U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
Aktualitet
Vrasja e taksistit Abdulla Budlla, identifikohet autori. Policia “në këmbë”, operacion gjatë natës në Rinas e Nikël
5 Gusht 2020, 12:50Nga DOSJA
TIRANË– Identifikohet autori i vrasjes së Abdulla Budllës, taksistit 71-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje në Fushë Prezë.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme në zonën e Rinasit dhe të Niklës, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion për kapjen e autorëve. Deri më tani nuk është njoftuar kapja e personit që qëlloi mbi 71-vjeçarin por janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni lidhur me ngjarjen.
Burime zyrtare bëjnë me dije se kohët e fundit taksisti ka pasur mosmarrëveshj me disa kushërinj të cilët jetojnë në zonën e Fushë-Prezës. Megjithatë nuk dihen më shumë detaje lidhur me pistën e hetimit.
Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që në dy zonat e lartpërmendura forca të shumta policie që po kryejnë kontrolle.
Pasditen e dy ditëve më parë, Abudlla Budlla, 71 vjeç me profesion taksist është gjetur i vrarë jashtë makinës së tij në Fushë Prezë. Në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë edhe pse ndaj tij ishte shtënë disa herë. Deri më tani nuk është mësuar asnjë motiv lidhur me vrasjen e tij. Sipas dëshmitarëve dhe Policisë, 71-vjeçari njihej si njeri pa konflikte dhe nuk kishte asnjë precedent kriminal.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SKRAPAR– Ditën e sotme është konfirmuar zyrtarisht edhe rasti i parë i të infektuarit me koronavirus në qytetin e Skraparit, që prej fillimit të shpërthimit të ...
KORÇË– Policia e Korçës ka ndëshkuar me 100.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, i cili lejoi që në biznesin e tij të zhvillohej një ce...
Aktualitet 5 Gusht 2020, 11:34
TIRANË- Zhduket 11-vjeçari në Tiranë. Mësohet se i mituri i identifikuar si Roid Dalipi është larguar nga banesa që prej datës 28 korrik dhe që prej...
MALËSI E MADHE- Disa zona të Malësisë së Madhe qëndruan ditën e djeshme disa orë pa energji elektrike pasi HEC-i privat i Ndërlysës pushoi së punuari. Për ...
TIRANË- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularët për të deklaruar pasurinë 3 të dënuarve të tjerë: Xhesio Hajdari, Gentian Shehaj, Eno Barol...
TIRANË- Një sherr masiv ka përfunduar me dy persona të arrestuar dhe tri të plagosur. Policia e Shtetit njofton se ngjarja ka ndodhur mes dy familjeve fqin...
VLORË- Një i afërm i familjes së Robert Ramës, që u trondit nga stuhia mëngjesin e sotëm ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.Ai ka treguar se djali ndod...