LIVE UPDATES
Bota

Samiti i BE: Kriza me Poloninë nuk gjeti zgjidhje

22 Tetor 2021, 08:07 Nga DOSJA
Samiti i BE: Kriza me Poloninë nuk gjeti zgjidhje

BRUKSEL – Me gjithë përpjekjet gjermano-franceze për ndërmjetësim, grindja juridike me Poloninë mbeti e pazgjidhur edhe në samitin e BE në debatet e së enjtes. Kreu i qeverisë polake, Mateusz Morawiecki u mbrojt kundër “shantazhit”, sipas tij nga BE. Komisioni Europian do të mbajë njëherë të bllokuara ndihmat miliardëshe të përcaktuara për Poloninë për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. Në samit vende si Belgjika, Holanda e Austria ushtruan presion ndaj qeverisë në Poloni të tërheqë reformat e kontestuara të drejtësisë.

Kurse kancelarja Merkel, që mori pjesë ndoshta në samitin e fundit të saj në BE, nëse qeveria gjermane krijohet në dhjetor, u shpreh për dialog me Poloninë dhe ashtu si presidenti Macron zhvilloi takime bilaterale me kryeministrin polak. Edhe njëherë Merkel duhej të dilte në rolin e saj si shpëtimtare e krizave europiane, në këtë rast me Poloninë. “Shteti ligjor mbetet bërthama bazë e BE”, tha Merkel në fillim në samitit, prandaj duhet të gjejmë rrugë që të kalojnë në një zgjidhje, tha ajo.

Kurse kryeministri holandez, Mark Rutte kërkoi që BE “të mbetet e ashpër” kundrejt Varshavës. “Vija e kuqe është tejkaluar”, u shpreh kryeministri belg, Alexander de Croo në lidhje me vendimin e kontestuar të Gjykatës Kushtetuese polake, që i kishte deklaruar pjesë të së drejtës së BE si jo në pajtim me të drejtën polake. Zgjidhje nuk pati në ditën e parë të samitit, por debati është një hap në drejtim të zgjidhjes, u tha nga diplomatët evropianë. Kreu i Këshillit të BE, Charles Michel falënderoi krerët e shteteve dhe qeverive të BE për qëndrimin konstruktiv.

Debat për çmimet e energjisë

Por shumë më i gjatë dhe më kontrovers u zhvillua debati në samit për rritjen e çmimeve të energjisë në BE. Çekia dhe Hungaria për një kohë të caktuar dolën kundër planeve të BE. Sipas të dhënave të diplomatëve të dyja këto vende janë ankuar për ndryshime të çmimeve në tregje për shkak të tregtisë me emetimet. Kurse kryeministri hungarez, Viktor Orban bëri të ditur rezistencën e vendit të tij ndaj propozimeve të Brukselit për mbrojtjen e klimës deri në 2030-n, të cilat ai i quajti “fantazi utopiste”. Gjermania dhe Austria nga ana e tyre theksuan, se nuk ka lidhje mes mbrojtjes së klimës dhe çmimeve të larta të gazit dhe naftës.

Vetëm në mesnatën e së premtes, krerët e vendeve e qeverive të BE ranë në ujdi për draftin e një deklarate të përbashkët. Si lëshim ndaj Çekisë dhe Hungarisë, aty thuhej, se Komisioni Europian do të verifikojë së bashku me Autoritetin Evropian të Mbikqyrjes së Tregut, ESMA “funksionimin e tregjeve të gazit dhe elektricitetit dhe tregun e e tregtisë me emetimet”.

Të tejkalohet skepticizmi ndaj vaksinës

Krerët e qeverive dhe vendeve të BE duan të veprojnë kundër skepticizmit ndaj vaksinës në BE në mënyrë që të nxitet tejkalimi sa më shpejt i pandemisë. Për këtë do të veprohet më shumë kundër informacioneve të rreme që qarkullojnë në internet, thuhet në deklaratën e samitit të publikuar natën e së premtes. Samiti i BE lëvdon sukseset e arritura në vendet anëtare në luftë kundër virusit, “por gjendja në disa vende anëtare është si më parë shumë serioze.”

BE do të vazhdojë të ndihmojë që vendet e treta të kenë qasje tek vaksina. Komisioni Europian do të bashkëpunojë me prodhuesit e vaksinës për të mënjanuar pengesat në vënien sa më shpejt në dispozicion të vaksinës. “Kjo do t’u mundësojë vendeve anëtare që të përshpejtojnë furnizimin me vaksina të vendeve më në nevojë”, thuhet në deklaratën e samitit.

“Sulm hibrid” nga Bjellorusia

Të premten krerët e BE debatojnë për numrin në rritje të refugjatëve që përmes Bjellorusë vijnë në BE. Kancelarja gjermane akuzoi presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenko për “kontrabandë shtetërore me njerëzit”. Ajo e ka kërcënuar Lukashenkon me sanksione të reja. Kurse presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se e shohim këtë si “luftë hibride nga Bjellorusia.” Von der Leyen tha, se “asnjë jetë njeriu nuk duhet të vihet në rrezik për shkaqe politike. Prandaj jam e sigurtë që Këshilli do t’i japë një përgjigje të vendosur dhe të fortë kësaj sjelljeje të Bjellorusisë që duhet të marrë fund.”

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bashkimi europian be kriza be-poloni polonia bashkimi europian be kriza be-poloni polonia

Sondazh

Poll
Bota 22 Tetor 2021, 05:21

Mbretëresha Elizabeta II shtrohet në spital

BRITANI E MADHE– Mbretëresha Elizabeta II ka shfaqur probleme me shëndetin. BBC raporton se ajo e ka kaluar mbrëmjen e të mërkurës në spital, ku ka kryer ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj