Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Serbi/ Arrestohet Ljubivoje Slavkoviç, ish-nënkryetari i bashkisë së Nishit pas hekurave për miliona dinarë të përvetës
24 Mars 2021, 11:02Nga DOSJA
SERBI– Arrestohet ish-nënkryetari i bashkisë së Nishit dhe ish-anëtari i Partisë Progresive Serbe, Ljubo Slavkoviç, për shkak të përvetësimit në kompaninë Blok Signal, ku ai ishte drejtor për një kohë, dhe dyshimit se ai dëmtoi kompaninë me shuma multimilionëshe.
Siç është shkruar në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, dyshohet se Slavković dhe I.S dhuruan automjete zyrtare njëri-tjetrit pa një vendim të Kuvendit të kompanisë dhe kështu dëmtuan kompaninë Blok Signal për rreth 2.7 milion dinarë.
Sipas mediave serbe, Slavković dhe I.S ishin drejtorë të kësaj kompanie në periudha të caktuara. Vetë Slavković dha dorëheqjen më 30 janar 2020, ndërsa I.S ishte në atë pozitë deri në korrik 2019. Slavković u bë drejtori i Blok Signal, një kompani që dikur ishte pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, në vitin 2014, në kohën kur ai ishte gjithashtu nënkryetari i bashkisë.
Sipas urdhrit të prokurorit, siç është shkruar në njoftim, oficerët e policisë konfiskuan përkohësisht automjetet e përmendura, të cilat dyshohet se vijnë nga vepra penale, dhe të dyshuarit u mbajtën në arrest deri në 48 orë.
Për momentin, llogaritë e ndërmarrjes janë bllokuar për më shumë se 5 milion dinarë, dhe sipas informacionit jozyrtar, një hetim i plotë për përvetësim në periudhën kur Slavković ishte personi përgjegjës u iniciua nga pronari i huaj i Blok Signal.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË-Kosova sot rikujton 22 vite nga nisja e bombardimeve të NATO-së, kundër forcave të Serbisë.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, në atë periudhë ka qe...
MAL I ZI– Pas skandalit të qeverisë së Malit të Zi që ka ndryshuar kufirin ekzistues të komunës me shumicë shqiptare të Tuzit , ka reaguar modeja Emina Ç...
GREQI- Disa libra në gjuhën shqipe janë shtuar në bibliotekën e bashkisë Hanias në Kretë të Greqisë.Lajmi është konfirmuar me anë në një postimi në Facebook, ng...
ITALI– Kryeministri italian, Mario Draghi duke folur në Senat, premtoi se nëse situata do të përmirësohet, shkollat fillore dhe çerdhet do të jenë të par...
ITALI-Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shtruar në spital që prej ditës së hënë.Sipas Reuters, dy burime kanë thënë se ai nuk mund të marrë pjes...
KOSOVË-Kryeministri Kosovës, Albin Kurti ka kryer homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në kujtim të 22-vjetorit të fillimit të bombardimeve...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar, kur është pyetur në lidhje me aktakuzën ndaj Liburn Aliut.Sipas Gazeta Express, Kurti është ...
EGJIPT-Një anije e madhe kontejnerësh është përplasur në kanalin e Suezit dhe si pasojë ka shkaktuar një bllokim të trafikut të anijeve.Sipas TheGuardian, anij...