Të shtënat në Shkodër, reagon policia: 34-vjeçari ka humbur jetën! Vajza është dërguar në sp...
Aktualitet
Sekuestrimi i pasurive te Ylli Ndroqit, avokati Alban Qafa: Do ankimojmë vendimin sepse ka parregullsi ligjore, RTV Ora u ble m
5 Gusht 2020, 13:18Nga DOSJA
TIRANË– Avokati i Ylli Ndroqit, të cilit iu sekuestruan 26 pasuri nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dalë në një deklaratë për mediat.
Sipas avokatit Alban Qafa, në dokumente është vënë re një nxitim për të dhënë vendimin e sekuestros. Ai shton më tej se dokumentet kanë parregullsi ligjore dhe se SPAK, sipas tij ka zhvilluar një hetim inekzistent.
“Nga ana e SPAK më 21 korrik 2020 u regjistrua procedimi penal dhe 7 ditë më pas, më 28 korrik u regjistrua kërkesa e prokurorisë për vendosjen e sekuestros. Dokumenti është marrë në shqyrtim në maj, ndërkohë që kërkesa e organit të akuzës është depozituar në korrik. Kjo tregon nxitimin si të prokurorisë dhe të gjykatës për këtë vendim.
Është vënë sekuestro mbi 26 pasuri të në biznesi mbi 29-vjeçar. Ngrihet pyetja si është e mundur që brenda 7 ditësh nga regjistrimi i procedimit penal, u gjetën indicie sipas pretendimeve të arsyeshme për të shkuar drejt sekuestrimit të pasurive të z. Ylli Ndoqi. Vetëm një ditë më pas, policia e shteti ka nxituar që të deklarojë se hetimet kanë zgjatur 18 muaj nën drejtim e prokurorëve të SPAK. Para 8 muajsh prokurorët e SPAK janë betuar para presidentit në dhjetor të vitit 2019. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar?
Sipas ligjit është sanksionuar se hetimet drejtohen nga prokuroria. Duhet të ishte prokurori ai që përmes policisë gjyqësore të ndërmerrte veprimet e nevojshme ndaj personave të sipërpërmendur. Në deklaratën e policisë janë kryer hetime mbi 17 muaj pa ju referuar prokurorit. Këto hetime pa dijeninë e prokurorit janë hetime të paligjshme nga policia. Kjo ngre dyshime për keqpërdorimin e policisë nga qeveria.
Nuk ka asnjë indicie se këto pasuri ishin në gjendje rreziku apo nga ndonjë organizatë kriminale. Transmetimet e RTV Ora dhe Ora News kanë qenë në krah të qytetarëve. Ndërsa sa i përket pronave që kërkohet të sekuestrohen, një pjesë nga ato nuk janë të Ylli Ndroqit. Edhe ato që janë në pronësi të tij, janë krijuar me burime te ligjshme,”– tha Qafa ndër të tjera.
Më 3 gusht, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, sekuestroi pasuritë e botuesit dhe pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi. Sipas SPAK, familja Ndroqi ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria që sipas SPAK, Ndroqi ka patur në vendin tonë, Turqi dhe Itali.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi shtronin dhunë fizike në familje. Arrestimet u kryen në Tiranë, Shkozë dhe Valias të vjetër. Më ...
TIRANË– Spitali në Turqi e pranoi kërkesën, por mungonin paratë. Kursimet e familjes nuk mjaftonin, të gjithë me rroga modeste dhe pensione.“Druhesha...
TIRANË– Identifikohet autori i vrasjes së Abdulla Budllës, taksistit 71-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje në Fushë Prezë.Burime për Dosja.al bëjnë ...
SKRAPAR– Ditën e sotme është konfirmuar zyrtarisht edhe rasti i parë i të infektuarit me koronavirus në qytetin e Skraparit, që prej fillimit të shpërthimit të ...
KORÇË– Policia e Korçës ka ndëshkuar me 100.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, i cili lejoi që në biznesin e tij të zhvillohej një ce...
Aktualitet 5 Gusht 2020, 11:34
TIRANË- Zhduket 11-vjeçari në Tiranë. Mësohet se i mituri i identifikuar si Roid Dalipi është larguar nga banesa që prej datës 28 korrik dhe që prej...
MALËSI E MADHE- Disa zona të Malësisë së Madhe qëndruan ditën e djeshme disa orë pa energji elektrike pasi HEC-i privat i Ndërlysës pushoi së punuari. Për ...
TIRANË- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularët për të deklaruar pasurinë 3 të dënuarve të tjerë: Xhesio Hajdari, Gentian Shehaj, Eno Barol...