"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Sapo kishin nisur përplasjet, si u fut drejtori Kiço Londo brenda Teatrit Kombëtar: Po bëj inventarin
17 Maj 2020, 07:39Nga DOSJA
TIRANË– Drejtori i Teatrit Eksperimental Kiço Londo ka hyrë brenda Teatrit Kombëtar dhe ka dashur të bëjë inventarin e gjërave që ndodhen brenda.
Në një intervistë për News 24, Londo tha se po kontrollon që të shohë se çfarë mund të marrë nga Teatri Eksperimental.
I prekur nga situata në fjalë, drejtori Londo tha se ka bërë të gjithë inventarin e gjërave.
“Po bëj inventarin, do shikoj çfarë të marr nga garderoba,”- tha Londo.
Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha është shprehur se vendimi ka qenë i jashtëligjshëm, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Shembet plotësisht Teatri Kombëtar, fadromat kanë rrafshuar ndërtesën hisotrike. Në foto shihen vetëm gërmadhat e Teatrit Kombëtar dhe fadromat e INUV.&...
TIRANË- Kordoni policor përpara pedonales që të lidh me godinën e Teatrit Eksperimental po reziston, ndërkohë që tensionet janë shtuar. Qindra qytetarë kan...
TIRANË– Organizata Prestigjioze e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Europë “Europa Nostra” ka reaguar pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Me anë t...
Tiranë- Dhjetëra qytetarë kanë tentuar mëngjesin e sotëm të çajnë kodonin e policisë, cili ka rrethuar tashmë gërmadhat e Teatrit Kombëtar. Gjatë momenti...
TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore nuk është pritur fare mirë nga qytetarët e mbledhur për të protestuar ndaj prishjes së Teatrit Kombëtar. Sapo e k...
TIRANË– Dalin momentet e shoqërimit të gazetarit Alfred Lela dhe ish-deputeten Silva Caka. Dosja.al ka siguruar pamjen e shoqërimit të të dyve. Gazetarit i...
TIRANË– Shoqërohet me dhunë ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi. Ish-deputetja është kapur nga një efektive femër sapo ka kaluar gardhin për të s...
TIRANË– Qytetarët janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës dhe po kërkojnë që të futen në institucion. Të revoltuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, qytetarët...
TIRANË– Shoqërohet në Polici ish-deputetja Silva Caka. Kolegët e saj kanë shkuar dhe janë përballur me policinë duke kërkuar që Caka të lirohet.vijon...
TIRANË– Shoqërohet gazetari Alfred Lela. Ai ka shkuar mëngjesin e sotëm pranë godinës që ende vijon të shembet, ndërkohë që qytetarët janë mbledhur d...