LIVE UPDATES
Bota

“Rusia ka investuar shumë”, BE: E shqetësuar për një përshkallëzim tensionesh në Ballkan

6 Mars 2022, 16:29 Nga DOSJA
“Rusia ka investuar shumë”, BE: E shqetësuar për

BRUKSEL- Shqetësimet në Bruksel për mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve në Ballkanin Perëndimor janë serioze, thonë burimet në selinë e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Në këto dy organizata thonë se për një kohë të gjatë kanë qenë të vetëdijshëm për tentimet e Rusisë që ta destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të pengojë stabilitetin afatgjatë dhe perspektivën euroatlantike të rajonit. Këto shqetësime, gjatë kësaj jave i ka shprehur edhe Parlamenti Evropian në një rezolutë që miratoi për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Deri më tani, sipas burimeve diplomatike në BE, Rusia ka investuar shumë në rajon në fushata të dezinformimit, sidomos në mediat në gjuhën serbe, por edhe në lidhje me organizatat politike në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Po të njëjtat burime pohojnë se në Bruksel “janë të vetëdijshëm për këto tentime dhe kanë ndërmarrë masa për bashkëpunim me partnerët tanë në rajon”.

“Në këto kontakte u kemi thënë të gjithë partnerëve që të jenë maksimalisht vigjilentë dhe të mos bëjnë veprime të cilat mund të rrisin tensionet. Nga të gjithë partnerët kemi dëgjuar se ata janë të vetëdijshëm për rrethanat dhe do të bëjnë maksimumin për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës”, thotë një burim diplomatik.

Burimet në BE dhe NATO thonë se një dozë më e madhe shqetësimi ekziston për situatën në Bosnje e Hercegovinë sesa në Kosovë. Por, edhe në rastin e Kosovës thonë se me kujdes po vëzhgojnë situatën, e cila në këtë moment është e qetë. Para disa ditësh, kur nisi agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, në NATO siguruan se trupat e Aleancës dhe të partnerëve që janë në misionin e KFOR-it në Kosovë, do të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre për të siguruar të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Politika e NATO-s në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor ka qenë konsistente gjatë tërë kohës. Kjo është edhe tani. NATO mbetet tërësisht e përkushtuar që të vazhdojë të luajë rolin e vet në mbështetje të sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor”, thotë një zyrtar i NATO-s në pyetjen nëse Aleanca do të rrisë praninë e saj në rajon për të parandaluar ndonjë destabilizim të mundshëm për shkak të luftës në Ukrainë. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka afër 4,000 trupa të stacionuara. Numri më i madh i ushtarëve janë nga Shtetet e Bashkuara dhe Italia.

Shqetësim për situatën në Bosnje e Hercegovinë kanë shprehur edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha shefi për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell. NATO në Bosnje e Hercegovinë ka prani të kufizuar ushtarake dhe ka një seli në Sarajevë që po ashtu ka detyra të kufizuara. Trupat e Aleancës mbështesin forcat ushtarake në Bosnje e Hercegovinë për reforma dhe modernizim, sipas prioriteteve të vendosura në Partneritetin për Paqe. Bosnje e Hercegovina bën pjesë në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe ka shprehur aspiratat që të bëhet anëtare. Por, ky proces nuk ka avancuar për shkak të problemeve të brendshme politike.

Ndërkaq, BE-ja ka në Bosnje e Hercegovinë një mision ushtarak, EUFOR, që është i gatshëm të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit në këtë shtet. Siç ka bërë të ditur përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, EUFOR-i ka vendosur që të dërgojë në këtë shtet 500 trupa shtesë, që deri më tani ishin në gjendje gatishmërie jashtë Bosnje e Hercegovinës, si forca rezervë.

“Përshkallëzimi i situatës ndërkombëtare të sigurisë ka potencial që të nxisë jostabilitet në Bosnje e Hercegovinë. Dërgimi i këtyre forcave është një masë parandaluese për të rritur stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës”, thuhej në deklaratën e EUFOR-it kur u njoftua për dërgimin e trupave shtesë.

Edhe pse situata në Bosnje e Hercegovinë – shtet ku jetojnë tri etni: boshnjakët, kroatët dhe serbët – si dhe raportet midis Kosovës dhe Serbisë, janë tema që aktualisht tërheqin vëmendjen më të madhe të Brukselit, shqetësime ka edhe për situatën në Mal të Zi, edhe pse ky shtet është anëtar i NATO-s.

BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm edhe me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të rajonit që janë në Bruksel. Nga ta, blloku evropian kërkon që të mbështesin sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë si dhe qëndrimet e tjera të politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së. Burimet në BE thonë se mirëpresin mbështetjen që nga marrë nga të gjitha vendet e Ballkanit për sanksionet kundër Rusisë, me përjashtim të Serbisë. Kjo e fundit ka refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Moskës, me të cilën ka raporte të ngushta.

Por, edhe në rastin e Serbisë, nga blloku evropian thonë se “votimi i saj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që dënon agresionin rus ndaj Ukrainës është sinjal në drejtimin e duhur”.

“Rajoni i Ballkanit ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe besojmë se e dinë tepër mirë se çfarë tragjedie sjell lufta. Prandaj, presim që rajoni të mbetet i qetë dhe stabil, e nga ana jonë ne do të bëjmë çmos që të ruhet stabiliteti”, thotë për Radion Evropa e Lirë një diplomat i BE-së.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë ndërmarrë një sërë masash të sigurisë, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Forcat e Sigurisë së Kosovës së bashku me KFOR-in është thënë se janë të angazhuara në ruajtjen e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës, e sidomos në veriun e banuar me shumicë serbe, ku gjendja e sigurisë është e brishtë.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni be lufta ukraine-rusi nato be lufta ukraine-rusi nato

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet