"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Rusia shqetësohet nga “Defender 21”! Ministri i Mbrojtjes: Po monitorojmë nga afër çdo lëvizje
1 Maj 2021, 18:39Nga DOSJA
RUSI– Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shojgu duket se i ka sytë nga Shqipëri. “RT” raporton se ministri është shprehur se po monitoron dërgimin dhe shpërndarjen e forcave të NATO-s në Shqipëri për stërvitjen “Defender Europe”.
“Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën, progresin e transferimit dhe vendosjes së forcave të NATO-s në Evropë si pjesë e stërvitjes Defender Europe. Ne po vëzhgojmë transferimin e Brigadës së 53-të të Këmbësorisë, e cila mbërriti pardje në portin shqiptar të Durrësit. Së bashku me ta 750 njësi të pajisjeve ushtarake,”-tha ai.
Çfarë është stërvitja “Defender21″?
Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një konflikt të mundshëm në të ardhmen që do të ketë pak ngjashmë...
KINË– Një stuhi ka goditur Kinën lindore duke shkaktuar të paktën 11 viktima dhe qindra persona të plagosur. Për të treguar fuqinë e stuhisë, mediat ...
BRITANI E MADHE- Ish-kryeministri i Anglisë, Tony Blair ka suprizuar me stilin e tij të flokëve, duke marrë vëmendjen e mediave të huaja. Siç duket edhe ...
ROMË– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka dalë nga spitali, ku edhe ishte shtruar për rreth 24 ditë. Shkak për shtrimin e tij ishin efektet...
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se paga minimale në Kosovë do të bëhet 250 euro. Kurti me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se q...
KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se nëse Kosovës i pamundësohet anëtarësimi në OKB dhe NATO, duhet të...
ITALI– Tre qytete u bashkuan nën të njëjtin qiell. Të Premten 30Prill, Ermal Meta është protagonist i një ngjarje speciale të padëgjuar për Italinë, e cila falë...