LIVE UPDATES
Bota

Rusia forcon lidhjet me Afrikën, ekstremizmi islamik dhe dhuna krijojnë hapësirë

19 Mars 2022, 21:22 Nga DOSJA
Rusia forcon lidhjet me Afrikën, ekstremizmi islamik dhe dhuna

RUSI– Ndërsa situata në Ukrainë është në fokusin e mbarë botës, Rusia ka rindërtuar pa bujë lidhjet me Afrikën, duke forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak në kontinent. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carol Guensburg, kjo strategji po ngre shqetësime në Perëndim për taktikat dhe qëllimet e Rusisë në Afrikë.

Flamujt rusë valëviteshin në kryeqytetin e Burkina Fasos pas grushtit ushtarak të shtetit në janar në këtë vend të Afrikës Perëndimore. Një statujë e zbuluar në Republikën e Afrikës Qendrore vjeshtën e kaluar tregon ushtarë vendas të mbështetur nga luftëtarë rusë, duke mbrojtur civilët. Këto janë simbolet më të dukshme të pranisë së rigjallëruar të Rusisë në kontinent.

Në vitin 2019, në samitin e parë ruso-afrikan të drejtuesve politikë dhe të biznesit, Presidenti rus Vladimir Putin e bëri të qartë se Afrika është një përparësi për Rusinë.

“Në samit u ra dakord për të krijuar një mekanizëm të ri për dialog në formën e një partneriteti Rusi-Afrikë”, tha presidenti Putin.

Një samit i dytë është planifikuar për në tetor në Shën Petersburg. I pari, i mbajtur në Soçi, solli marrëveshje diplomatike dhe marrëveshje me vlerë miliarda dollarë për armët, bujqësinë, energjinë dhe më shumë.

Lëvizjet e Moskës në vitet e fundit kanë ofruar bashkëpunim pa ato që zoti Putin i ka quajtur “konsiderata politike apo të tjera” të imponuara nga vendet perëndimore.

“Rusia, ashtu si ish-Bashkimi Sovjetik më parë, ofron një vizion alternativ për vendet afrikane. Dhe nëse ka një tipar të përbashkët midis asaj që po bëjnë rusët tani dhe asaj që bënin sovjetikët, është kritika e njohur antiperëndimore”, thotë Maxim Matusevich me Universitetin Seton Hall.

Përhapja e ekstremizmit islamik militant dhe dhunës në Afrikë ka krijuar më shumë hapësirë për ushtrinë ruse.

Në Mali, po kështu është krijuar hapësirë për rusët nga tërheqja e planifikuar e trupave nga Franca, ish-sundimtarit kolonial të Malit dhe vendit partner në luftën kundër xhihadistëve për gati një dekadë.

Kontraktorët ushtarakë privatë nga Rusia po ndihmojnë gjithashtu në avancimin e planeve të Moskës në Afrikë, thonë vëzhguesit perëndimorë.

Këta përfshijnë luftëtarë të grupit të fshehtë Wagner që dyshohet se kontrollohet nga bashkëpunëtori i Putinit, Yevgeny Prigozhin. Presidenti Putin ka mohuar çdo lidhje me grupin.

“Nuk është biznes shtetëror… Është biznes privat me interesa private të lidhura me nxjerrjen e burimeve të energjisë, përfshi burime të tjera si ari apo gurë të çmuar”, tha presidenti Putin.

Por ekspertët thonë se cilido qoftë synimi, rezultati është se aty ku shfaqet grupi Wagner, pasojnë telashet.

“Çdo vend ku kemi parë të jetë dislokuar grupi Wagner nëpër botë dhe në Afrikë – qoftë Libi, Sudan, Mozambik, apo Republikën e Afrikës Qendrore – ka qenë një forcë destabilizuese”.

Joseph Siegle me Qendrën Afrikane për Studime Strategjike … thotë se mercenarët janë pjesë e mjeteve që përdor Moska për të mbështetur udhëheqësit e dobët afrikanë në këmbim të avantazheve ekonomike apo favoreve të tjera. Ata ndihmojnë elitat, jo qytetarët e zakonshëm.

“Ajo që ka bërë Rusia është vendosja e mercenarëve, dezinformimi, ndërhyrjet në zgjedhje, marrëveshjet e armëve për burime apo kontrata të errëta”, thotë Joseph Siegle.

Kombet e Bashkuara po hetojnë njoftimet për shkelje “të rënda” të të drejtave të njeriut në Republikën e Afrikës Qendrore, të kryera nga personeli ushtarak privat.

Në Mali, udhëheqësit e një grushti ushtarak të vitit 2020 kanë sjellë trajnuesë ushtarakë rusë – dhe ato që autoritetet amerikane dhe franceze thonë se janë mercenarë të kompanisë Wagner.

Disa banorë të Malit i mirëpritën ata duke valëvitur flamuj rusë, duke reflektuar jo vetëm lidhjet historike të vendit me ish-Bashkimin Sovjetik por edhe humbjen e durimit të publikut ndaj pasigurisë së vazhdueshme.

“Në vitin 2013, e gjithë popullsia e Malit ishte entuziaste kur francezët mbërritën në vend. Dhe mund ta shihni sot…ata po e refuzojnë praninë e tyre. Të them të drejtën, nuk do të isha shumë i befasuar nëse, pas dy vitesh apo më shumë, e njëjta gjë do të mund të ndodhte edhe me praninë ruse”.

Niagale Bagayoko, e cila kryeson Rrjetin e Sektorit të Sigurisë Afrikane, thotë se vendet afrikane po tregojnë një gatishmëri për të parë përtej një partneri të vetëm të huaj.

“Është kuptur fakti se të qenit i angazhuar vetëm me disa aktorë të vetëm apo me një grup të vetëm vendesh kufizon mundësinë për diplomaci, por edhe për bashkëpunim ushtarak”.

Rusia nuk është e vetmja qeveri e huaj që po përpiqet të zgjerojë ndikimin në Afrikë, me burime të mëdha dhe një popullsi të re në rritje. Shtëpia e Bardhë planifikon një samit të dytë SHBA-Afrikë më vonë këtë vit. Bashkimi Evropian ka njoftuar gjithashtu një investim të ri prej 172 milionë dollarësh në infrastrukturë, për të kundërshtuar nismën e Kinës “Një Brez, Një Rrugë”. Kina ka qenë partneri më i madh ekonomik i Afrikës për të paktën një dekadë.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 19 Mars 2022, 09:30

VIDEO/ Avionët e NATO-s me bazë në Shqipëri

Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Në ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet