"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Sa vjen dhe rëndohem, më merret fryma”/ Përkeqësohet gjendja e naftëtarit në Ballsh: Do vdes këtu, s’kam t’ju ç
1 Tetor 2020, 10:02Nga DOSJA
BALLSH-Naftëtarët e Ballsht janë sot në ditën e katërt të grevës së urisë. Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë të qëndrojnë në grevë urie, derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre. Naftëtarët tregojnë se janë të mbytur në borxhe dhe disa prej tyre janë edhe të sëmurë.
”Do të vazhdojmë, se një problem kemi, ekonomik. Deri në orën e fundit. Derisa të marrim zgjidhje. S’ka kthim pas. S’kemi arsye të tjera, jemi nga ana ekonomike zero. Ndaj, kemi fëmijët në shkollë. Jemi dhe pa bukë. Jemi krimbur në borxhe. Të sëmurë jemi. Nuk shkojmë të vizitohemi sepse s’kemi lekë për ilaçe. Na premtuan për 7 paga që të linim grevën e urisë. Jo vetëm nuk na i dhanë, na hoqën dhe nga puna.”– tha një naftëtar.
Ndërsa një naftëtar tjetër tregoi se sa vjen dhe gjendja e tij shëndetësore rëndohet.
“Sa vjen dhe rëndohem. Më merret fryma në gjoks, ndjej një si helm, dhimbje të këmbëve, gjunjëve, ja shtrirë. Derisa të vdesim këtu jemi. Çfarë do bëj në shtëpi unë? S’kam ti çoj bukë kalamajve. S’ka tjetër rrugë. I kam humbur shpresat.”- tha një grevist tjetër.
Naftëtarët e kanë protestuar edhe më herët. Ata kërkojnë rifillimin e punës dhe pagat e prapambetura, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Avokatët e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka kanë pretenduar pafajësinë e klientes së tyre pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për ta lënë në “a...
SHBA- 23-vjeçarja shqiptare Elena Alinj, nënë e një vajze 11-muajshe ka humbur jetën, pas dhunës barbare të bashkëshortit të saj. Mësohet se ajo është rr...
SHKODËR– Efektivi i policisë kufitare në Shkodër, njëkohësisht edhe shofer i drejtorit të Policisë së Shkodrës Hydajet Nehani, i cili është infektuar nga p...
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit hyjnë sot në ditën e katërt të grevës së tyre të urisë. Në nisje të grevës ishin vetëm 10 naftëtarë, mirëpo një prej tyre u detyru...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 32-vjeçarin me iniciale D.D, pasi trafikonte lëndë narkotike në kryeqytet. Uniformat blu bëjnë me dije se në ...
TIRANË-Detaje të reja kanë dalë nga hetimi ndaj Artan Shkëmbit, ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit. Mësohet se teksa hetuesi...
EUROPE- Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega ka goditur sërish ligjin ‘antishpifje’ të qeverisë Rama. Duke lavdëruar si lajm të mirë arri...
TIRANË- Ditën e sotme Gjykata e Posaçme për la në fuqi masën “pezullim nga detyra” për Artan Shkëmbin, ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore n...