LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrugicat historike të Durrësit fshehin thesare arkeologjike të pazbuluara

11 Janar 2021, 06:12 Nga DOSJA
Rrugicat historike të Durrësit fshehin thesare arkeologjike të

DURRËS– Zef Tedeschini është një nga banorët e hershëm të lagjes pas bashkisë së Durrësit. Në rrugicat ku ai ecën çdo ditë, në fundin e viteve 1950 filluan të xhiroheshin mjaft episode nga filmat e parë artistikë në vendin tonë, nga “Furtuna” deri te “Rrugicat që kërkonin diell”.

Por kjo lagje pranë qendrës, më shumë njihet për banesat e ndërtuara në 200 vitet e fundit, ndërsa pasuria arkeologjike nën to thuajse nuk njihet fare.

Këtu ndodhen disa nga godinat historike të shekujve 19-20-të. Përveç rëndësisë që kanë për qytetin, ato përbëjnë një pjesë të historisë sonë kombëtare,” tregon Zefi, shtëpia e të parëve të të cilit është ndërtuar në vitin 1843.

Pinjolli i Tedeschinëve, dikur konsuj të Austrisë në Durrës, para disa vitesh e restauroi  shtëpinë e tij, duke ruajtur sa më shumë pamjen e hershme. Por kujdesi i shtetit për konservimin e lagjes historike të Durrësit le për të dëshiruar.

Rrugët e shtruara me kalldrëm dekorativ prej çimentoje, bashkohen me pjesë prej asfalti, që në mjaft vende ia lenë vendin pellgjeve të ujit e të baltës.

Në drejtkëndëshin nga Bashkia deri në godinën e Bankës, që daton në fundin e  viteve 1920, kushdo që viziton këtë lagje gjen Kishën Katolike “Shën Luçia”, ndërtuar në vitin 1868, e cila nën kujdesin e Kishës katolike u restaurua kohët e fundit, së bashku me godinën e dikurshme të Arqipeshkvnisë.

Arkitekti Indrit Hamiti, i cili përgatiti projektin e rikonstruksionit, tha për BIRN, se kohët e fundit, ka nisur edhe restaurimi i godinës ku ndodhej Mitropolia, një pjesë e së cilës në vitin 1925 u shfrytëzua si selia e parë e Bankës Kombëtare Shqiptare.

Banesa është ndërtuar më vonë se sa Mitropolia që ndodhej pranë kishës së Shën Spiridhonit, institucioni fetar që u shkatërrua përfundimisht në mesin e viteve 1960.

Arkitekti durrsak ka grumbulluar dokumentat dhe planimetritë e objekteve me vlerë historike për Durrësin, veçanërisht në vitet e shpalljes së Pavarsisë.

Në mitropolinë e vjetër orthodokse ka banuar disa kohë Imzot Fan Noli, dhe megjithëse është shpallur monument kulture 30 vjet më parë, banesa është mjaft e degraduar,” shprehet Indrit Hamiti.

Një tjetër godinë prej shumë vitesh në rindërtim, i përket vitit 1884 dhe ka shërbyer si konsullata austro-hungareze, pikërisht kur perandoria osmane po humbiste peshën e saj në qytetin – port.

Pranë rrugicave që gjarpërojnë, shihen 3-4  pallate të viteve 1980 të ndërtuar pa asnjë kriter urbanistik.

Shumë pranë disa banesave të vjetra, që bartin dukshëm shenjat e dëmtimit nga tërmeti, një burrë na thotë se presin të marrin një leje ndërtimi për një banesë disakatëshe.

Ruajtja e identitetit shekullor të lagjes në qendër të Durrësit duhet të përballet me potencialin e lartë arkeologjik që ka zona.

Megjithëse nuk janë kryer gërmime të mirëfillta, tashmë ka mjaft të dhëna për praninë e monumenteve të pazbuluar në të gjithë territorin që ndodhet mes bulevardit ‘Epidamn’ dhe rrugës ‘Egnatia’,” tha për BIRN arkeologu Eduard Shehi.

“Që nga shek. 11-të, aty ku më vonë u ndërtua kisha orthodokse e Shën Spiridhonit, ndodhej Kisha katolike e Amalfitanëve,” sqaron prof. asc. Shehi, duke shtuar se ndërtimi mbi të i një godine në vitet 1980 e bën thuajse të pamundur zbulimin e saj.

Elementet e një kishe tjetër, provohen edhe nga dokumentet arkivore në të njejtin territor.

Bashkë me dy kishat e shekullit të kaluar, në zonë ndodhej edhe xhamia e Kaja Hanëmit,” vijon arkeologu, duke kujtuar se ajo u rrafshua pas tërmetit të 26 dhjetorit 1926, për ti hapur rrugë ndërtimit të bulevardit që shkon nga hyrja e portit drejt Bashkisë së qytetit.

Objekte arkeologjike të një rëndësie të veçantë janë vërejtur edhe gjatë ndërtimit të një pallati pranë murit fortifikues të periudhës osmane.

Institucionet që i përkasin fillimshekullit të kaluar na kthejnë në historinë e figurave të shquara që i drejtuan ato.

Dy rrugicat që kryqëzohen shumë pranë kishës “Shën Luçia” mbajnë emrat e Pal Engjëllit e Nikoll Kaçorrit. Kjo është e vetmja vemendje që ka marrë nga bashkia e Durrësit kleriku arbër i familjes së Ëngjëllorëve, i cili më 1462 shkroi Formulën e Pagëzimit e njëkohësisht ishte një nga diplomatët e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit.

Ndërkaq tabela “Don Nikoll Kaçorri” si fillesa e rrugicës tjetër të kujton largimin pa adresë nga lulishtja që i la vendin projektit “Veliera” të bustit prej bronxi të klerikut patriot – zëvëndës/kryeministër dhe ministër i Jashtëm në Qeverinë e dalë nga Shpallja e Pavarësisë.

Arkitekti Indrit Hamiti ka besim se ndërhyrja e Fondacionit shqiptaro-amerikan për ruajtjen e trashëgimisë së zonës historike të qytetit të Durrësit do ti shërbejë rikthimit të traditës arkitekturore në këtë hapësirë.

“Bashkërendimi i punës së grupeve të specialistëve vendas dhë të huaj për hartimin dhe zbatimin e një plani për menaxhimin e integruar të pjesës historike të qytetit mund të rikthejë edhe vemendjen e vizitorëve të interesuar për  Durrësin,” përfundoi Hamiti.

Marrë nga Reporter.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres rrugicat historike të durrësit durres rrugicat historike të durrësit

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Janar 2021, 19:53

TIRANË– Pa e pritur askush, kryeministri Edi Rama dha lajmin se nesër Shqipëria nis vaksinimin kundër COVID19. Ndryshe nga sa ishte njoftuar se vaksi...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet