U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
Aktualitet
Punëtori 25-vjeçar ra nga lartësia, arrestohet inxhinieri teknik i firmës, procedohet edhe pronari
5 Gusht 2020, 11:33Nga DOSJA
TIRANË- Polica e Tiranës ka arrestuar inxhinerin teknik, me iniciale E.K. Mësohet se 47-vjeçari ra në prangat e policisë, për moszbatim të rregullave të sigurimit teknik, pasi dje në një objekt në ndërtim ra nga lartësia punëtori 25-vjeçar. Ndërkohë, është proceduar edhe pronari i firmës 44-vjeçari me iniciale S. P. Sakaq, janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë për dhunë në familje.
Njoftimi i Policisë:
Vihet në pranga për shkelje të rregullave në punë, inxhinieri për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe procedohet penalisht pronari i firmës ndërtuese të një pallati në ndërtim, ku ditën e djeshme mbeti i dëmtuar një 25-vjeçar, gjatë kohës që po punonte në këtë objekt.
Gjithashtu, arrestohen në flagrancë 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 47 vjeç, me detyrë inxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik, si dhe u procedua penalisht shtetasi S. P., 44 vjeç, pronari i firmës ndërtuese, sepse ditën e djeshme, në rrugën “Hoxha Tahsim”, ka rënë nga lartësia si pasojë e mosvendosjes së barrierave mbrojtëse në skelën e ndërtuar, gjatë kohës që po punonte, punëtori P. N., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 33 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. L., 55 vjeç, pasi në Shkozë, në banesë, ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. GJ., 49 vjeç, pasi në Valias të Vjetër, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Shtetasi Y. D., 35 vjeç, banues në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur me iniciale R. D., 11 vjeç. Punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MALËSI E MADHE- Disa zona të Malësisë së Madhe qëndruan ditën e djeshme disa orë pa energji elektrike pasi HEC-i privat i Ndërlysës pushoi së punuari. Për ...
TIRANË- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularët për të deklaruar pasurinë 3 të dënuarve të tjerë: Xhesio Hajdari, Gentian Shehaj, Eno Barol...
TIRANË- Një sherr masiv ka përfunduar me dy persona të arrestuar dhe tri të plagosur. Policia e Shtetit njofton se ngjarja ka ndodhur mes dy familjeve fqin...
VLORË- Një i afërm i familjes së Robert Ramës, që u trondit nga stuhia mëngjesin e sotëm ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.Ai ka treguar se djali ndod...
BERAT– Policia e Beratit ka arrestuar pesë persona, të cilët gjatë natës qëllonin me breshëri automatiku duke duke terrorizuar banorët. Në njoftimin zyrtar të P...
HIMARË– Publikohen pamjet ku një prej dy djemve të mbijetuar nga mbytja e peshkarexhës mëngjesin e sotëm në Himarë. Një prej djemve, i cili ka shkuar në sp...
TIRANË- Agjencia e Administrimit të Aseteve ka caktuar si administrator shtetëror të 11 bizneseve dhe 15 pasurive të paluajshtme të Ylli Ndoqit, personin A...
KAVAJË- Dëshira Qato, pronarja e Vila Palmës e shpallur në kërkim që prej 14 dhjetorit të vitit 2019 është rikthyer në detyrë si Shefe e Urbanistikës në ba...