LIVE UPDATES
Politike

Salianji denoncon manipulimin e bursave të NATO-s: Ministria e Mbrojtjes ia jep kandidatit të partisë, familja e fituesit u k

25 Gusht 2020, 18:22 Nga DOSJA
Salianji denoncon manipulimin e bursave të NATO-s: Ministria e Mbrojtjes ia

TIRANË -Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka denoncuar falsifikimin e rezultateve për fituesit e bursave të NATO-s. Në një postim në Facebook, Salianji shkruan, se fitues është Aldo Graceni, por Ministria e Mbrojtjes i ka komunikuar se nuk ka fituar.

Sipas ish-deputetit, Ministria e Mbrojtjes ka vonuar qëllimisht shpalljen e rezultatit dhe ka shpallur fitues kandidatin e katërt në listë, i cili kishte 14 pikë më pak sesa vendi i parë. Ndër të tjera ai shton, se pas denoncimit, familja e Gracenit është kërcënuar në telefon, duke i thënë se do të burgosen pasi kanë vjedhur dokumenta të NATO-s.

Ndër të tjera ish-deputeti thotë, se pas zbulimit të skandalit, Agjencia e Inteligjencës së Shërbimit të Mbrojtjes ka nisur hetimet, jo për të vënë drejtësinë në vend, por për të zbuluar sesi rrodhi dokumenti.

Postimi i plotë

Qeveria falsifikon dhe grabit për militantët edhe bursat e NATO!

Shqipëria po zbrazet dhe po plaket kryesisht prej mungesës së meritokracisë dhe padrejtësisë që nuk prodhon dot jetë normale. Qeveria e ka thelluar padrejtësinë sociale, pabarazinë dhe sundimin e ligjit prandaj çdo sondazh tregon deshirên e çdokujt për tu larguar pas përpjekjeve të pafundme për të jetuar me dinjitet në vëndin më të bekuar nga Perëndia por më të shkatërruar nga qeveria!

Rasti i manipulimit të rezultatit të bursave të NATO-s, tregon babëzinë e qeverisë për të ndërhyrë kudo, për të përdorur gjithçka për përfitim politik dhe për të shkatërruar meritën dhe ëndrrën e çdo të riu; që ketu mund të ecet me punë dhe studim. NATO akordon 4 bursa të plota studimi. Një bursë e vetme, është për Mjekësi Ushtarake.

Zhvillohet konkursi mbi bazën e kritereve të përcaktuara (Foto 1) Mbi bazë të pikëve të mbledhura nga konkursi, dhe mesatarja e shkollës së mesme, i pari për degën Mjekësi Ushtarake, renditet Aldo Bledar Graceni me 90.86 pikë. Qeveria shqetësohet dhe vonon rezultatet, nuk i bën publike sipas ligjit, në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
Fituesi Aldo Graceni, lajmërohet me telefon që nuk ka fituar. Në vend të tij, bursën e fiton kandidati i partisë që renditet i katërti në listë, dhe që ka 14 pikë më pak.

Lista me vulën dhe firmat e zyrtarëve tek foto 2. Studenti bën ankesa me shkrim, në të gjitha institucionet e shtetit, që kanë lidhje me këtë çështje.

Pas ankesës përfaqësuesit më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes marrin në telefon, në orën 20:17 të darkës së 3 gushtit 2020, familjen e djalit fitues dhe për 15 minuta i kërcënon, shantazhon dhe u bën presion psikologjik dy prindërve të tij. U thotë, se kanë kryer krim shtetëror, kanë vjedhur dokument të NATO-s, dhe Policia Ushtarake dhe ajo e Shtetit do t’i burgosë për këtë krim të rëndë.

Pasi skandali denoncohet Agjencia e Inteligjencës së Shërbimit të Mbrojtjes, nis hetimet, por për të gjetur si “rrodhi” dokumenti (lista zyrtare), dhe jo për të vënë drejtësinë në vend. Si përherë qeveria kërkon të dënojë denoncuesin jo kriminelin!

Ministria e Mbrojtjes shpik rregulla të reja, dhe formulë të re, të pabazuar në asnjë ligj, madje në kundërshtim flagrant me të.
Skema e re, hyn në lojë, pasi ka mbaruar gjithçka, dhe është parë, që ka fituar djali i “gabuar” dhe jo ai që do donin zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, duke kompromentuar kështu rëndë konkursin.

Rregullorja e konkursit është e qartë, që në fillim, dhe në të parashikohen me imtësi, deri te numri i pompave dhe palosje-shpalosjeve. Ligji dhe rregullorja nuk lë asnjë vend për interpretime.

Ky është nië rast si mijëra raste të dhunimit të përditshëm që qeveria iu bën të drejtave dhe lirive të qytetarêve, të padrejtësisë që prodhon duke rritur mosbesimin se ky vënd bëhet por ne do ta bëjmë së bashku me më të mirët, duke kthyer meritokracinë, barazi dhe goditur korrupsionin endemik!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bursat e nato-s ervin salianji ministria e mbrojtjes bursat e nato-s ervin salianji ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll
Politike 25 Gusht 2020, 08:06

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për studimin e “The Economist” , në të cilin thuhet se në vitin 2100 Shqipëria do të ketë një popullsi preh 860 mij...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet