Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE – Një nga rrugët më të bukura buzë liqenit të Farkës, parku i dytë më i madh i Tiranës, merr emrin e ikonës së klubit bardheblu dhe kombëtares së futbollit shqiptar, ish-futbollistit dhe trajnerit, Ali Mema. Duke e vlerësuar Parkun e Farkës, si një prej xhevahireve më të bukura të kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se është në nderin e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit që të kujtojnë figurën e të madhit Ali Mema.
“Ali Mema ishte mbi të gjitha qytetar, tirons i mirë, pastaj ishte edhe lojtar, trajner dhe sportist i shkëlqyer. Kam një kënaqësi shumë të madhe që rruga buzë liqenit të Farkës do të ketë emrin e të mrekullueshmit, të dashurit tonë, Ali Memës”, u shpreh Veliaj, teksa i dorëzoi në mënyrë simbolike djalit të Ali Memës, tabelën e rrugës që ka marrë emrin e futbollistit legjendar.
Kryebashkiaku u shpreh, se koha kur Ali Mema shkëlqeu ishte e vështirë, por ai nuk e humbi kurrë dinjitetin, madje shërbeu si frymëzim për breza të tërë. “Ata që do e frekuentojnë këtë park do kenë mundësi t’u tregojnë fëmijëve të tyre historinë e Ali Memës, historinë e sportit shqiptar, që në ato vite bëhej në kushte të vështira. T’i kesh mbijetuar asaj kohe, kur politika sundonte edhe jetën sportive, dhe të kesh ruajtur dinjitetin tënd, duke frymëzuar breza të tërë, është diçka shumë e madhe. Uroj ta mbajmë me nder dhe ta kujtojmë gjithmonë emrin e Ali Memës”,- kryebashkiaku tha Veliaj.
Ali Mema do të mbahet mend nga sportdashësit shqiptarë, si një nga lojtarët më të mëdhenj të brezit ’60-‘70 dhe një prej figurave më të spikatura të trajningut, i cili ka lënë pas kontribute të jashtëzakonshme, të njohura e të vlerësuara edhe në arenën ndërkombëtare.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE – Të kuqtë e kryeqytetit, Partizani, nesër, në orën 16:00, në “Elbasan Arena”, do të përballen me skuadrën korçare të Skënderbeut. Në prag t...
ARGJENTINË-Pesë fëmijët e Diego Armando Maradonës janë trashëgimtarët e vetëm të pasurive të ish-futbollistit, i cili vdiq më 25 nëntor: Ky ishte verdikti ...
ITALI-Ermal Meta, këngëtari i cili tashmë po bën karrierë në Itali do të jetë ndër protagonistët e mëdhenj të edicionit 2021 të Sanremos.Meta do të kthehet në F...
ANGLI-Një gjest i vogël që vlen më tepër se fjalët. Mbrojtësi i Chelsea-t Antonio Rudiger vendosi të festonte ditëlindjen e tij të 28-të ndryshe. Gjermani vendo...
MILANO– Në 21 shkurt u zhvillua derbi i Milanos. Përpara takimit, dy tifozëritë u mblodhën përpara “San Siros” për të krijuar një atmosferë të ngrohtë, du...
SPANJË-La Liga ka hyrë në fazën më të bukur të saj. Kampionati spanjoll tani është bërë më i gjallë se kurrë dhe bukurinë ia ka shtuar Atletico Madrid që k...
TIRANE – Sokol Cikalleshi po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin turk dhe në prag të fillimit të eliminatoreve të Botërorit, të cilat për Shqipërinë st...
SPANJE – Hektor Herrera nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës së ardhshme kundër Real Madridit. Siç është njoftuar nga radio “Marca”, meksika...
ITALI – Janë identifikuar dy raste pozitivë me Covid-19 në radhët e skuadrës së Specias. Në një deklaratë, klubi shpjegon se është “një bashkëpunëtor i ekipit t...
KOSOVE – Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të zhvilluara në Suharekë e Brestovik. Ballkani ka lënë prapa humbjen ndaj Llapit dhe ka marrë pikët e plot...