Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Në listë Shqipëria! ‘Samiti i Demokracisë’ zhvillohet pa Kosovën dhe Serbinë
5 Nëntor 2021, 09:58Nga DOSJA
SHBA- Samiti i shumëpërfolur për Demokraci i Presidentit amerikan, Joe Biden është vetëm disa javë larg.
Ndihmësit e Biden janë ende duke formuar axhendën për samitin virtual të 9-10 dhjetorit dhe shumë nga puna e tyre është konfidenciale. Lista e qeverive të ftuara nuk është bërë publike, megjithëse POLITICO arriti të marrë një përmbledhje të enjten. Në këtë listë, figurojnë 100 shtete, por jo edhe Kosova, Serbia dhe Bosnja.
Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut gjenden në listën e zbardhur në orët e para të 5 nëntorit.
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të organizojë një “Samit për Demokracinë” më 9 dhe 10 dhjetor, në të cilin do të ftohen të marrin pjesë krerë të shteteve, përfaqësues të shoqërisë civile, ata të sektorit privat dhe filantropistë, njoftoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë.
“Samiti do të nxisë angazhimet dhe nismat në tri tema kryesore: promovimin e të drejtave të njeriut, mbrojtjen kundër autoritarizmit dhe luftimin e korrupsionit”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Biden planifikon që një vit pas këtij samiti të organizojë edhe një takim me prani fizike, në mënyrë që të diskutohen angazhimet që janë ndërmarrë.
Shtëpia e Bardhë tha se samiti është “një mundësi që udhëheqësit botërorë të flasin për sfidat me të cilat përballet demokracia, të dëgjojnë njëri -tjetrin dhe qytetarët e tyre si dhe të nxitet bashkëpunimi ndërkombëtar”.
SHBA– Biznesmenja, Ann Hiatt e cila ishte për 15 vjet partnere ekzekutive e biznesit të Jeff Bezos, themeluesit të Amazon ka rrëfyer dy pyetjet që i bëri ...
SHBA– Kompania Blue Origin e Jeff Bezos ka humbur padinë kundër NASA-s.Gjykata Amerikane e Kërkesave Federale vendosi kundër kompanisë hapësinore të Bezos...
BELGJIKË- Vdekja e një 33-vjeçareje, e cila u rrëzua nga një lartësi prej 30 metrash teksa po bënte një selfie gjatë një ekskursioni me bashkëshorti...
GREQI– Tre tërmete janë regjistruar brenda pak orësh në zona të ndryshme të Kretës në lindje të Lassitit dhe në veri të Heraklionit.Sipas Protothema, mën...
GREQI– Një natë në dukje e pafajshme mes kolegëve do të kthehej në një makth për një mësuese në Larisa e cila akuzon shefin e saj se e përdhunoi atë në ma...