LIVE UPDATES
Aktualitet

Rusia bombardon stacionet hekurudhore në Ukrainë

11 Maj 2022, 06:24 Nga DOSJA
Rusia bombardon stacionet hekurudhore në Ukrainë

RUSI- Në luftën në Ukrainë, Rusia po vë gjithnjë e më shumë në shënjestër objektet hekurudhore të vendit. Në fakt hekurudha është kthyer në një nga mjetet më të rëndësishme logjistike të Kievit dhe në një simbol të rezistencës.

Ende shkojnë trenat e Ukrsalisnyzja. Kompania hekurudhore e Ukrainës njoftoi së fundi, se vetëm 20 trena të distancave të largëta patën vonesa deri në dymbëdhjetë orë. Gjatë dy javëve të fundit ushtria ruse ka intensifikuar ndjeshëm sulmet ndaj rrjetit hekurudhor në të gjithë Ukrainën.

Të mërkurën (04.05) u dëmtua rëndë një urë hekurudhore mbi lumin Dnipro. Një natë më parë ishin goditur disa stacione hekurudhore në Ukrainën perëndimore dhe jugore. Më parë ishin shënjestruar disa stacione trenash si ai i Kramatorsk në lindje, ku në fillimin të prillit humbën jetën të paktën 50 vetë nga një sulm me bombë. Sidomos stacionet hekurudhore në provinca, centralet elektrike dhe urat hekurudhore po shënjestrohen gjithnjë e më shumë nga raketat ruse.

Rrjeti hekurudhor jetik

Ndryshimi i taktikës së rusëve ka një arsye. Në dy muajt e parë të luftës kompania hekurudhore ukrainase lulëzoi në kompaninë më të rëndësishme logjistike të vendit. Rrjeti hekurudhor në Ukrainë përfshin rreth 22.000 kilometra. Që para fillimit të luftës hekurudha ishte një nga punëdhënësit më të mëdhenj të vendit, me më shumë se 230.000 punonjës. Jo më shumë se para dhjetë vjetësh, pikërisht në kohën e Kampionatit Evropian të Futbollit 2012, vendi investoi rreth 700 milionë euro në përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore, kështu që hekurudhat e Ukrainës janë relativisht moderne sot.

Vendi ka edhe një rrjet të madh rrugësh, por vetëm një pjesë e tyre, sidomos rreth qyteteve të mëdha, janë me disa korsi. Nga ana tjetër shumë rrugë janë në gjendje jashtëzakonisht të keqe dhe të papërshtatshme për transportin e mallrave të rënda.

Dhe kështu hekurudha është bërë simbol i rezistencës ukrainase. Ajo dërgon armë dhe ndihma në pjesën lindore të vendit, evakuon miliona njerëz, që ikin nga luftimet. Ndërkohë ajo po kthen gjithnjë e më shumë familje në zonat e pushtuara, që kanë qenë më parë të pushtuara nga trupat ruse. Hekurudha solli në Kiev mysafirë të rëndësishëm të shtetit, si Sekretarin e Shtetit të SHBA Blinken, Presidenten e Komisionit të BE von der Leyen dhe liderin e opozitës gjermane Friedrich Merz.

Hekurudhat po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm edhe në transportin e mallrave të eksportit. Para fillimit të luftës vendi zhvillonte më shumë se 50 për qind të importeve dhe eksporteve të tij përmes portit detar të Odesës. Por që nga fillimi i bllokadës detare ruse Ukraina po përpiqet të eksportojë gjithnjë e më shumë mallra në vendet perëndimore, si grurë, qymyr, çelik apo produkte kimike përmes hekurudhës.

Çuditërisht robust

Sistemi hekurudhor u tregua çuditërisht robust dhe i adaptueshëm në muajt e parë të luftës. Rrjeti hekurudhor është i degëzuar gjerësisht; nëse pjesë të rrjetit bombardohen, shpesh arrihet të gjenden shpejt rrugë alternative. “Në disa raste mund t`i riparojmë linjat e dëmtuara hekurudhore në vetëm disa orë”, tha për NBC Oleksandr Pertsovskyi, drejtues i biznesit të trenave të pasagjerëve të Ukrsaliznytsia në fillim të kësaj jave.

Struktura e menaxhimit tani është “e sheshtë”, tha shefi i tij Oleksandr Kamyshin për CNN. Përgjegjësit e linjave hekurudhore mund të marrin vendime në terren, pa marrë lejen e eprorëve të tyre. Riparimet mund të kryhen shpejt e pa burokraci. Urat e shkatërruara ose të dëmtuara nuk mund të riparohen aq shpejt, por “ne mund të vazhdojmë të operojmë me sistemin pavarësisht nga shtimi i sulmeve”, thotë Pertsovskyi.

Megjithatë kjo detyrë po bëhet çdo ditë e më e vështirë: punonjësit e hekurudhave duhet të planifikojnë rrugë, që shmangin zonat tepër të rrezikshme. Oraret shpesh duhet të ndryshohen në mënyrë spontane, ato njoftohen përmes kanaleve të mediave sociale të kompanisë hekurudhore. Dhe numri i sulmeve me raketa mbi shinat hekurudhore po rritet pothuajse çdo ditë.

Rrjeti hekurudhor i rëndësishëm për luftën – për të dyja palët

Që nga fillimi sistemi hekurudhor i Ukrainës qe në qendër të konfliktit. Rusia u përpoq të merrte shpejt nën kontroll qendrat logjistike të Ukrsaliznytsia në qytetet e mëdha si Kharkiv dhe Kiev, por dështoi nga rezistenca e ashpër e ukrainasve. Nga ana tjetër ushtria ukrainase dhe punonjësit e hekurudhave bjelloruse arritën të shkatërrojnë lidhjet hekurudhore me Rusinë dhe Bjellorusinë – shina që do të kishin qenë të rëndësishme për transportimin e formacioneve të mëdha të trupave ruse.

Sepse ushtria ruse nga pikëpamja logjistike ka qenë gjithmonë shumë e varur nga rrjeti hekurudhor. Rusia është një territor i gjerë me terren të vështirë, stepa, permafrost dhe moçale sezonale. Trupave tokësore të motorizuara të ushtrisë u nevojitet përherë rrjeti hekurudhor për të transportuar trupa, ushqim dhe karburant. “Nëse hekurudha nuk mund të përdoret, ushtria duhet të shfrytëzojë rrugën”, shkruan ekspertja për Rusinë Emily Ferris e Royal United Services Institute në Londër (RUSI) në një artikull për revistën Foreign Policy. Megjithatë forcat e armatosura të Rusisë nuk kanë rezerva të mjaftueshme ushqimore dhe karburant për të mbështetur ofensivën tokësore dhe për të pushtuar territore ukrainase, që ndodhen larg nga hekurudhat funksionale. “Në veri,” thotë Ferris, “Rusia nuk arriti kurrë të kontrollonte asnjë nga qendrat hekurudhore në Chernihiv apo rreth Kievit dhe balta bëri, që shumë automjete ushtarake të bllokoheshin.”

Synime të reja – taktikë e re

Por tani Rusia i ka ripërcaktuar qëllimet e saj të luftës dhe po përqendrohet në pushtimet në lindje dhe juglindje të vendit. Por edhe në Kharkiv ose në Ukrainën jugore ushtria ruse ose nuk i kontrollon plotësisht nyjet hekurudhore, shkruan ekspertja e RUSI Ferris, ose ato tashmë janë shkatërruar thuajse plotësisht nga luftimet. Por kjo është një nga arsyet, pse Rusia deri tani nuk ka qenë në gjendje të transportojë trupat e saj më thellë në Ukrainë dhe të pushtojë më shumë territor.

Megjithatë kjo nuk është një shenjë e mirë për rrjetin hekurudhor në pjesën tjetër të Ukrainës: për shkak të ndryshimit të synimeve të saj të luftës. Ushtria ruse nuk ka më nevojë për këto sisteme hekurudhore për avancimin e saj të mundshëm. Meqë rusët nuk kanë arritur të pushtojnë rrjetin hekurudhor të Ukrainës, ata tani duan ta shkatërrojnë atë të paktën pjesërisht, kryesisht për të ndaluar dërgesat e armëve të Perëndimit në front. Për sa kohë Ukraina do të jetë në gjendje të ruajë infrastrukturën e saj hekurudhore, ka të ngjarë të jetë një faktor vendimtar në rezultatin përfundimtar të kësaj lufte.

Marrë nga DW. 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës