LIVE UPDATES
Politike

Salianji Në dyert e PD nuk ka kyç, 80% e delegatëve do të jenë në Kuvendin e Bashës

17 Dhjetor 2021, 08:45 Nga DOSJA
Salianji Në dyert e PD nuk ka kyç, 80% e delegatëve do të

TIRANË – Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave se po punohet për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Sipas Salianjit, në zyrat e PD nuk ka asnjë kyç, ndërsa theksoi se po vijon puna me intensitet për Kuvendin që do të mbahet nesër. Ai u shpreh se Berisha ka vetëm një interes në gjithë këtë situatë, atë personal.

Duke folur në lidhje me Kuvendin që do të mbahet nesër, të thirrur nga Lulzim Basha, Salianji thotë se kanë dhënë aprovimin 80% e delegatëve, ndërsa iu është përgjigjur akuzave të Edmond Spahos, për ndryshimin e bravës së derës në godinën e selisë, duke thënë se nuk ka asgjë të vertetë në këtë histori.


“Siç e shikoni jo vetëm që nuk ka kyçe në dyert e Partisë Demokratike, jo vetëm që nuk ka dryna, jo vetëm që nuk ka brava ka njerëz të cilët vijnë dhe punojnë, ora është 22:30 dhe ka njerëz që vijnë punojnë, kryetarë grup seksioni, delegatë të PD-së që kanë konfirmuar masivisht më shumë se 80% për degën e Korçës të cilët jo vetëm kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por po tërheqin kartat e delgatëve dhe po punohet si strukturë për të qënë të pranishëm dhe për të marrë një vendim në kuvendin e vetëm të PD-së të datës 18. Ajo që do të doja të komunikoja nëpërmjet jush në lidhje me një aktivitet tjetër të lajmëruar për në Korçë ashtu siç duket edhe nga mediat nëpër gjithë Shqipërinë është tentativa për të mashtruar dhe për të gënjyer demokratët për të krijuar një parti të re anti amerikane që nuk ka lidhje me partinë Demokratike. Cilido që ka punuar për PD-në, çdo mik që kemi sakrifikuar bashkë edhe kemi qënë në beteja të përbashkëta për PD-në duhet që as të mos skedohet as të mos përdoret si firmë për të krijuar një parti të re e cila padiskutim kërkon që ti krijojë probleme PD-së por që në thelb ka mbledhjen e sentimentit anti amerikan dhe padiskutim intersin personal të Sali Berishës. Nuk ka dhe nuk do të ketë siç ndodhi edhë pas mitingut të vogël sipas mendimit tim pas 30 vitesh Sali Berisha nuk mblodhi dot as sa votat që ka marrë një deputet në stadium. Shumë pak njerëz shumica prej tyre jo delegat,  një pjesë tjetër që janë demokratë apo edhe delegatë, jam i bindur që nuk janë në atë takim për të luftuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por për shkak të zhgënjimit të cilin pas masakrës së 25 prillit gjithsecili prej demokratëve e ka pasur edhe në si drejtues së saj, por kjo nuk duhet të bëhet e të japë asnjë kredit krijimit të një partie të re. Është e qartë retorika e politike e foltoristëve u tha që në datën 11 do të ketë shkarkim, do të ketë ngarkim, nuk do të ndodhë asnjë gjë nga, nuk do të ndodhë mbas 18 përvec zbatimit të vendimmarrjeve që do të marrë shumica e delegatëve në kuvendin e vetëm dhe legjitim të PD-së në datën 18. Nuk do të doja dhe ky nuk është një lajm i mirë që dy prej kryetarëve të degëve të qarkut të Korçës, si i Devollit edhe i Kolonjës janë shkarkuar nga kryesia e partisë për shkak të mos zbatimit të udhëzimeve. Do të bëjmë çdo përpjekje që dhe persona që janë kyetarë grup seksionesh apo që janë në funksione në PD, të ulemi të degjojmë mosdakordësitë, por jo të shkohet drejt po krijimit të partive të reja sepse këto nuk i shërbjnë PD-së. PD-ja do të ketë të gjithë predispozicionin për ti degjuar dhe për ti përfshirë për të bashkëpunuar por jo për të tolerur dëmtimin e aksionit opozitar dhe dëmtimin e interesavev të demokratëve në gjithë Shqipërinë”, ka thënë mes të tjerave Salianji.

Pyetje: Ndërkohë a keni bërë një analizë tuajën të degës duke qënë se dega e Korçës është përfshirë më herët edhe nga një valë dorëheqjesh dhe si është situata aktuale sigurisht çdo largim sjell vështirësi?

Salianji: Padiskutim, por analizës që pritej të bëhej në shtator iu mbivendos aksioni foltor dhe i interesit personal. Analiza duhet të bëhej në çdo grup seksioni në çdo seksion duke nisur nga përgjegjësitë më të larta nga drejtimi politik, tek deputetët tek dega dhe tek çdo seksion. Ajo që është për tu ritheksuar është që dega e Korçës ka pasur rezuLtatin më të mirë historik, rezultatin më të mirë dhe se sa në 2009 kur PD-ja ka pasur qeverinë qendrore, ka pasur shumicën e komunave edhe në atë që përbën sot bashkinë e Korçës, dega ka pasur rezultat më të dobët. Numri i votave në % të marra nga PD-ja e dëgës së Korçës ka qënë më i larti dhe rezultati më i mirë, padiskutim që problematika e cila ka ardhur post zgjedhjeve për shkak të imponimit të personave pa kontribute, e kam tek deputetët për të qënë i qartë, të cilët krijuan probleme dhe besoj që do të zgjidhen duke diskutuar me njerëz që kanë dhënë kontribut dhe sakrificë për PD-në. Kjo nuk bëhet duke u imponuar njerëz që as nuk u panë në fushatë, as pas fushate vetëm për hallin e luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fat të keq. Nuk kemi asnjë problem, ato po themi grup seksione që kanë qënë në mos gaboj 6 janë zvëndësuar në mënyrë të. Po ashtu ata që kanë qënë një nivel më poshtë, kanë qënë sekretarë grup apo që kanë qënë në po të njëjtën grup seksion, PD-ja ka pafundësisht për fat të mirë burime njerëzore ashtu siç ka pafundësisht nevojë për të qënë të gjithë demokratët të bashkuar por është një proces i cili do të vijojë për të bërë të mundur mbledhjen e gjithë kontributeve.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ervin salianji kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha sali berisha ervin salianji kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën