LIVE UPDATES
Bota

Rritja e rrogës së punonjësve shëndetësorë në Kosovë me 60 euro, infermierja: Kjo nuk do koment, më ka ardhur keq

26 Gusht 2021, 18:21 Nga DOSJA
Rritja e rrogës së punonjësve shëndetësorë në

KOSOVË-Jemi duke punuar pa ndalur, në kushte e rrethana të vështira që i kemi me pandeminë, vetëm për t’iu dalë në ndihmë personave që kanë nevojë për mjekim në spitale…”.

Kështu e nis rrëfimin e saj kryeinfermierja në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, Lirije Beqiri.

Në Kosovë, të mërkurën u konfirmuan 14 viktima nga koronavirusi dhe 2,541 raste të reja. Më 26 gusht, 1,116 pacientë me koronavirus ishin të shtrirë në klinikat dhe spitalet e përgjithshme.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit të mbajtur të mërkurën (25.08.2021) ka ndarë 2.7 milionë euro, si mbështetje për stafin mjekësor në sektorin publik, apo pagesë shtesë prej 10 për qind të pagës bazë, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021.

Zbatimi i kësaj mase, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, “është tejet i rëndesishëm në vazhdën e luftimit të pandemisë, veçanërisht tani kur vendi është në fazën e vaksinimit masiv”.

Kryeinfermierja Beqiri, thotë se nuk po ndihen të vlerësuar e as të stimuluar, nga institucionet e vendit, për punën që po bëhet nga ta.

Beqiri thotë se për shkak të rritjes së rasteve të personave të prekur nga COVID-19, personelit shëndetësor u është ndërprerë pushimi vjetor dhe kanë dalë në punë.

“Çdo gjë që kërkohet nga infermieret, bëhet. Nëse kërkohet të shtohet orari i punës, bëhet. Nëse kërkohet të pezullohen pushimet, pezullohen, nëse kërkohet të ndërrohet vendi i punës, bëhet. Gjithçka çka është në të mirën dhe në shërbim të njerëzve tanë, asnjëherë infermieret nuk kanë kundërshtuar”, tha Beqiri.

Ajo tha se aktualisht në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka mungesë të infermiereve dhe se kjo situatë ka bërë që të ketë shtim të punëve për personelin shëndetësor.

Nuk posedojmë as norma, nuk e dimë se sa pacientëve duhet t’iu shërbejë një infermier – një, dhjetë apo pesëmbëdhjetë. Kjo është një pikëpyetje e madhe“, tha ajo.

“Ajo shtesa e ndarë nga qeveria 60 euro, më duket se kaq ishte… Me të vërtetë më ka ardhur jashtëzakonisht keq. Nuk do koment“, tha Beqiri.

Vetëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, janë të punësuar mbi 2,000 infermierë të profileve të ndryshme.

Shefi i Klinikës së Anesteziologjisë, Rexhep Gjyliqi, tha për Radion Evropa e Lirë, se shuma e mjeteve shtesë të ndara nga qeveria për stafin shëndetësor, nuk është asgjë në krahasim më punët që bëhen. Ai thotë se pavarësisht shumës se vogël të mjeteve të ndara, puna në spitale nuk do të ndalet.

“Ndarja e mjeteve për punën shtesë për COVID-19 që e kemi, është ofenenduese, 10 për qind e pagës bruto që e kemi që i bije diku 60 euro. Unë mendoj që është mirë që komuniteti shëndetësor, as të mos i pranojë ato se nuk çon peshë një shumë e tillë në mirëqenien e asnjë personi që është në shëndetësi. Ne, gjatë orarit të punës dhe kujdestarisë që e kemi 24 orë, besoj që ndoshta gjysmën e asaj shume e harxhojmë në një kujdestari për ushqime, ujë e mjete higjenike”, tha Gjyliqi.

Edhe Federata Sindikale e Shëndetësisë (FSSH) e ka quajtur skandaloz vendimin e Qeverisë së Kosovës, për rritjen e pagës prej 10 për qind të pagës bruto, për tre muaj për punëtorët shëndetësorë.

Blerim Syla, kryetar i kësaj sindikate, vendimin e qeverisë e quan ofendues për personelin shëndetësor.

Ata kanë shkelur ligjin, ata nuk kanë dhënë shtesat edhe ato minimale nga muajt e parë, qershorin dhe korrikun dhe tash në prag të zgjedhjeve lokale kinse marrin vendime. Unë personalisht po mendojë që shumica e punëtoreve e mendojnë këtë. Do të ishte më e rrugës që mos t’i japim këto shtesa fare dhe mos të dalin në sy të popullit, se kinse po japin shtesa për punëtorët shëndetësorë“, tha Syla për Radion Evropa e Lirë.

Syla shtoi se ky vendim është demotivues për punëtorët shëndetësorë.

Vetëm po e paralajmërojë se shtatori nuk do të jetë i qetë sa i përket anëtarëve të FSSH-së. Se çfarë vendime do të marrim nuk e di, por e di që vendimet do të jenë mjaft radikale, por duke pasur kujdes në ruajtjen e popullatës dhe shëndetit të tyre”, tha ai.

Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka ndërprerë dhënien e disa shërbimeve spitalore jourgjente në sallat kirurgjike.

Në vendet e rajonit ka pasur rritje të pagës për punonjësit shëndetësorë

Punonjësit shëndetësorë të përfshirë në mënyrë direkte në trajtimin e personave të sëmurë me COVID-19, janë shpërblyer nga qeveria e Maqedonisë së Veriut me nga 30 mijë denarë apo 500 euro, në muajin dhjetor të vitit 2020.

Vendimi ka përfshirë rreth 7,600 punonjës shëndetësorë, mjekë specialistë dhe infermierë. Punonjësit e Qendrave të Shëndetit Publik si dhe të gjithë anëtarët e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, ndërkohë janë shpërblyer me nga 20 për qind të pagës për muajt prill dhe maj.

Në shkurt të vitit 2020, pagat e mjekëve të përgjithshëm kanë arritur në gati 1000 euro, të mjekëve specialistë në rreth 1,100 euro ndërsa pagat e infermierëve deri më 800 euro.

Në Serbi, Ministria e Shëndetësisë, në mars 2020, ka marrë një vendim me të cilin institucioneve shëndetësore u kërkonte që për mjekë, infermierë dhe teknikë të përfshirë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, t’u jepen kontrata të punës të përhershme.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora lirije beqiri rriten me 60 euro pagat e mjekeve dhe infermierve ne kosove lirije beqiri rriten me 60 euro pagat e mjekeve dhe infermierve ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet