LIVE UPDATES
Politike

Rruga Milot-Balldren, Vasili letër të hapur BE-së: Dimesionet e korrupsionit janë të frikshme

31 Maj 2019, 14:49 Nga DOSJA
Rruga Milot-Balldren, Vasili letër të hapur BE-së: Dimesionet e

TIRANË- Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili i ka dërguar sot një letër të hapur delegacionit të BE në Shqipëri. Vasili në letrën e tij i drejtohet BE-së për rrugën e Milot-Balldren, të cilën e quan si një afer korruptive.

Është aq e vërtetë që qeveria është ideatore, përgjegjëse dhe fajtorja e vetme e këtij korrupsioni, sa që ajo kundërshton edhe vetveten me qëllimin e vetëm për ti grabitur këto qindra milion euro që dalin nga xhepat e shqiptarëve të varfër”, shkruan më tej Vasili.

LETRA E HAPUR E VASILIT

Letër e hapur.

Delegacionit të BE në Tiranë.

Shqiptarët e kanë të palëkundur bindjen e tyre për Integrimin Europian si dhe gadishmërinë për të bërë çdo sakrificë që ky integrim të përparojë dhe Shqipëria një ditë të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

Është e qartë në dritën e diellit që shkëmbi dhe pengesa kryesore në rrugën e integrimit europian është korrupsioni galopant, i çfrenuar dhe endemik i qeverisë.

Nuk dua të ndalem sot në aferat e njohura botërisht të Teatrit Kombëtar apo të Unazës së Re, si shfaqje nga më të shëmtuarat e një korrupsioni pa kufi për të cilat reagimi juaj ka qenë thuajse inekzistent edhe kur dhunimi i të drejtave të njeriut kaloi çdo kufi duke tejkaluar edhe kufijtë e diktaturave.

Sot ju drejtohem juve zotërinj të BE në Tiranë për aferën e rrugës Milot-Balldren.

Dimensionet e kësaj afere korruptive janë absolutisht të frikshme dhe qeveria është e përfshirë kokë e këmbë në të, ndërkohë që reagimi nga “drejtësia e re” është zero.

Është aq e vërtetë që qeveria është ideatore, përgjegjëse dhe fajtorja e vetme e këtij korrupsioni, sa që ajo kundërshton edhe vetveten me qëllimin e vetëm për ti grabitur këto qindra milion euro që dalin nga xhepat e shqiptarëve të varfër.

Vetë Qeveria në strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2016-2020, e cila u hartua me asistencën e Bankës Botërore, planifikoi të ndërtonte By Passin e Lezhës (aksin Milot-Balldren) me gjatësi vetëm 4 kilometër kundrejt 24 milionë euro, ose 6 milionë euro për kilometër.

Më pas projekti u zgjerua në gjatësi nga 4 në 17 kilometër dhe sipas kostove fillestare, nëse rruga do të ndërtohej me fonde buxhetore, nuk do të kushtonte me shumë se 102 milionë euro, ose më pak se gjysma e asaj që do të duhet të paguajmë të gjithë me taksat tona sipas konçesionit që qeveria sapo ka miratuar.

Pra:

-nga një rrugë që sipas parashikimit të vetë qeverisë do të kushtonte jo më shumë se 102 milion euro po ta ndërtonte vetë shteti, tani do të kushtojë në total rreth 260 milion euro, pra 2 herë e ca më shumë;

-si dhe çmimi që do të shkonte 6 milion euro kilometri po ta ndërtonte shteti, arrin në 15 milion euro sipas konçesionit.

Kostot e projektit të rrugës Milot–Balldren me një gjatësi totale prej 17.2 km, një koncesion i pakërkuar i dhënë kompanisë A.N.K është 213.6 milionë euro plus TVSH-në, sipas propozimit financiar, pjesë e kontratës së koncesionit/PPP.

Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 milionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë euro dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet.

Pjesa e mbetur prej 72 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompanisë, teksa kjo shumë përbën rreth 34% të totalit (pa TVSH), ose rreth një të tretën e kostos totale të rrugës, çka e çon koston totale për kilometër në 15 milionë euro për kilometër (përfshirë TVSH).

Ne 9 tetor 2018, kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot–Balldren, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro, sipas buletinit zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Në këtë shumë, sipas parimit të përgjithshëm në bazë të të cilit funksionojnë presupozohet që kompania duhet të kishte llogaritur të gjitha kostot, interesat për huatë e mundshme dhe fitimin e saj, që qeveria nga ana e saj duhet t’ia kthente me këste për një afat 13 vjeçar.

Por, kontrata është rinegocuar më pas pa garë, një praktikë që nuk mbështetet në asnjë ligj, teksa një pjesë e kontratës është kontraktuar përmes tenderit konkurrues dhe më pas pjesa tjetër është rinegociuar për interesat . “Sipas propozimit të rishikuar financiar, sipas deklaratës të datës 19.3.2019, Norma e interesit e llogaritur për gjitha burimet e financimit të përcaktuara më sipër është 5%”, thuhet në kontratë (bëhet fjalë për tre burimet e financimit të kompanisë nga kredia, kapitali i vet dhe furnitorët prej 140 milionë eurove). Ky rinegocim i paprecedentë dhe pa garë e çoi vlerën e kontratës në 213 milionë euro, duke e rritur atë me 32%.

Kompania llogarit në tabelat e publikuara në kontratë se do të paguajë interesa prej rreth 31 milionë eurosh për kredinë 70 milionë euro dhe financimet e furnitorëve prej 19.5 milionë euro, duke mbetur një fitim për kompaninë rreth 40 milionë euro, ose rreth 20% e totalit.

Nga ana tjetër, norma e interesit prej 5% për të cilën kompania ka negociuar pa garë është pra shumë më e lartë se sa interesi i eurobondit prej 3.55% kur qeveria emetoi eurobondin e ri pak muaj më parë.

Ndërsa kompania premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Pra kompania s`ka absolutisht burime të mjaftueshme për një sipërmarrje të tillë.

Eshte aq e vertete sa qe edhe ne kontrate specifikohet qe vetem vitin e trete kompania do te filloje te operoje me fondet e veta.

I nderuar Delegacion i BE në Tiranë.

Skandale të tilla do të duhej të dënoheshin rreptë nga ju, nisur edhe nga detyra e monitorimit që ju keni si dhe e drejta që ju lind për të bërë kerkesa si dhe që të vini edhe kushte kur e keni gjykuar të nevojshme.

Ju nuk i keni kursyer lëvdatat për një “drejtësi të re” që po lind.

Por jam i shtrënguar t‘ju kujtoj se kjo ”drejtësi e re” ka mbyllur totalisht gojën përpara skandaleve të tilla flagrante dhe tronditëse, bile për fat të keq ka treguar një nivel kapjeje të tillë, që e ka bërë tërësisht të pabesueshme përpara shqiptarëve të cilët presin vepra dhe jo fjalë nga drejtësia.

Ndaj edhe shqiptarët janë aq të zemëruar dhe u janë drejtuar shesheve të Shqipërisë, anë e mbanë vendit për t`ju kundërvënë plaçkitjes që po i bën qeveria taksave të tyre.

Kjo plaçkitje po i varfëron ekstremisht shqiptarët dhe po i bën të humbasin shpresën dhe të braktisin vendin e tyre.

Ndaj është koha që ju të flisni sot.

Kjo është ajo që shqiptarët presin nga ju!

Me respekt

Petrit Vasili

Kujtojmë se koncensioni i rrugës Milot-Balldren është kundërshtuar nga opozita e cila e quan si një aferë korruptive, pasi kostoja e saj ësthë rritur disa herë. Ky koncesion ka hapur një debat dhe në media, ku janë zbuluar faktet se si kostoja e rrugës dhe problemet që janë në kontratë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koncensioni i milot balldren milot-balldren petrit vasili rruga e florinjte koncensioni i milot balldren milot-balldren petrit vasili rruga e florinjte

Sondazh

Poll

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive opozitare: Bashkohuni me ne për qeveri teknike

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive opozitare: Bashkohuni me ne për qeveri teknike

Berisha:Rama e do Shqipërinë pa shqiptarë!Ai tejkaloi edhe parashikimet gjenocidale të Çubrilloviçit

"Gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale", Berisha mban fjalën në protestë

Meta: Rama financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiqtë më të egër, për ti ngulur thika Kosovës

Protestuesit te bashkia e Tiranës, hedhin molotov drejt godinës, flakë në dritaret e institucionit

"Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu",Meta:Duhet të mblidhemi gjithë t'i vëmë vizën këtij regjimi

Mbështetësi besnik i Berishës dhe PD, Stresi ndan pamje nga protesta para kryeministrisë

PROTESTA/ Hidhet molotov drejt kryeministrisë, flakë te dera e godinës

Deputetët e PD dhe protestuesit lënë selinë blu, nisen drejt kryeministrisë i bashkohen protestës

"Të bashkuar në betejë"/ Nis protesta e opozitës para kryeministrisë, Meta mbërrin në tubim

Protesta kombëtare e opozitës

Protesta e opozitës, efektivët e policisë "blindojnë" kryeminstrinë

Gati protesta e opozitës, protestuesit mblidhen në selinë e PD

Interpelanca me Koçiun/, Tabaku: Nuk mund të bësh politikë me jetë njerëzish

“Rama të vijë në Kuvend dhe të japë llogari,” Zhupa: Maxhoranca do të ketë fatin e Beqajt

Debate të ashpra në Kuvend/ Nikolla i mbyll fjalë Nokës, deputetët e PD-së mblidhen te foltorja

Tensione në seancë, Bardhi- Braçes: Mbylle gojën, gore! Vrave njerëz dje para derës së SPAK-ut

Bardhi: Për çfarë e ka këshilluar Florian Coldea kryeministrin?

Me pranga në duar dhe i rrethuar me policë, dalin pamje nga arrestimi i Ilir Beqajt

Rama: Menaxherë të huaj do asistojnë QSUT-në, pagat e mjekëve sipas performancës

Rama sulmon mediat: Historia e kobaltit është e fabrikuar dhe kriminale

Rama: Të përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve, është krim kundër njerëzimit

Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu:Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje

Zjarr masiv në Shkodër/ Flakët SHKRUMBOJNË tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa

Zjarrfikëset në luftë me flakët në Shkodër, rrezikohen banesat

Zjarr në një treg rrobash në Shkodër/ Shtëllunga gjigande e tymit pushton zonën

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët