LIVE UPDATES
Bota

Sekretari Blinken kërkon të rivendos besimin me Francën

6 Tetor 2021, 18:29 Nga DOSJA
Sekretari Blinken kërkon të rivendos besimin me Francën

SHBA – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të martën në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron për herë të parë që kur Franca tha se u gjet e papërgatitur nga një marrëveshje e Shteteve të Bashkuara për të ndarë teknologjinë bërthamore të nëndetëseve me Australinë.

Arsyeja fillestare për vizitën e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Paris ishte pjesëmarrja në takimin ministror të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD mbi ndryshimet klimatike dhe sigurinë.

Sekretari Blinken tha në 60 vjetorin e organizatës se OECD-ja është sot më kritike se kurrë, si një forcë për përparimin ekonomik në vendet demokratike që përballen me një kërcënim nga vendet autoritare, një referencë ndaj Kinës.

“Puna e OECD-së nuk ka qenë kurrë kaq e rëndësishme. Ne duhet të dëshmojmë se qasja jonë mund ta bëjë më të mirë jetën për njerëzit – në vendet tona dhe kudo. Dhe në një mënyrë që është më e barabartë nga sa ka qënë në të kaluarën”, tha sekretari Blinken.

Sekretari i Shtetit tha se fokusi kryesor këtë vit janë ndryshimet klimatike.

“Çdo vend anëtar po përjeton ngjarje ekstreme të motit, me efekte në pothuajse çdo aspekt të ekonomive dhe jetës sonë, që nga bujqësia në infrastrukturë, në shëndetin publik dhe sigurinë ushqimore”, tha sekretari Blinken.

Ndryshe nga vizita e fundit e sekretarit Blinken në qershor në Paris, këtë herë nuk pati fotografi miqësore, megjithëse ai zhvilloi një takim të paplanifikuar me presidentin francez Emmanuel Macron. Analistët thonë se Parisi e shikon njoftimin e muajit të kaluar mbi marrëveshjen AUKUS për të ndarë teknologjinë e nëndetëseve amerikane me Australinë si një shkelje serioze të besimit.

“… Mungesa e transparencës dhe koordinimit ishte për autoritetet francize një shkelje e besimit dhe një kundërshtim i plotë i nocionit tonë, konceptimin tonë për aleancat. Pra, ne e bëmë të qartë këtë jo vetëm duke tërhequr ambasadorin francez nga Shtetet e Bashkuara, që ishte një hap historik për të sinjalizuar se Franca ishte e zemëruar. Unë mendoj se zyrtarët amerikanë e kanë kuptuar këtë mesazh dhe telefonata mes Presidentit Macron dhe Presidentit Biden ishte një hap mjaft pozitiv”, thotë Pierre Marcos me Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thonë se sekretari Blinken diskutoi përpjekjen e Presidentit Macron për një politikë të përbashkët evropiane të mbrojtjes. Zoti Macron mbërriti në një samit të BE -së të martën vonë, duke thënë se beson thellësisht në një Evropë më të fortë e cila, “merr pjesën e vet të barrës për mbrojtjen e saj dhe e cila mund të zgjedhë partnerët e saj dhe të punojë ngushtë me aleatët e saj historikë.” Analisti Pierre Morcos shpjegon.

“Ambicia e Francës për të forcuar Evropën në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përkrahet gjerësisht në Francë dhe ka qenë një element kyç i politikës së tij të jashtme për katër vitet e fundit. Dhe ky është në të vërtetë një qëllim i përbashkët edhe mes evropianëve, të cilët së bashku besojnë se duhet të rrisin burimet, dhe të jenë më të aftë dhe më autonomë për të mbrojtur interesat e tyre duke ruajtur lidhjet e tyre të mbrojtjes me Uashingtonin”.

Me zhgënjimin e Parisit për marrëveshjen e humbur të nëndetëseve me Australinë, analisti Morcos thotë se kjo vizitë e sekretarit Blinken duhet të pasohet me veprime konkrete nga ana e Shteteve të Bashkuara për të përfshirë Francën në planet e sigurisë për rajonin e Indo-Paqësorit.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anthony blinken emmanuel macron anthony blinken emmanuel macron

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion