All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“S’e harrojmë kurrë ndihmën”, Meta viziton bashkë liderët e Maqedonisë së Veriut zonat e prekura nga tërmeti (VD)

28 Nëntor 2019, 18:56 Nga DOSJA
“S’e harrojmë kurrë ndihmën”, Meta viziton
All - Paragraf - 1

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndoqi nga afër operacionet e kërkim-shpëtimit që po kryhen në njërin prej pallateve të dëmtuara nga tërmeti në lagjen nr. 6 në Durrës. Kreu i Shtetit shoqërohej nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti si edhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Pasi u tregoi përfaqësuesve Maqedonas situatën dhe mori mbështetjen e tyre në këto ditë të vështira për Shqipërinë, Meta u takua edhe me forcat e specializuara të emergjencave civile, të ardhura nga Maqedonia e Veriut, për të kontribuuar në tejkalimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore, të cilat janë të stacionuara në gjimnazin “Naim Frashëri”.

“Jam këtu për t’iu  falënderuar të gjithëve për punën plot përkushtim që keni bërë këto dy ditë, për të cilën keni vlerësimet më të larta. Kam dëgjuar fjalët më të mira nga autoritetet e Durrësit dhe ato shqiptare që kanë ndjekur nga afër gjithë këtë situatë kaq dramatike të emergjencës.  Faleminderit shumë për sakrificat që keni bërë, që keni rrezikuar në operacionet e shpëtim-kërkimit, kontributin tuaj nuk do ta harrojmë kurrë! Ky është një moment i rëndësishëm i demostrimit të solidaritetit midis dy vendeve tona, dhe një tregues i bashkëpunimit në fushën e emergjencave civile.

Kualifikimi dhe eksperienca juaj kanë qenë mjaft të qarta, dhe dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për këto dy ditë e dy netë që ju i keni kaluar këtu në kushtet më të vështira, nuk do ta harrojmë kurrë këtë ndihmë dhe solidaritet kaq vëllazëror. Dua të falënderoj përzemërsisht Presidentin Pendarovski, Kryeministrin Zaev dhe të gjithë përfaqësuesit e politikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë qenë pranë nesh që në fillim dhe vazhdojnë të jenë pranë nesh në përballimin e kësaj fatkeqësie të madhe dhe të këtyre pasojave kaq të rënda, sikurse ju i keni parë dhe i dini më mirë se çdo njeri tjetër.”, u shpreh Meta.

Nga ana tjetër kryetari i BDI-së Ali Ahmeti theksoi: “Jam këtu me Kryetarin e Parlamentit, me zëvendëskryeministrin, me deputetë, për t’ju inkurajuar për misionin tuaj fisnik. Shpresojmë që tragjedi të tilla të mos ketë më, por këto janë zhvillime të paparashikueshme dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Mua më është bërë zemra mal kur kam dëgjuar në mediat shqiptare për punën dhe sakrificën tuaj, vërtet kam qenë krenar kur mora lajmin që keni shpëtuar jetë njerëzish, dhe iu uroj të gjithëve shërim sa më të shpejt dhe Zoti iu ndihmoftë në misionin tuaj!”

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 ilir meta termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje