LIVE UPDATES
Bota

Senati amerikan miraton një ligj për t’u përballur me kërcënimin teknologjik nga Kina

9 Qershor 2021, 06:00 Nga DOSJA
Senati amerikan miraton një ligj për t’u përballur me

SHBA– Senati amerikan votoi me 68 vota pro dhe 32 kundër të martën për të miratuar një ligj gjithëpërfshirës që synon të rrisë aftësinë e vendit për të konkurruar me Kinën në fushën e teknologjisë. Nevoja për një linjë të ashpër në marrëdhëniet me Kinën është një nga pikat e pakta me mbështetje dypartiake në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të përçarë thellësisht, i cili kontrollohet me një epërsi të vogël nga demokratët e Presidentit Joe Biden.

Masa autorizon rreth 190 miliardë dollarë fonde për të forcuar teknologjinë dhe hulumtimet amerikane, dhe do të miratojë shpenzime të veçanta prej 54 miliardë dollarësh për të rritur prodhimin dhe hulumtimet e kompanive amerikane në fushën e prodhimit të gjysmëpërçuesve dhe pajisjeve të telekomunikacionit, duke përfshirë 2 miliardë dollarë për çipe të përdorur nga prodhuesit e automjeteve. Industria e prodhimit të makinave është ndeshur me mungesa masive të çipave dhe ka bërë shkurtime të konsiderueshme të prodhimit.

Projekt-ligji duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe më pas do të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë për të marrë nënshkrimin e Presidentit Biden. Nuk është e qartë se si do të duket legjislacioni që do të merret për shqyrtim nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, një nga bashkë-autorët e ligjit, paralajmëroi për pasojat e tmerrshme të mos financimit të hulumtimeve për të mbajtur hapin me Kinën.

“Nëse nuk bëjmë asgjë, ditët tona si superfuqi domiuese mund të mbarojnë. Ne nuk duam t’i lëmë ato ditë të mbarojnë nën vëzhgimin tonë. Nuk kemi ndërmend të shohim që Amerika të bëhet një vend mesatar në këtë shekull”, tha senatori Schumer.Senatori Todd Young, një nga bashkë-autorët republikan të ligjit, tha se ai “nuk ka të bëjë vetëm me mposhtjen e Partisë Komuniste Kineze, por edhe me përdorimin e sfidës së tyre për t’u bërë një version më i mirë i vetes sonë përmes investimeve në novacione”.

Sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo tha se fondet mund të rezultojnë në hapjen e 7 deri në 10 impianteve të reja të prodhimit të gjysmëpërçuesve në Shtetet e Bashkuara.

General Motors Co (GM.N) tha se legjislacioni “përfaqëson një hap të rëndësishëm për të adresuar mungesën e gjysmëpërçuesve që vazhdon të ndikojë në prodhimin e makinave në Shtetet e Bashkuara.”

Disa kritikë e kanë krahasuar përpjekjen e Senatit me atë të zhvillimit të teknologjisë së lartë industriale të Kinës, të quajtur “Prodhuar në Kinë 2025”, e cila zemëroi për një kohë të gjatë Shtetet e Bashkuara.

Projekt-ligji gjithashtu kërkon t’i kundërvihet rritjes së ndikimit global të Pekinit përmes diplomacisë, duke punuar me aleatët dhe duke rritur angazhimin e Shteteve të Bashkuara në organizatat ndërkombëtare pas axhendës “Amerika e Para” të ish-Presidentit Republikan Donald Trump.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota senati amerikan senati amerikan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet