"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Bota
Samiti i Poznan, Hahn shpreson që Kosova të heqë taksën ndaj Serbisë: Të zgjidhet sa më parë
4 Korrik 2019, 11:08Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
POLONI- Komisioneri i BE-së, Johanes Hahn, në samitin e Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet sot në Poznan të Polonisë, ka deklaruar se shpreson që Kosova do të heqë taksën që ka vendosur ndaj mallrave serbe.
Ai ka bërë thirrje që të zgjidhet kjo çështje sa më shpejt të jetë e mundur, për të shmangur një barrierë tregtare, e cila nxit presionin politik.
“Ne shpresojmë që të nënshkruajmë këtu në Poznan disa marrëveshje për të liberalizuar tregtinë dhe për të lehtësuar shërbimet. Ne kundërshtojmë fuqimisht imponimin e barrierave tregtare si një mjet për presion politik”, deklaroi Hahn, duke shtuar se krerët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit kuptimplotë, pasi ato janë parakushte për t’u bashkuar me BE”, deklaroi Hahn.
Hahn gjithashtu u shpreh se gjithë rajoni duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë Veriore dhe të rrisë ritmin e reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen e mirë.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Christine Lagarde është emëruar për të pasuar Mario Draghi, si presidente e Bankës Qendrore Evropiane (ECB). Drejtoresha e FMN-së ka një profil atipik, për shka...
GJERMANI- Presigjozja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në artikullin e saj tregon sesi Hungaria bllokoi zgjedhjen e Frans Timmermans si Kryetar i Komisio...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka pezulluar tashmë zyrtarisht Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Putin ka ...
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka thënë gjatë një bisede me deputetët serbë, se SHBA-ja dëshiron që dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës ta bëjë sa më të...
Përfaqësuesi i emëruar i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, vjen nga Spanja – një nga vendet më të fuqishme të BE-së që...
Problemet me abortin po hasen në të gjithë globin, por në disa vende është e ndaluar abortimi. Çdo kush tashmë e di se marrja e vendimit për të abortuar ...
TIRANË– Nga dita e sotme vendet e Ballkanit Perëndimor do ta paguajnë shumë herë më pak tarifën e roaming brenda rajonit.Ky është hapi i parë i imple...