LIVE UPDATES
Bota

Rrjedhja e dokumenteve nga Gjykata Speciale frikëson dëshmitarët e krimeve të luftës në Kosovë

7 Tetor 2020, 18:53 Nga DOSJA
Rrjedhja e dokumenteve nga Gjykata Speciale frikëson dëshmitarët

Mehmeti ndez një cigare dhe bënë pauza të gjata mes fjalëve. Kanë kaluar më shumë se 21 vjet që kur Mehmeti (që nuk është emri i tij i vërtetë) thotë se u ndalua dhe u torturua nga ish pjesëtarët e gueriles, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një burg të fshehtë në malet e veriut të Shqipërisë.

Faji i Mehmetit, me sa duket, kishte qenë se mbështeste rivalët politikë të UÇK-së, Lidhjen Demokratike të Kosovës(LDK), gjatë viteve të trazuara 1998-1999 kur shqiptarët e Kosovës morën armët për t’i rezistuar regjimit të Sllobodan Millosheviçit në përpjekjen e tyre për pavarësi.

Për hir të sigurisë së tij, BIRN nuk mund të përshkruajë pamjen e Mehmetit ose të zbulojë vendndodhjen e tij.

Ai tashmë është marrë dy herë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë në lidhje me torturuesit e tij, që cilët ai thotë se ishin pjesëtarë të UÇK-së, lufta e armatosur e së cilës për liri pati sukses pasi mori mbështetjen e vendosur ushtarake të NATO-s në vitin 1999.

Ai gjithashtu pranoi të dëshmonte si dëshmitar i mbrojtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjykata që u krijua për të ndjekur ish-luftëtarët e UÇK-së për krime të luftës dhe pasluftës të kryera nga mes viteve 1998 – 2000, por ai nuk pranoi të zhvendosej jashtë Kosovës.

Por prejse Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njoftoi se kishte marrë më shumë se 4,000 dokumente të çështjeve të prokurorëve të Hagës, përfshirë një listë të dëshmitarëve, për të cilët organizata tha se i ishin dorëzuar në mënyrë anonime në zyrat e saj në Prishtinë, Mehmeti është i shqetësuar.

I shpjegova hetuesve atë që më ka ndodhur mua dhe të tjerëve. Ishte një ferr i vërtetë dhe tani, për hir të familjes sime, nuk dua të përmendem dhe të kem ndonjë problem tjetër. Por kam frikë se ata tashmë e dinë emrin tim”, thotë ai.

Rasti i Mehmetit mishëron sfidën e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë, në një vend të vogël, ku identitetet është e vështirë të mbahen të fshehta dhe lidhjet familjare janë tejet të forta.

Mbrojtja e dëshmitarëve ka qenë një nga problemet kryesore me të cilat përballen Dhomat e Specializuara të Kosovës, pasi dëshmitarët janë kërcënuar edhe në gjykime të mëparshme për krime lufte në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe në gjykatat vendore.

Dhomat e Specializuara reaguan shpejt pas rrjedhjes së dokumenteve. Forca e sigurisë e BE-së arrestoi drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, dhe i transferoi ata në Hagë ku do të përballen me akuza.

Gucati dhe Haradinaj u kishin bërë thirrje mediave në Kosovë të publikonin dokumentet e rrjedhura të çështjeve të krimeve të luftës duke thënë se dokumentet vërtetojnë se gjykata e Hagës është kundër shqiptarëve të Kosovës.

Gjykata e vendosur në Holandë është ligjërisht pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por nga shumë shqiptarë të Kosovës shihet si e imponuar dhe si një fyerje ndaj luftës së UÇK-së për çlirimin nga shtypja e Sllobodan Millosheviçit. Ajo u themelua vetëm pas presionit të madh të aleatëve perëndimorë të Kosovës.

Por asnjë media në Kosovë nuk i është përgjigjur thirrjes së veteranëve për të botuar dokumentet, edhe pse televizioni shqiptar Top Channel publikoi ato duke thënë se janë burim nga hetimi për krime lufte kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Rrjedhja e dokumenteve ka lëkundur besimin e dëshmitarëve

Frank Höpfel, një profesor në Universitetin e Vjenës, gjithashtu një ish-gjykatës i Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për Ish-Jugosllavinë në Hagë, thotë se Dhomat e Specializuara të Kosovës tani duhet të marrin masa shtesë për të mbrojtur dëshmitarët.

“Ajo që i ndodhi Dhomave të Specializuara të Kosovës është një katastrofë e vërtetë dhe avokatët nuk supozohet të kenë nxjerrë një sasi kaq të madhe dosjesh”, tha Höpfel për BIRN.

Ai tha se Njësia e Viktimave dhe Dëshmitarëve të gjykatës duhet “të marrë masa për t’i përgatitur psikologjikisht dëshmitarët dhe për të kuptuar se çfarë di ekipi i të akuzuarve “.

“Dëshmitarët e mbrojtur duhet gjithashtu të jenë të informuar mirë në lidhje me procedurat që priten kur fillon procesi gjyqësor”, shtoi Höpfel.

Është e rëndësishme që atyre t’u bëhet e qartë paraprakisht se zakonisht do të jenë në të njëjtën dhomë me të akuzuarit dhe se gjithashtu një seancë me dyer të mbyllura nënkupton që vetëm publiku nuk mund t’i shohë. Kam parë dëshmitarë që janë tronditur shumë nga ky fakt dhe kanë reaguar shumë keq”, shpjegoi ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paralajmëruar se do të marrë masa ndaj të gjithë atyre që janë përfshirë në rrjedhjen e dokumenteve.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është e angazhuar të hetojë me vendosmëri dhe të ndjekë penalisht individët që kryejnë krime të tilla, duke përfshirë zbulimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës ose ndonjë informacion që mund të çojë në identifikimin e tyre”, tha për BIRN zëdhënësja Angela Griep.

Griep tha se mbrojtja e dëshmitarëve është përparësia më e madhe për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Një njësi e specializuar po merret me mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve. Shkeljet dhe thyerjet e masave mbrojtëse të urdhëruara nga gjykata dhe vepra të tjera kundër administrimit të drejtësisë dënohen ashpër sipas dispozitave të Kodit Penal të Kosovës, të zbatueshëm nga Dhomat e Specializuara të Kosovës”, shtoi ajo.

Për shkak të kohës që ka kaluar që nga kryerja e krimeve dhe mungesës së provave materiale, në gjykimet e ardhshme, prokurorët do të mbështeten fuqishëm në dëshmitarët okularë. Shumë të tillë besohet se tashmë janë zhvendosur jashtë Kosovës dhe disave do t’u jepen identitete të reja.

Bekim Blakaj, drejtues i Fondit për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, që monitoron rastet e krimeve të luftës, thekson se duhet të merren masa sigurie për të mbrojtur dëshmitarët nga kërcënimet dhe për të parandaluar dështimin e çështjeve gjyqësore.

“Në gjykimet e kaluara për krime luftës në Kosovë si dhe në dy rastet, kundër Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish – Jugosllavi hallka më e dobët kanë qenë dëshmitarët”, tha Blakaj për BIRN.

Krejt kjo flet për një praktikë të përhapur të ndikimit në dëshmitarë. Si rezultat i kësaj dukurie epilogu i shumë proceseve gjyqësore kanë qenë aktgjykimet liruese, si në Kosovë ashtu edhe në Tribunalin e Hagës”, ka thënë ai.

Blakaj tha se prokurorët përballen me sfida të mëdha në sigurimin e dëshmive nga dëshmitarët ngase shpesh, dëshmitarët kanë ndryshuar ose tërhequr dëshmitë e tyre fillestare gjatë fazave pasuese të hetimeve të krimeve të luftës.

“Që kur u krijuan, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë krijuar një perceptim se po i kushtojnë shumë vëmendje mbrojtjes së dëshmitarëve dhe ajo ka mësuar nga dështimet e mëparshme nga Tribunali i Hagës dhe gjykatat lokale. Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë. Kjo rrjedhje dokumentesh e ka lëkundur shumë besimin e dëshmitarëve te kjo gjykatë”, thekson ai.

“Shpresoj që dëshmitarët të kenë pseudonime

David Tolbert, drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për Drejtësinë Tranzicionale, dhe ish zëvendës/ kryeprokuror në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi nga viti 2004 deri në vitin 2008, thotë se rrjedhja e dokumenteve ishte një përpjekje e pacipë për të minuar hetimet për krime të rënda dhe për të ndikuar  në dëshmitarë.

Kjo përpjekje mund të jetë një pengesë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në një periudhë afatshkurtër, por elementi më i dëmshëm i kësaj vepre është se ajo mund të ritraumatizojë viktimat/dëshmitarët”, tha Tolbert për BIRN.

Kjo vjedhje e dokumenteve konfidenciale është një çështje shumë serioze, pasi shkel normat ligjore dhe ligjet dhe ka potencialin të pengojë hetime dhe ndjekje penale të rëndësishme për të cilat janë pajtuar institucionet të Kosovës dhe për pasojë të minojë sundimin e ligjit që populli i Kosovës e ka kërkuar me aq shumë ngulm”, shtoi ai.

Pas rrjedhjes së dokumenteve, tani në Kosovë mbizotëron një atmosferë frike, ku ngase në të kaluarën është pretenduar se dëshmitarët në rastet për krime të luftës janë vrarë, kërcënuar dhe detyruar të ndryshojnë dëshmitë e tyre fillestare.

Tani ekziston një mundësi reale që Zyra e Prokurorit të Specializuar të dështojë të provojë fajësinë e të akuzuarve”, paralajmëroi Blakaj.

Craig Lang, një ish-diplomat amerikan, dhe një ligjërues për drejtësi tranzicionale në “Franklin & Marshall College” në SHBA, i cili gjithashtu ka punuar në çështje të sundimit të ligjit në Kosovë që nga viti 2002, thotë se rrjedhja e dokumenteve është një tjetër përpjekje për të minuar punën e Dhomave të Specializuara – dhe ajo “kërcënon jetën e atyre që përpiqen të bëjnë gjënë e duhur”.

Lang thotë se vendet që mbështesin gjykatën tani duhet të ndihmojnë në forcimin e programit të saj të mbrojtjes së dëshmitarëve.

Pavarësisht asaj që mund të mendojnë kosovarët për Dhomat e Specializuara, në një vend që qeveriset nga ligji nuk ka vend për kanosjen apo vrasjen e ndonjë dëshmitari”, tha ai.

Trashëgimia e dështimeve të mëparshme për të siguruar dënime në rastet e krimeve të luftës në Kosovë që u shoqëruan me problemin e frikësimit të dëshmitarëve tani  po ndikon edhe në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë thënë megjithatë se gjyqtarët mund të urdhërojnë një sërë masash mbrojtëse shtesë për dëshmitarët, të tilla si ndryshimi i zërit apo fytyrës, ose vendosje pseudonimesh.

Höpfel shpreson që këto tashmë  të mos jenë kompromentuar: “Shpresoj që dëshmitarët të kenë pseudonime të cilat nuk janë të përfshira në dokumentet e rrjedhura”, tha ai.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjykata e hages luftetaret e uck-se sllobodan millosheviçit gjykata e hages luftetaret e uck-se sllobodan millosheviçit


Sondazh

Poll
Bota 7 Tetor 2020, 17:47

BEOGRAD– Serbia ka shënuar një numër të lartë infektimesh nga Covid-19 tek fëmijët. Në konferencën për shtyp në Qeverinë e Serbisë, epidemologia Kisić Tep...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!