LIVE UPDATES
Politike

ZBARDHET debati i plotë/ Anëtari i Asamblesë s’e mban gojën, sherr me Taulant Ballën në mbledhje për shoferin e Gjylame

13 Shkurt 2020, 11:15 Nga DOSJA
ZBARDHET debati i plotë/ Anëtari i Asamblesë s’e mban

Është shoqëruar me tone të ashpra dhe ndërprerje të mbledhjes Asambleja e PS së Tiranës ditën e djeshme. Shkak është bërë përzgjedhja e emrave të kandidatëve të Asamblesë kombëtare të PS që pritet të dalë nga kongresi.

Të deleguarit Taulant Balla e Elisa Spiropali e menduan Tiranën një qytet si gjithë të tjerët, ku mbledhja do hapej, do lexoheshin propozimet, do të votoheshin, dhe gjithçka do të mbyllej pa debat. Por asgjë nuk ka shkuar ashtu sikurse ata do të donin, raporton newsbomb.al.

Krenar Cenollari, anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të PS aktualisht, ka kërkuar informacion mbi përzgjedhjen e kandidatëve të rinj. Shkak u bë emri i Tan Metës, kandidatit të propozuar nga Kombinati, i vendosur në listë nga deputetja Blerina Gjylameti, por që në fakt militon në njësinë 3, dhe ka mbajtur detyrën e shoferit personal të Blerina Gjylametit.

Cenollari, duke marrë fjalën në mbledhje, ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm si është bërë perzgjedhja e një emri nga Njësia 3, për tu kandiduar te Njësia 6.

“Ulu, pusho”, mësohet ti jetë drejtuar Balla, Cenollarit, duke ngjallur kështu dhe reagimin këtij të fundit, që ka mbajtur funksionet drejtuese në PS e kombinatit.

“Unë nuk ulem të pushoj kur do ti. Unë ulem të pushoj kur ti të më japësh përgjigjen e asaj që kërkova” mësohet ti ketë thenë Cenollari, Ballës, sipas debatit të zbardhur ekskluzivisht nga newsbomb.

Por duket se sekretarit të Përgjithshëm nuk i ka pëlqyer kthimi i përgjigjes dhe i drejtohet Cenollarit: “Mos fol si horr”.

“Ktheje mbrapsh atë fjalë. Mos m’u drejto mua me këtë gjuhë. Dëgjo Taulant Balla, se nuk po e bën debatin politik këtu, po personal” mësohet ti ketë thënë Cenollari, i cili, mbështetur edhe nga socialsitët në sallë ka vazhduar ligjërimin.

“Kush i ka zgjedhur emrat? Kjo këtu? (drejtohet nga Gjylameti). Nuk është mirë si po i trajtoni socialistët, si po i përzgjidhni njerëzit. I keni ndarë socialistët në komunistë dhe ballistë. I keni ndarë ca janë të Sajmirit, ca janë të Erionit. Po janë të gjithë socialistë. I keni lënë rrugëve. Nuk po i pyesni më” mësohet të ketë thënë Cenollari, raporton newsbomb.al.

Ai vazhdoi se është socialist i orëve të para duke qenë në ballë të PS në ditët e saj më të vështira. “Kjo deputetja e kombinatit që e ka jashtë menaxhimit PS në kombinat nuk është konsultuar me asnjë. Të dalë të thotë se me kë ka folur e ku I ka marrë emrat dhe si është bërë përzgjedhja. Po shkatërroni bazën e partisë. Mënyra e shëmtuar si po veproni me njerëzit është për të ardhur keq. Të gjithë do jeni në pozicionin tim një ditë. Se një ditë PS do të jetë në opozitë. Por atëherë do të jetë shumë vonë. Ne do të ferkojmë njëri tjetrin nga krahët. Sot që jemi në pushtet, po hamë njëri tjetrin. Kjo nuk është e drejtë” vazhdoi Cenollari, por i ndërprerë edhe njëherë nga Balla.

“Pusho se do të nxjerr jashtë. Sa të jem unë, po fole kështu, nuk do jesh më në PS”, tha sekretari i Përgjithshëm.

“Kush je ti që më nxjerr jashtë mua. Ti më përjashton mua nga PS. Dëgjo Taulant, unë kam ardhur fëmijë këtu, dhe do të iki kur të vdes. Ti nuk ke shanc, dhe askush nuk më heq dot nga PS” replikoi Cenollari.

Atëherë Balla i ka thënë se për kombinatin është përzgjedhur emri i një socialisti si Tan Meta.

“Po është socialist, është shoferi I Blerina Gjylametit. Ta vendosë Blerina Gjylameti te njësia 3, atje ku ka kontributin e vet. Ç’punë ka në kombinat? Pse duhet të vendoset këtu? Të shkojë atje ku militon”, tha Cenollari, raporton newsbomb.al.

Nuk ka vazhduar dot më gjatë mbledhja. Socialistët që ndiqnin replikat dhe debatet kanë heshtur. Nën zë, e dinin se dikush duhet të fliste. Dhe se baza ka shqetësimet e veta. Mbledhja është mbyllur pas 20 minutash. Asnjë debat dhe asnjë diskutim tjetër.

Marrë nga newsbomb.al

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blerina gjylameti erion veliaj krenar cenollari saimir tahiri taulant balla blerina gjylameti erion veliaj krenar cenollari saimir tahiri taulant balla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj