtari më i madh i Bashkisë Tiranës dhe je duke ndenjur tërë ditën në ‘Facebook’ duke sharë, je ulur në një shtëpi që sot vlen 70% më shumë seç vlente ne 2015. Pra dhe kundërshtari më i madh sot është bërë më i pasur. Tani, a ka diversitet? Unë them që po! Patjetër që ka prona të shtrenjta në zemër të Tiranës, unë nuk jetoj në zemër të Tiranës dhe është çmimi i lartë siç the dhe vet te Sheshi Skënderbe, por ama ja të shpjegoj diçka tjetër. Tipikisht unë kam ardhur këtu në Neës 24 nga “Uzina e Traktorëve”, prej “Ali Demit” dhe “Ali Shefqetit”. Sot erdha nga zgjatimi unazës që vjen deri këtu në Shkozë.

E sigurt që ai investim ka rritur vlerën e pronës dhe ka rritur dëshirën për të investuar në ato shtëpi që mund të ishin disa raste dhe informale, edhe pa estetikë sepse është rritur vlera e pronës për investime. Po të shikosh vlera e pronës nuk është rritur aksidentalisht nëpër vende, është rritur ku është zgjatuar ‘Lana’, ku është gjurma e Unazës së Re, afër Liqenit, ku është transformuar totalisht pjesa ku çliruam nga zaptimi, te ‘Pazari i Ri’, te ‘Bulevardi Zogu I’, te ‘Bulevardi Ri’ ku tani është vendosur pjesa më e madhe e investimeve dhe unë do ndihesha në faj në qoftë se njerëzit do thonë: ‘Po mirë, që kur ke ardhur ti Kryetar Bashkie kjo prona që vlente 100 lekë, me vlen 50 lekë’. Por nëse dikush më thotë që kryetar po të akuzoj se prona që unë kisha vlente 50 lekë, sot vlen 100 dhe them unë jam fajtor gjithë ditën dhe gjithë natën për këtë në qoftë se të është shtuar vlera e pronës me 2 fish. Kjo është ajo që ka ndodhur. Pyetja më e mirë është: ‘A ka pluralizëm në hartën e çmimeve?’, them që po! Këtu te Kryegjyshata ne kemi një projekt ngjitur me Kryegjyshatën. Pra është një projekt që e kam ndjekur sepse është dizajnuar nga OMA, Office for Metropolitan Architecture, kompania më e madhe në Rotterdam që kanë bërë kryevepra. Kryesisht kanë bërë projekte luksi. Kjo është hera e parë që OMA bën një projekt të asaj që quhet jo banesë sociale, por banesë e përballueshme. Aty çmimet janë 500-600. Pra këtu ka dhe për një çift të ri që subvencionohet nga bashkia dhe duhet të them që 1000 apartamente shiten çdo vit vetëm nga subvencionet e bashkisë.

Pra bashkia subvencionon 1000 kredi të buta për 1000 apartamente, 4000-5000 të tjera në treg. Pra ne jemi vet aktorë në këtë treg. Ki parasysh që ka qenë një vit që kreditë kanë qenë jashtëzakonisht të ulëta. Pra ka qenë një moment i mirë për të marrë kredi. Unë njoh sot sipërmarrës të cilët, dhe nuk janë sipërmarrës të mëdhenj por punojnë më AirBnb, kanë marrë kredi për të blerë 20 apartamente vetëm për t’i dhënë me sistemin AirBnb të turistëve që rrinë 2-3 ditë në Tiranë. Kur shikoj se si dhe në kullat e mëdha, stadiumi sot ‘Arena Kombëtare’ që nga shumë prej këtyre kritikëve konsiderohej një blof i madh sot nuk ka asnjë metër katror të lirë. Në kishim koncertin e Ermal Metës dhe për kuriozitet po informohesha, sot nuk ka më asnjë hapësirë. Lufthansa ka marrë gjysmën e stadiumit, TUMO ku ne po trajnojmë studentët për kodim kemi marrë gjysmën tjetër. Në tashmë e kemi kaluar kapacitetin. E kishim maksimumin për 1000 fëmijë kemi kaluar 1080 dhe detyrohemi ta mbyllim këtu regjistrimin sepse nuk shtojmë dot më studentë derisa të mbarojë Piramida. Ky është lajmi i mirë dhe është ajo që thotë Blumbergu: ‘Një qytet mos më thuaj fare, mos më trego fare as korsi biçikletash, as autobus të gjelbër, as pemë, as lule, më thuaj sa është vlera e pronës. Nëse vlera e pronës shkon lart qyteti i ka punët mirë, nëse vlerat e pronës pra, ti ulesh në një shtëpi që po zhvlerësohet aty kemi një problem’. Fatmirësisht nuk e kemi këtë problem”, deklaroi Veliaj.

Marrë nga BW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj mafia ne tirane erion veliaj mafia ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet