LIVE UPDATES
Politike

Ruçi nga Vlora: Lufta Kombëtare e vulosi fitoren e parlamentarizmit që u themelua në Lushnje

2 Shtator 2020, 20:31 Nga DOSJA
Ruçi nga Vlora: Lufta Kombëtare e vulosi fitoren e parlamentarizmit

VLORË- Kryetari u Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mbajti një fjalë përshëndetësië në 100-vjetorin e Liftës Kombëtare të Vlorës, ceremoni e cila u zhvillua pasditen e sotme. Përpara të gjithë të pranishmëve, Ruçi u shpreh se ai shesh, i quajtur edhe ‘Sheshi i Flamurit’, mban peshën e rëndë të historisë kombëtare, para të cilit duhet të përulet çdo shqiptar.

Ruçi shtoi se Lufta Kombëtare e Vlorës vulosi fitoren e parlamentarizmit që u themelua në Lushnje.

Fjala e plotë e Gramoz Ruçit

100 vjetori i Luftës Kombëtare të Vlorës, ky jubile madhështor i historisë sonë, na ka thirrur sonte në këtë shesh historik. Në sheshin që mban peshën e rëndë të historisë kombëtare. Çdo shqiptar do të dëshironte të ishte sot me ne, në sheshin më simbolik në Shqipëri, Sheshin e Flamurit. Në zemër të Vlorës, e cila ka rrahur, rreh dhe do të rrahë sa të jetë jeta, për Shqipërinë, për pavarësinë dhe për lirinë. Të ulet në gjunjë përpara monumentit të këtyre burrave, kryemagjistratëve të pavarësisë, të cilët nisën nga Vlora ndërtimin e kolonave të shtetit shqiptar. Për Luftën e Vlorës, mësimet që burojnë prej saj dhe ndriçimin e rrezatimin në historinë e Shqipërisë. Për trimërinë dhe urtësinë që buron nga Vlora e Labëria, kjo magje dhe apothegmë (simbol) i lirisë, protagoniste e martire fisnike e kalendarit të progresit të Shqipërisë. Nëntë muaj më parë, në Lushnje, Tiranë e në të gjithe Shqipërinë përkujtuam 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes e të parlamentarizmit shqiptar.

Shpallja e pavarësisë, Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlorës janë tri harqe triumfi, për tri ngjarje madhore të historisë së Shqipërisë, të cilat plotësuan dhe garantuan njera-tjetrën. 108 vite me parë, më 28 nëntor 1912, heroi kombëtar, Ismail Qemali, i mbështetur nga dhjetra patriotë nga e gjithë Shqipëria, ngriti flamurin e lirisë dhe, pas pesë shekujsh robërie dhe errësire osmane, e shpalli atdheun të lirë e të pavarur. Pas tetë vjetësh, në janar të vitit 1920, Kongresi i Lushnjes vendosi që Shqipëria e pavarur të ishte Shqipëri parlamentare, hodhi themelet e saj, përmbylli periudhën e shtetformimit dhe nisi të ndërtojë arkitekturën institucionale të shtetit të pavarur shqiptar. Vetëm pak muaj pas Kongresit tregoi e garantoi se nuk mund të kishte as Shqipëri sovrane, as Shqipëri parlamentare, me Vlorën e pushtuar, duke u bërë një nga ngjarjet me rrezatuese të historisë sonë. Lufta Kombëtare e Vlorës vulosi fitoren e parlamentarizmit që u themelua në Lushnje.

Të dyja këto ngjarje ishin prova të fuqishme të zhvillimit politik të shoqërisë shqiptare, të rritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe të bashkimit në emër të sovranitetit e integritetit të Shqipërisë. Nuk është koinçidencë, por një imperativ historik që fillimi i parlamentarizmit, si shtyllë e Republikës, dhe lufta e Vlorës të rrinë kaq pranë njera-tjetrës. Vetëm pak muaj më vonë, më 29 maj 1920, Kuvendi i Barçallait, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjithë krahinës, vendosi fillimin e Luftës së Vlorës. Pak më tej ballit të këtij sheshi të shenjtë e historik, tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, më 3 shtator 1920, një grup atdhetarësh, mes të cilëve edhe dëshmitarë e pjesëmarrës në aktin e pavarësisë, u rimblodhën për ta bërë edhe njëherë Shqipërinë të lirë e të mosvarme, për ta përsosur e forcuar shtetin e ri. Luftëtarë të vjetër e të rinj, vlonjatë, tepelenas, kurveleshas e bregdetas, me bashkëluftëtarë nga Mallakastra, Berati, Korça, Dibra, Gjirokastra, Shkodra dhe Elbasani, u betuan në këtë shesh-altar të pavarësisë. Vendimi i burrave të shquar dhe komandantëve trima të Luftës së Vlorës, që ceremonia festive e fitores të mbahej në këtë shesh, ishte i pjekur dhe vizionar. Ata dhane mesazhin se lufta e tyre ishte pjesë e gjerdanit të ndritur, luftarak e popullor, të mbrujtur e të stolisur me gjakun e dëshmorëve të kombit. Ata i rikthyen Shqipërisë lirinë e nëpërkëmbur gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, ndaluan me armët e gjakun e tyre coptimin e vendit ose kontrollin e pjesshëm të tij nga një Fuqi e Madhe. Ata rikthyen flamurin e shenjtë të pavarësisë së kërcënuar nga asgjësimi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Uillson, u kishte ndalur dorën fuqive europiane dhe kishte parandaluar copëtimin e Shqipërisë. Lufta e Vlorës dhe zhvillime të tjera të kohës i detyruan Fuqitë e Mëdha të llogarisnin shqiptarët si një faktor për ekuilibrat gjeostrategjikë e gjeopolitikë në rajon e më gjerë dhe të hiqnin dorë nga planet për copëtimin e Shqipërisë. Kontributi i saj në shtetformim i detyroi kancelaritë e fuqishme që, edhe përkundrejt interesave të tyre, ta pranonin Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920. Lufta Kombëtare e Vlorës nuk i takon vetëm historisë, por qëndron në themelet e të tashmes dhe të ardhmes së Shqipërisë. Ne, shqiptarët, kemi qenë midis kombeve që më shumë kanë kontribuar se përfituar nga historia dhe qytetërimi. Bota ka qenë ndarë në shumë mënyra, por një ndër dallimet më të mëdha është përbërja e saj nga shtete paqedashës dhe luftëdashës, pushtues dhe mbrojtës. Në kohën e Luftës së Vlorës, kjo ndarje ishte e dukshme, shpërthyese dhe kërcënuese për kombet e vegjël. Njerëzimi nuk po arrinte që mbarimin e Luftës së Parë Botërore ta kurorëzonte me një paqe të drejtë, jo vetem për shtetet e mëdhenj, por edhe të vegjëlit. Kjo paqe e pandrueshme, pas më më pak se dy dekadash, e çoi botën drejt një konflikti të ri. Edhe pse një shtet i ri që vuajti pasojat e marrëveshjeve të padrejta, shqiptarët mbetën në anën e popujve paqedashës. Midis kombeve që udhëhiqen nga forca e arsyes dhe jo nga arsyeja e forcës. Kurrë shqiptarët nuk e kanë tejkaluar të drejtën e tyre për t’u mbrojtur. Luftrat që na janë imponuar nuk kanë qene thjesht beteja ushtarake, por ndeshje midis të mirës dhe të keqes, dritës dhe errësirës, dashurisë dhe urrejtjes. Në çdo kohë, ne, shqiptarët, kemi qenë në krahun e të parave, në anën e duhur të historisë. Lufta e Vlorës rikonfirmoi këtë të vërtetë, që na bën edhe sot krenarë. Historianët ndër vite kanë shkruar për këtë ngjarje të madhe kombëtare e për rëndësinë e saj të jashtëzakonshme, për heroizmin e luftëtarëve e për dëshmorët e kësaj Lufte. Ne sot nuk do të zëvëndësojmë historianët në punën e tyre. Por një tezë të historiografisë shqiptare dëshiroj ta ritheksoj sonte, në këtë ceremoni: Lufta e Vlorës ishte një luftë kombëtare. Ishte e tillë për nga rëndësia, rrezatimi dhe ndikimi i saj në të ardhmen e Shqipërisë. Për faktin se kapedanët e Luftës së Vlorës nga luftrat vinin dhe drejt luftrave shkonin.

Një pjesë e tyre vinin nga luftrat përpjekjet për pavarësi, një pjesë tjetër kishin qenë pjesëmarrës në shpalljen e pavarësisë. Shumica e tyre pas fitores së Vlorës rendën drejt betejave të tjera, ku i thërriti Shqipëria dhe mbrojtja e territoreve të saj. Luftën Kombëtare të Vlores e bënë heronjtë dhe luftëtarët e saj, çetat vullnetare, e bëri gjithë populli i Vlorës dhe i Labërisë. Kur flasim për Luftën e Vlorës, nuk mund të mos kujtojmë e nderojmë simbolin e kësaj Lufte, Selam Musa Salarinë. Monumenti i këtij heroi legjendar na kundron sot vetëm disa maja malesh larg, nga shtepia muze që ndërtuam këto ditë, në vendlindjen e tij, në Salari. Nderojmë sot kapedanët e luftëtarët Sali Vranishti, Kanan Maze, Zigur Lelo, Sado Koshena, Isuf Rustemi, Toto Hosi, Selman Hyseni, Mato Robi, Bajram Mehmeti, Memo Brati, Mehmet Mallkeqi, Halim Rakipi, Nase Beni, Hodo Zeqiri, Rrapo Çelo, Sheme Sadiku, Beqir Velo, Abdurrahman Çiraku e Zenel Ramohito me shokë. Në krye të tyre ishin udhëheqës politikë të spikatur, tribunë të mendimit e të aksionit atdhetar, si Osman Haxhiu, Qazim Koculi, Ahmet Lepenica, Spiro Jorgo Koleka, Myqerem Hamzaraj, Halim Xhelo, Murat Tërbaçi, Qazim Kokoshi, Azbi Canua, Jani Minga, Shtjefen Gjeçovi e të tjerë. Shumë të tjerë janë nderuar ndër vite, siç po vlerësohen edhe në këtë ceremoni jubilare. Panteoni i historisë është i hapur për të gjithë luftëtarët e lirisë e të pavarësisë.

Nuk mund të harrojmë edhe përkushtimin e institucioneve të larta të krijuara nga Kongresi i Lushnjes, si Këshilli i Lartë dhe Këshilli Kombëtar. Këto institucione morën vendime jetike e të kujdesshme, krijuan një prapavijë e mbështetje të fuqishme për forcat kombëtariste në Luftën e Vlorës si dhe udhëhoqën, në emër të tyre, negociatat me përfaqësuesit e qeverisë italiane, deri në nënshkrimin e protokollit të 2 gushtit 1920. Ndaj është në nderin tonë ndriçimi i të vërtetës historike dhe vlerësimet e merituara për Kryeministrin e asaj kohe, Sulejman Delvina, për ministrat Hoxhë Kadri Prishtina e Ndoc Çoba e mjaft anëtarë të Këshillit Kombëtar, të cilët u bashkuan dhe mbrojtën kauzën e Luftës se Vlorës. Nderim e lavdi kapedanëve, luftëtareve dhe çlirimtarëve të Luftës Kombëtare të Vlorës! Vepra e tyre kombëtare është e përjetshme!

Sot është organizuar ceremonia solemne për 100-Vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës. Të pranishëm janë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj. I ftuar ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por për arsye që nuk dihen, nuk ka shkuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 100-vjetori i luftes kombetare te vlores gramoz ruci ilir meta 100-vjetori i luftes kombetare te vlores gramoz ruci ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet