LIVE UPDATES
Bota

Rrugëtimi i vështirë për drejtësi për mizoritë në qytetin ukrainas Bucha

4 Prill 2022, 21:04 Nga DOSJA
Rrugëtimi i vështirë për drejtësi për

UKRAINË- Imazhet dhe historitë e tmerrshme që po vërshojnë pas tërheqjes së forcave ruse nga qytetet e Ukrainës, si qyteti Bucha, dëshmojnë për një degradim që të sjell në kujtesë barbaritë në Kamboxhia, në Ballkan, apo gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shtrohet pyetja – çfarë duhet bërë pas këtyre vuajtjeve?

Pasi zyrtarët ukrainas bënë të ditur se deri më tani janë zbuluar mbi 400 kufoma civilësh, në nivelet më të larta të pushtetit politik perëndimor janë shtuar zërat që bëjnë thirrje për llogaridhënie, ngritje akuzash dhe ndëshkim. Të hënën, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i denoncoi vrasjet si “gjenocid” dhe “krime lufte”, dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se Presidenti rus Vladimir Putin është “një kriminel lufte” që duhet të gjykohet.

Por, rruga për të mbajtur përgjegjës penalisht presidentin rus dhe drejtues të tjerë të lartë është e gjatë dhe komplekse, paralajmërojnë juristët e ligjit ndërkombëtar.

“Sigurisht që zbulimi i trupave që mbartin shenja ekzekutimi, siç janë plagë plumbi në kokë, përfaqësojnë evidencë të fortë për krime lufte”, tha Clint Williamson, i cili shërbeu si ambasador i Shteteve të Bashkuara për çështjet e krimeve të luftës gjatë periudhës 2006 – 2009.

“Kur viktimat gjenden me duart e lidhura, me sytë e lidhur dhe me shenja të qarta torture apo sulmi seksual, rasti bëhet edhe më bindës. Nuk ekzistojnë rrethana në të cilat mund të lejohen këto veprime, qoftë nëse viktimat janë civilë, apo nëse janë personel ushtarak i kabur rob”, shtoi ai.

Nuk ka arsye për të besuar se rusët do t’i dalin për zot krimeve të luftës. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se “asnjë civil i vetëm nuk është përballur me akte dhune nga ushtria ruse”, dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov i ka përshkruar skenat përreth Kievit si “një provokim i inskenuar anti-rus”.

Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila zakonisht ngre akuza ndaj vetëm një numri të kufizuar personash të nivelit të lartë, ka çelur tashmë një hetim për mizoritë në Ukrainë. Prokurorët ukrainas kanë filluar mijëra hetime penale, ndërsa prokurorët në Poloni, Gjermani, Lituani, Letoni, Estoni, Francë, Sllovaki, Suedi, Norvegji dhe Zvicër kanë hapur hetime të tyret. Janë shtuar gjithashtu thirrjet për të krijuar një gjykatë speciale për të hetuar Rusinë për krimin e agresionit në Ukrainë.

Për të ngritur një çështje penale për krime lufte, prokurorët duhet të mbledhin evidencë mjeko-ligjore dhe balistike, ashtu siç do të veprohej në çdo rast vrasjeje, për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjeve të viktimave. Ata gjithashtu duhet të provojnë se krimi ndodhi në kontekstin e një konflikti të armatosur në vazhdim, që është qartësisht rasti i Ukrainës.

Për të ngritur një çështje për krime ndaj njerëzimit, prokurorët gjithashtu duhet të përcaktojnë se krimet ishin pjesë e sulmeve të gjera dhe sistematike ndaj civilëve, duke demonstruar ngjashmëritë në mënyrat se si u vranë njerëzit në Butcha, Motyzhyn, Irpin dhe qytete të tjera.

Në vazhdim vjen detyra më e vështirë e përcaktimit se kush është përgjegjës, duke krijuar një zinxhir evidence që lidh skenat e krimit me udhëheqësit më të lartë civilë apo ushtarakë. Hallka e parë në këtë proces është shpesh të kuptohet se cilat forca ishin të pranishme kur ndodhnin mizoritë dhe kush i komandonte ato.

“Nëse doni të shqyrtoni zinxhirin e komandimit dhe autorët, është e rëndësishme të analizoni dhe të mblidhni informacion se cilat njësi gjendeshin aty”, thotë Andreas Schuller, drejtues i programit për Krimet Ndërkombëtare dhe Llogaridhënien në Qendrën Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut në Berlin. “Ju nevojitet evidencë që ndërlidh të gjithë aparatin ushtarak. Mund të dalin dokumente sekrete, ose mund të flasin dëshmitarë që të zbulojnë planifikimin e brendshëm operacional”.

Ngritja e kësaj çështjeje deri në krye — për të mbajtur Putinin dhe udhëheqësit e tjerë individualisht përgjegjës për krimet e luftës ose krimet kundër njerëzimit — do të jetë e vështirë, thonë ekspertët ligjorë.

“Duhet të vërtetosh se ata e dinin, ose mund, apo duhej ta dinin,” thotë Philippe Sands, një avokat dhe profesor i njohur britanik në Universitetin London College. “Ka një rrezik real që të gjykohen vetëm njerëz të nivelit të mesëm në tre vjet dhe përgjegjësit kryesorë për këtë tmerr — Putini, Lavrovi, Ministri i Mbrojtjes, njerëzit e shërbimeve të zbulimit, ushtarakët dhe financuesit që po i mbështesin – do të shpëtojnë nga gjykimi”.

Do të ishte më e lehtë që Presidenti Putin të gjykohej për krimin e agresionit, domethënë aktin e zhvillimit të një lufte të pamëshirshme dhe të paprovokuar kundër një vendi tjetër. Por Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka juridiksion mbi Rusinë për krimin e agresionit, sepse Rusia, ashtu si Shtetet e Bashkuara, nuk është palë nënshkruese.

Në mars, dhjetëra avokatë dhe politikanë të shquar, përfshirë ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ish-kryeministrin britanik Gordon Brown, nisën një fushatë për të krijuar një gjykatë speciale për të mbyllur këtë hendek ligjor dhe për të gjykuar Rusinë për krimin e agresionit në Ukrainë.

Janë duke vazhduar negociatat si të krijohet një gjykatë e tillë në mënyrë që të ketë legjitimitet të gjerë, qoftë nëpërmjet një organizmi ndërkombëtar si Kombet e Bashkuara ose nën kujdesin e një grupi shtetesh individuale. Gjykata e Nurembergut u krijua nga Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca për t’i mbajtur nazistët përgjegjës pas Luftës së Dytë Botërore.

Zoti Sands, i cili gjithashtu mbështet nismën, tha se cilado qoftë pesha e tyre ligjore, imazhet që dalin nga Ukraina forcojnë vullnetin politik të nevojshëm për të mbajtur Rusinë përgjegjëse.

“E ndjen se diçka po ndodh. Dhe mendoj se kjo është mënyra se si funksionon ligji. Ligji nuk drejton. Ligji ndjek realitetet, imazhet dhe historitë, dhe kjo është ajo që i bën gjërat të ndodhin,” tha ai.

“Sa më të këqija të jenë tmerret në terren, aq më shumë telefonata marr për krijimin e një gjykate të krimit të agresionit,” shtoi ai. “Qeveritë ndjejnë presion të madh për të bërë diçka”.

Por mund të duhet një ndryshim edhe më i madh politik për të dënuar Presidentin Putin në një mënyrë kuptimplotë. Gjykimet në mungesë nuk lejohen në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe edhe nëse do të krijohej një gjykatë e posaçme që mund të gjykonte zotin Putin në mungesë, një gjyq pa një autor të pranishëm mund të tingëllojë i zbrazët.

“Po mundohem vërtet të shoh se si mund të ketë ndonjë mbrojtje të besueshme për provat që po dëshmojmë”, tha Alex Batesmith, i cili ka shërbyer si prokuror i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Kamboxhia dhe tani është profesor në shkollën juridike të Universitetit Leeds. “Por nuk ka asnjë shans që Putini të dorëzohet në ICC ose të arrestohet dhe të sillet në ICC pa konflikte të mëdha ndërkontinentale apo ndryshime të brendshme politike në Rusi që nuk duken të besueshme.”

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait