Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRËS– Dy persona kanë rënë në pranga pasi janë kapuir me 12 mijë euro lëndë eksplozive. Dosja.al ka mësuar se Bajram Nezir Bajraktari, 42 vjeç dhe Shkumbin Shefqet Todaj, 31 vjeç, të dy banues në Kukës, janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit.
Të dy u ndaluan për kontroll në zonën e Sukthit, ku dhe po udhëtonin në një mjet të ngarkuar me 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore.
Pas kontrollit të makinës, policia arrestoi dy të rinjtë dhe sekuestroi lëndën plasëse, që do të dilte në treg e do të shitej për 12 mijë euro.
Njoftimi i plotë i policisë
Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës. Sekuestrohen 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore. Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës eksplozive, të cilët do e shisnin atë kundrejt vlerës 12.000 euro.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trajektorja “, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. B., 42 vjeç dhe Sh. T., 31 vjeç, banues në Kukës. Shërbimet e Policisë, pas informacionit të siguruar se në drejtim të Durrësit po lëvizte një automjet me 2 persona, të cilët kishin vendosur në bagazh një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive, menjëherë kanë organizuar punën dhe në Sukth kanë ndaluar mjetin me të cilin po lëviznin shtetasit B. B. dhe Sh. T. Pas kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 29 kallëpe me lëndë eksplozive, me peshë 18 kg, si dhe 15 kapsolla detonatore, të cilat këta shtetas do t’i shisnin kundrejt vlerës 12.000 euro.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(kle.mu;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN- Dalin pamjet nga momenti i arrestimit të 45-vjeçarit, Arjan Ruvina nga banesa e tij në qytetin e Elbasanit. Teksa është vënë në pranga, ai shoqë...
TIRANË – SHÇBA ka proceduar shtatë punonjës policie të cilët dyshohen për neglizhencë në momentin kur Rigers Lala u arratis nga komisariati nu...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë ditën e sotme për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 31 dhjetor 2020 në Astir ku Përparim Ademi vrau dy motrat Z...
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë përditësimin e situatës në Valbonë, ku vetëm një natë para vitit të ri linja me gjatësi 50 ...
ELBASAN– Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mesditën e sotme qytetin e Elbasanit. 45-vjeçari Arjan Ruvina (Minella) qëlloi tre herë me armë zjarri n...
BERAT– Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e quajtur ‘Rruga e Burgut’. Në aksident janë përfshirë një motor dhe një mjet.Nga kjo përplasje ka ma...
TIRANË-Gjatë persona janë ndëshkuar me masë administrative 700.00 lekësh pasi kanë shkelur vetëkarantinimin 14-ditor pasi ishin kthyer nga Britania e Madhe...
PËRMET– Detaje të reja bëhen me dije nga gjetja e dy të miturave të zhdukura që më 1 janar nga shtëpitë e tyre në Tiranë. Dy të miturat janë gjetur në një ...
TIRANË– Zbardhen detajet e para nga dëshmia që dy adoleshentet e zhdukura prej katër ditësh kanë dhënë para efektivëve të Policisë. Burime për Dosja.al bëj...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar ditën e sotme në SPAK kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, nënkryetarin Arbian Maznikun dhe Këshill...