“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Sadiku, ish-sulmuesi kuqezi, do të mungojë kundër ish-skuadrës së tij…
26 Prill 2022, 08:35Nga DOSJA
SPANJE – Trajneri García Pimienta do t’i duhet ta rikompozojë njëmbëdhjetëshen e tij fillestare për sfidën ndaj Málagas kësaj të premteje. Arsyeja është se Armando Sadiku u ndëshkua me kartonin e pestë të verdhë sezonal në Ibiza… dhe për rrjedhojë, nuk do të mund të luajë kundër ish-skuadrës së tij.
Ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi të Shqipërisë, e privon veten nga një ndeshje e veçantë për të. Ai luante për Malaga-n kur shpërtheu në Spanjë. Në “La Rosaleda” Sadiku shënoi 13 gola në sezonin 2019/20, një shifër kjo që i hapi dyert sulmuesit shqiptar te UD Las Palmas.
Kur sulmuesi shqiptar pa kartonin e verdhë në “Can Misses”, ai e dinte se nuk do të luante në ndeshjen e radhës. E dinte edhe trajneri García Pimienta, i cili pas pushimit aktivizoi lojtarin që do të zërë vendin e shqiptarit: Rafa Mujica.
Pozicioni i qendërsulmuesit ka qenë një nga më të diskutuarit këtë sezon. Sadiku, në 21 ndeshje që ka zhvilluar deri tani ka shënuar vetëm 4 gola, duke dëshmuar të drejtën e drejtorit sportiv, i cili nuk ishte kundër nënshkrimit me sulmuesin shqiptar.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
PORTUGALI – Pas humbjes së papritur të Portos në Braga (0-1) gjatë ditës më herët, kryeqytetasit e Sportingut pati mundësinë të afrohej këtë të hënë në mb...
ANGLI – “Nuk kam qenë në kontakt me Guardiolën kohët e fundit, por do të jetë mirë ta shoh përsëri. Ne ishim shumë mirë bashkë te Bayerni, por tani objekt...
ITALI– Në ndeshjen e fundit të javës së 34-të, Juventus mund me përmbysje Sassuolon me shifrat 2-1. Me këtë sukses skuadra bardhezi shkon -1 pikë larg nga...
PARIS– Në Francë dhe Angli nuk kanë dyshime: Antonio Conte do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG ku do të zërë vendin e Mauricio Pochettino-s. Sipas ‘Le Pa...
SPANJE – Jordi Cruyff, këshilltari sportiv i Barcelonës, mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga Fondacioni Cruyff të hënën, që përkon me ditën kur ...